Mendime
Haxhi Dulla: Të huajt investojnë në Poloni
E enjte, 09.09.2010, 08:52 PM
Të huajt investojnë në Poloni
Biznesmenët e jashtëm prapë kanë filluar të investojnë në Poloni
Nga Haxhi Dulla - Varshavë
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2010, shuma e investimeve të jashtme ka tejkaluar 5,5 miliard euro – që është dy herë më e lartë se në fazën e njejtë të vitit paraprak. Ngritja e investimeve, sipas ekspertëve të ekononomisë është një shpërblim për sjelljen e mirë të ekonomisë polake gjatë kohës së krizës ekonomike.
Me stabilitetin e saj ekonomik Polonia u dallua për të mirë nga shtetet e tjera të Europes së mesme, të cilat gjerë para disa muajve ishin më atraktive për kapitalin perëndimor.
Polonia tërheq bizneset e shteteteve të Europës Perëndimore me stabilitet të tregut, dhe me shtimin e eksportit. Sipas shenimeve të Agjencionit Polak të Statistikave për Investime të Jashtme, nga qershori 2009 gjerë në maj të vitit 2010, investimet e jashtme u shtuan për rreth 11 miliard euror . Ndër to u investuan sipas shenimeve paraprake 9 milard euro, ndërsa u hapen mbi 40 mijë vende të reja pune.
Biznesmenët e jashtëm investojnë kryesisht në industrinë e automjeteve të komunikacionit tokësor dhe ajror. , shërbimeve turistike , në sektorin e informatikës dhe të telekomunikacionit. Ajo që është me rëndësi të përmendët, është se janë këto investime ku kërkohet nga të punësuarit, njohuri dhe aftësi specialistike. Si shembull do përmendi qytetin ?rodza ???ska në jug-perëndim të vendit ku është në ndërtim e sipër një fabrikë, ndër më bashkëkohore për prodhimin e qelqit për automjete, ku ndërmarrja amerikane Glass Works, përveq investimeve në këtë fabrikë , afër saj ka ndërtua edhe një qendër moderne shkencoro – hulumtuese.
Në bazë të rankingut të investimeve atraktive të pregaditur nga firma AT Kearney, Polonia zë vendin e 6 pas Gjermanisë . Sipas shenimeve të AT Kearney 40 % e shumës 2 bilion dollarëve të investimeve botërore për këtë vit u ndahet vendeve që zënë vend në 10 -shen e parë të këtij rankingu.
Viteve të fundit investimet e jashtme përbejnë 3 % te PKB. Në vitin 2007 kapitali i jashtëm i investuar në Poloni arriti shumën rekorde prej 17 miliard euro.
Sipas ekonomistëve polak, që gjerë në fund të këtij viti investimet e jashtme në Poloni pritet të sillen prej 15-20 miliard euro .