E enjte, 24.07.2025, 10:19 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Në radhë Novi Pazari

E merkure, 08.09.2010, 09:58 PM


NË RADHË NOVI PAZARI

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë Serbisë I doli një problem tjetër I paparashkuar të cilin e kishte’’futur nën tepih’’me vite të tëra, duke harruar se Sanxhaku përherë kishte qenë një vatër tjetër e krizës dhe një vullkan I fjetur I cili mund të shpërthente për një çast.Duke qenë e akomoduar me ‘’blerjen’’e liderëve të dikurshëm boshnjakë/Sulejman Uglanin dhe Rasim Lajiq/, përkatëisht duke u dhënë atyre poste të mira minsistrash e nënministrash., Serbia kishte menduar se vërtet ishte kryer çështja e Sanxhakut I  cili dikur kishte qenë rajon autonom dhe pritej që një ditë të shpërthente si një bombë atomike, kurse Serbia, e mbështetur për muri dhe nën  presion  të ashpër ndërkombëtar as që do të guxonte t’I prekte me gisht sanxhakasit nga të cilët dolën trima dhe heronj edhe në luftën e fundit çlirimtare të Bosnjës dhe Hercegovinës , në mesin e të cilëve bëjnë pjesë edhe Ejup Ganiq dhe Sefer Haliloviq, me emrat e të cilëve është I lidhur çlirimi I këtij vendi nga bandat çetnike serbe të cilat me vite të tëra e shkatërruan Bosnjën dhe e granatuan Sarajevën.Në luftën e mëtejme diplomatike për  Kosovën ’’Serbia as që kishte mundur ta merrte me mend se ishte duke iu përgatitur një kokëdhembje tjetër kanceroze e cila do ta vriste përfundmisht ngase kjo nuk do të përfundonte as me Sanxhakun, sepse në radhë do të do të vijnë edhe Vojvodina dhe Ligina e Preshevës, të cilat njëherëpërnjëherë janë duke bërë sehir!.

 

I zënë ngushtë në Sanxhak, kur mbi policinë dhe xhandarmerinë serbe hedheshin gurë dhe copa tjegullash, Ivica Datiq thoshte se nuk guxonte të derdhej as një pike gjak, ngase e dinte fare mire se do ta kishte pick punën dhe menjëherë do të fajësohej Serbia.Po të derdhej një pike gjak, kushedi ku do të përfundonte shprehej I mjeri Daqiç të cilit I kishte ardhur veja për ta bërë dhe ’’ na e çonte mallin’’e Millosheviqoi kur atëherë në Fushë Kosovë I mbronte serbët duke thënë ‘’se askush nuk guxonte t’I rrahte ata’’.Me fjalë të tjera Tigri I dikurshëm I partisë së Millosheviqit , siç shihej atë ditë në Sanxhak ishte bërë qengj!I shkreti Daçiç kishte menduar shpejt e shpejt se para dy tre muajve pikërisht në Sanxhak kishte qenë për  një vizitë të shkurtër  kryeministri turk, I cili, e kishte pare përsëafërmi se si jetonin dhe vepronin sanxhakasit e shtypur deri sot nga regjimi I egër dhe hegjemonist serb, I cili dikur, /për ta sunduar më lehtë/, Sanxhakun e kishte ndarë në dy pjesë/njërën ia kishte lënë Sebisë kurse tjetërn Malit të zi!Por si duket, edhe ajo ndarje e atëhershme me sherr është duke iu kthyer bumerang Serbisë . Atë ditë, Tadiq, Daçiq dhe –içët e tjerë do ta kenë pare se Myftiu Zukorliq nuk ishte as Uglanin as Lajiq por dikush tjetër që kishte vendosur t’I kërkonte të drejtat nacinale të muslimanëve të atjeshëm, madje madje duke e rrezikuar edhe veten pasiqë e di fare  mirë se çka mund t’u bëjnë serbët atyre që ‘’ua copëtojnë teritoret’’,por shpresojmë se kësaj radhe Sanxhaku do të jetë arrë e fortë.Mes parullave të dëgjuara në protestën e Sanxhakut ishte edhe ajo se popullata e atjeshme nuk do ta duronte policinë çetnike që t’I prente në fyt muslimanët siç kishin vepruar ndaj popullit vëlla shqiptar në Kosovë/siç ishin shprehur protestuesit atë ditë/!.Kjo brohoritje I kishte çmendur  përfunimisht çetnikët, të cilët nuk kishin guxuar ta bënin asnjë hap drejt ndonjë gjakderdhjeje, për të cilën, siç u tha edhe më lart, do të ishte fajtore vetëm Serbia e zënë ngusht në shumë drejtime e cila është duke e prerë në besë edhe Bashkësinë ndërkombëtare përkitazi me çështjen e Kosovës, përkatësisht duke e shkelur vendimin e një gjykate të cilin e kishte kërkuar vetë!.Pra Ivicës, Tadiqit dhe Jeremiqit iu ishte hapur edhe një front tjetër me të cilin nuk e shihnin as në ëndërr që do të përballeshin aq shpejt edhepse e dinin fare mire se një dittë do t’u ndodhte edhe ajo që u ndodhi atë ditë.Dhe duke e pare se çka kishte ndodhur në Sanxhak, Serbia tanimë po llomotit dhe po merret  me shkaqet pse ndodhi Sanxhaku, përkatësisht se fajtorin/si gjithëmonë sipas serbëve/ duhet kërkuar diku tjetër?!

 

Internacionalizimi I çështjes së Sanxhakut do të ishte edhe një theqafje tjetër serbe e cila nuk do të kishte nga t’ia mbante, por si duket pushteti aktual në Serbi akoma nuk është duke e pare problemin dhe është I zënë me çështjen tanimë të kryer të quajtur Kosovë, duke e paraqitur një Rezolutë paraprakisht të dështuar në OKB.

 

Partitë çetnike serbe, siç janë radikalët e Sheshelit dhe ata të Koshtunicës, menjëherë filluan ta etiketojnë Zukorliqin si agjent të anglez dhe gjerman, duke harruar se shumë vite më pare ishin shprehur me të njejtin fjalor edhe për Kroacinë, Bosnjën, Kosovën etj.Ata në vend që të jenë sa më konstruktivë dhe t’I shohin gabimet e veta paraprake, akoma përpiqen dhe nuk ndalojnë të hedhin benzin në zjarr.Si duket, luftrat I kanë në qejf dhe ndjekin parimin e njohur’’Sa më keq, aq më mirë’’.Ata shkojnë edhe më larg sa që incidentët I lidhin me vizitat e ministrave të punëve të jashtme të Gjermanisë dhe Anglisë, se kinse ato paskan qenë nën dirigjimin e tyre!!!Obobo se çka mund t’I bëjnë vetes disa budallenj të tillë, siç janë çetnikët e dy partive të dështuara në çdo hap, përkatësisht që edhe ato bëjnë pjesë në  humbjet e njëpasnjëshme të Sertbisë, mjafton vetëm ta kthejmë filmin dhe të na kujtohen fjalët e tyre se deri ku duhej të shtrihej Serbia?!

 

Se ‘’sa mire e kanë boshnjakët’’ në Novi Pazar tregon edhe fakti se nga popullata e përgjithshme/80% janë muslimanë kurse 18% serbë/.Në vendet kryesore të punës, përfshirë edhe shërbimn policor, është raport krejtësisht I kundërt. Prandaj si mos të kërkohen të drejtat e njerëzve që jetojnë atje, anipse dikush dëshiron që ato t’I vendosë në teren tjetër.

 

Errësira politike dhe humnera në të  cilën ka rënë Serbia, sigurisht se nxjerr personalitete të shquara si Zukorliq të clat ia duan të mirën dhe prosperitetin popullit të tyre, prandaj askush nuk duhet të çuditet pse po ndodhë kështu.Mes tjerash duhet theksuar edhe faktin se Serbia është duke I përsëritur gabimet e veta që nga Millosheviqi e këndej.Duke I mbrojtur dy njerëzit e saj/Rasim Lajiq dhe Sulejman Uglanin/ ajo lë anash popullin musliman I cili di të shpërthejë siç shpërtheu atë ditë!.

 

Si lajm më I ri rreth kësaj çështjeje të nxehtë është edhe burgosja e dhjetë pjesëmarrësve në protestë, e cila po bëhet shkak për t’I ftuar vëzhguesit ndërkombëtarë në Sanxhak, e kur të vijnë ata dihet mire se çka do të bëhet pastaj.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx