E premte, 25.07.2025, 03:39 PM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Udhëheqësit fetarë duhet të jenë të paisur me ide kombëtare

E premte, 10.09.2010, 09:58 PM


UDHËHEQSIT FETARË DUHET TË JENË TË PAISUR ME IDE KOMBËTARE

 

Nga Gani Qarri

 

Shkrimet e mija përmbajn në vete qështje me interes kombëtar,përmes të cilave përpiqem të shtjelloj preokupimet e mia dhe të tjerve, mbi problemet tona të përditshme të cilat lën shumë për të dëshiruar,për të arriturat dhe të pa arriturat e Shqipërisë,Kosovës ,Iliridës dhe trojeve tona etnike të banuara me shqiptar,edhe ato nën pushtimet sllavo-greke.

E pse jo edhe për shqiptarët e shumtë, siq thuhet rreth 4-5 milion, të cilët jetojnë pa shkollë dhe pa asnjë institucion të tyre duke mos guxuar as ta flasin gjuhën shqipe në Turqi,e deri te shqiptarët në Diaspor të shpërndar në gjithë botën.

Megjithëse shkrimi im nuk merret me shqyrtimin e anës fetare,por me problemet e natyrës Kombëtare dhe Shtetërore në rastin konkret,(mos)-njohjes së pavarsis së Kosovës,nga vendet muslimano-arabe, mënyra e shprehjes së ndonjë komentuesi vërtet ndryshe do kuptohej po të mos ishte e ngarkuar me vrazhdësi,nga vet fakti se ndoshta mu njerz të tillë në raste të veqanta të dërgojnë mesazhe shumë paqësore, siq ësht edhe ky me rastin e Festës Bajramit i cili kështu, vijon;

 

Të gjithë besimtarëve vëllëzërve dhe motrave,të mbarë trojeve shqiptare dhe më gjërë, ju shprehim urimet e përzemërta për festën e Kurban Bajramit.

 

Për kët ditë të gëzimit dhe  paqes me njëri-tjetrin, ditë e mirëkuptimit dhe e tolerancës.

 

Me Fat Festa e Kurban Bajramit. Paqja,dashuria, begatia, solidariteti dhe harmonia qofshin gjithmonë me ju.

 

Por a janë në të vërtet kaq dashamirës dhe paqësor njerz të tillë edhe në jetën e përditshme,kur dihet se që nga paslufta e këndej  njëra nga temat më të nxehta të diskutimit deri te qarqet shkencore ka qenë edhe përdorimi i drejtë i fesë,që do të thotë respektimi i normave  fetare,dhe nevojën e koordinimit të saj edhe me interesat tona kombëtare.

 

Në fakt studiuesit e vëmendshëm,vazhdimisht kanë vën në pah dhe me brengosje vazhdojnë të shprehin shqetësimin e tyre për një përdorim të çoroditur të lirive fetare,ngase ka faktorë që në emër të fesë,mbajnë peng zgjidhjen e disa problemeve edhe nëpër  shkolla,duke tentuar me forc dhe para që të fusin imponueshëm mbulesën e vajzave jo vetëm nëpër institucionet fetare por edhe në istitucuionet tona shkollore.

 

Sipas të gjitha mediave në këto “marifete” janë të përfshirë padyshim edhe një pjesë e hoxhallarve me mjekrra të gjata dhe pantollone të shkurtëra gjë e cila ësht e pa dëshirueshme për popullin tonë ngase nuk përkon me ushtrimin tradicional të traditave fetare muslimane tek shqiptarët ,ndaj veprime të tilla edhe ësht e nevojshme për tu ndaluar me ligj.

 

 Ky konstatim vërtetohet shumë lehtë,nga të gjithë ata që i kanë  përcjell zhvillimet e dhjetë vjetëve të fundit, që kur  u ç`lirua Kosova nga okupimi serb,kur menjëherë filloi edhe ngritja e rrjetit të perandorisë së “piramidave” fetare,të cilat kishin dhe kanë për qëllim,futjen e predikimeve të panjohura për ne duke shfrytzuar jo rrallë edhe skamjen e shumë familjeve shqiptare, ndaj pas kaq vitesh të fjalëve, më në fund ka ardhur koha për veprim urgjent kundër këtyre dukurive tejet negative edhe pse ndoshta tashmë ësht bër paksa vonë.

 

Kjo duhej të ndodhte shumë kohë më parë, menjëherë që kur është kuptuar se fatar të tillë  bënin lojë të dyfishtë, të maskuar pas uniformës  fetare të imamve,futnin sjellje të çuditshme dhe të panjohura për traditën dhe shoqërin tonë me shoqrim parash e vende vende edhe me “Oferime” të DEMOKRACISË së DAJAKUT sipas  udhëzimeve vehabiste të cilët me siguri se dihet se edhe nga cilat vende këta vijnë. Kjo gjë nuk është e pranueshme për  popullin tonë Shqiptar e as edhe për vetë Shtetin,ndaj edhe kërkohet Veprim.

 

Gjendja bëhet edhe më alarmante dhe kërkon trajtim urgjent, në mënyr të veqant kur ësht në pyetje Fati i Rinisë  Shqiptare, pjesës më të ndritshme të ardhmërisë sonë  e cila ka një rol kyç në perspektivën dhe zhvillimet Politiko-ekonomike të Vendit,orientimet Patriotike e Kombëtare të Popullit, dhe lëvizjet ideore e fetare të besimtarve, duke filluar  që nga menaxhimi ,shkollimi dhe ruajtja e pastërtis atdhetare pa involvime negative,të cilat do të krijonin ndasi grupesh,e besimesh,e deri te krijimi i rrymave ndërluftuese fetare si në Liban, Sudan,Siri e gjetkë,e që një ditë mund të fillonin me protesta të dhunshme,duke nxitur kështu edhe luftëra vëllavrasëse me përfundime tragjike,të cilat nuk do ti dëshironte askush nga ne.

 

Nëpër mediat vendore thuhet se një ndër përgjegjësit kryesor për kët  situatë të krijuar,përgjatë këtyre viteve në Kosovë janë persona dhe  grupe të “dalur-a” nga kontrolli i BIK-ut siq deklarohet herë pas here, të cilat veprojnë po thuajse të pa penguar-a gjithandej Kosovës  dhe shumë herë vetëm pak metra larg objekteve dhe stacioneve policore, por sot e kësaj dite, Policia e Kosovës nuk reagon për ti parandaluar këto grupe dhe mbrojtur popullin nga njerz të tillë!

 

Besoj se është shumë pak, të thuash se vetëm nuk kemi lidership për zbatimin e ligjit dhe për të mbrojtur kët Popull, sidomos në raste të tilla.ngase jo vetëm që nuk bëhet asgjë siq e kërkon ligji, por përkundrazi, ata as nuk pengohen edhe atëherë kur bëjn pushtimin e objekteve fetare të cilat jo rrallë përfundojnë me Përleshje të dhunshme siq edhe kemi patur rastin të shofim shfaqje të tilla nëpër disa Xhami të Kosovës.

 

Ndaj në një vend normal kjo do të mjaftonte jo vetëm për ti ndaluar por edhe për hapjen e menjëhershme të hetimeve ndaj predikuesve të tillë dhe nëse do vërtetohej inkriminimi i tyre duhej bër që me kohë edhe hedhjen e fajtorve prapa hekurave të burgut.

 

Populli i mjer i lën në mëshiren e këtyre “predikuesve” dhe nën presionin e skamjes,ka mbet në mes dy zjarresh: të zbatojë urdhrat e këtyre “imamve” dhe të pranojnë shtrirjen e autoritetit të tyre në të  gjithë Kosovën,të atyre që përpiqen me të gjitha mënyrat ta  pengojnë zhvillimin normal sipas  mënyrave tradicionale të besimit apo edhe ashtu siq janë të lën vetëm, të mbrojnë me aq sa munden atë që e kërkon natyra e zhvillimeve tradicionale,duke mbrojtur interesat e Kombit dhe institucioneve fetare dhe shtetërore, edhe pa ndihmën Qeverisë së Kosovës e cila nuk ia del dot ta mbroj Popullin...

 

Sikur të mos mjaftonin këto ngjarje, mjerisht as sot nuk publikohet se për llogari të kujt punojn këta njerz madje as  gazetat në Kosovë nuk kanë bër publike lidhjet e tyre ndoshta edhe me struktura të shtetit serb,apo edhe të vendeve tjera,për të cilat me siguri nuk punojnë falas e as për hirë “BAMIRËSIE”por nga ato marrin  pagë  dhe para për veprime me porosi të caktuara të cilët bashk me kolegët në rritje të të njëjtit komunitet mund ti bëjnë gjithnjë e më shumë të kqia vendit.

 

Ndaj, për tu  brengos  edhe më tepër ,është çështja se sa elementë kriminalë, mund të jenë toleruar  në inkriminim gjatë këtyre viteve në gjithë teritorin e Kosovës dhe si ia dalin këta njerz, me shkelje kaq të rënda, për vite me radhë të jenë të paprekshëm ,madje për fat të keq mungesa e veprimeve ndëshkuese shtetërore edhe ua ka lehtësuar punën edhe më tepër, ngase edhe Strukturat e Policisë së Kosovës deri tani janë treguar të paafta për të pastruar vendin nga elementët e inkriminuar.

 

Kjo mënyr e tolerimit të këtyre personave vërtetë ësht e pafalshme,ngase mjerisht Shteti nuk ka bërë asnjë hap për t'ia treguar vendin  kujtdo që shkel ligjin, madje edhe disa “predikuesve” të cilët kanë bërë shkelje të rënda të kodit të etikës njerzore dhe fetare,deri në shkaktim të rrahjeve masive dhe konflikteve të hapura të xhematit nëpër xhamitë e Kosovës.

 

Prandaj ësht kohä e fundit që Policia  të ndërmarrë një veprim të vërtet-filtrues,që do të shtrihej në të gjitha anët e Kosovës për të pastruar kët gjendje moqalore në të cilën kan gjet streh lloj lloj gjallesash,të cilat për qdo ditë kërcnojnë Popullin dhe Kosovën.

 

Që Populli ynë të ecë i sigurt në perspektivë,pa dallime besimesh dhe ndasi fetare,duhetqë të tri Besimet fetare të Popullit Shqiptar,në rrafshin kombëtar ,të udhëhiqen nga Fetar intelektual dhe të paisur me traditë kombëtare,siq ishin Hoxhë Tahsini dhe Mulla Idrizi,Ndre Mjeda e Shtjefën Gjeqovi, Fan Noli dhe shumë e shumë të tjerë,të cilët për  Vllazërim Kombëtar dhe Lirinë e Atdheut të cilin e kishin Prioritet mbi Prioritetet, dhanë q`do gjë nga vetja!  

 



(Vota: 24 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx