Mendime
Myslym Pasha: Një grindje e pasosur nuk na ndahet
E premte, 10.09.2010, 09:07 PM
Një grindje e pasosur nuk na ndahet
Prof. Myslym Pasha / INTERVISTE dhënë "
U mbush një vit që mediumet shqiptare dhe qarqet intelektuale dhe studimore shqiptare u përfshinë në një fushatë të pazakontë dhe shumë të veçantë që kishte përcjellë në mënyrë dramatike Pakti Detar midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ishte shfaqur një rast unik në praktikën e zbatimit të Ligjit të Detit, në gjithë botën: "Qeveria shqiptare ndeshej brenda rrethinës së saj, me kundërshtimet teknike dhe ligjore të studiuesve dhe të mediumeve të këtushme, ajo shkumëzonte duke sharë sa në njërën anën e sa në tjetrën për të bindur palën fqinje, se ato që thuheshin ishin vetëm lajthitje anësore që etiketoheshin sikur qenë një front armiqësor i brendshëm..." Ky ishte një qëndrim i turpshëm dhe një njollosje e dinjitetit kombëtar, ndërkaq për herë të parë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, peshoi gjithë argumentet teknikë dhe ligjorë duke dhënë një vendim po aq të pazakontë për praktikën e gjyqësorit shqiptar, që me bindje tërësore e rrëzoi këtë pakt famëkeq.
Më poshtë po japim intervistën që Prof Myslim Pasha i dha Kryeredaktorit të gazetës "
Zoti Pasha, ju u bëtë një figurë e njohur e debatit publik në Shqipëri gjatë kohës kur ishte në qendër të vëmendjes Pakti Detar me Greqinë. Kur dhe si mësuat për ekzistencën e këtij Pakti dhe si ndodhi që folët publikisht për të?
Që në krye, le ta themi, se kur "
Kur ke një njoftim, sado spontan, fillon të zhbirosh jo për të bërë zbulesë të mistershme, por për të dhënë një gjykim profesional. Kjo e tërheq studiuesin hap pas hapi, të kacavjerrë nga sipër, por edhe të përpiqet që të hetojë në rrënjë se ç'fshihet pas një Marrëveshjeje, pikërisht nga një njoftim, i cili mund të jetë edhe spontan.
Kësisoj, më ndodhi edhe mua, që po atë mbrëmje kur me shkëlqim sipëror kumtohej firma e një Pakti, pata para meje një tekst Marrëveshjeje, që solli një gazetar dhe një tufë koordinatash të vijës ndarëse të kufirit detar, midis Shqipërisë dhe Greqisë, një hartë të asaj gjeo-hapësire historike të kombit tonë.
Në këtë çast nuk mund të isha një kundrues i thjeshtë, lexues i rëndomtë koordinatash gjeografike dhe "shkoi përtej" një njeri indiferent, si shumë të tillë, sepse më mbante zgjuar formatimi profesional hartografik, i cili që asaj "nate feste dhe miqësie midis fqinjësh", mu shfaq tronditës pamja detare, teksa pashë me vështrim të parë, grumbullin e ujdhesave të Korfuzit, kundruall vendit tim në Dheun Kontinental që të përfshinin një hapësirë ujore shumë më të madhe, e cila dukej si i thonë: "me sy të lirë..."
Mjaftoi që të hidhej në këtë hartë një çift koordinatash e një pike fundore në Ngushtesën e Otrantos, për të rrokur atë ç'kishte ndodhur. Ajo pasdite ishte, siç e thamë, një festë midis të dy vendeve fqinjë, se "...nuk ishin tharë as firmat..." por të nesërmen si kurrë ndonjë herë tjetër s'pati ndodhur, që të dallgëzonte një ndjeshmëri e lartë kombëtare. Kështu u bëra pjesë e debatit dhe nuk mund të dilja më prej tij. Kërkohej maturi, studim të thellë të marrëveshjes, e cila nxori aq shumë hollësi, pasaktësi sa që edhe sikur të doja në një farë mënyre që të heshtje, "të palarat e Paktit" nuk të linin të tërhiqeshe. Ky ishte një skandal, i cili nuk mund ta gjesh në asnjë përvojë tjetër të kësillojshme, në asnjë vend të Botës, në historikun e zbatimit të Ligjit të Detit.
Mediume të caktuara në përkrahje të hapur për Qeverinë e konsideruan pjesëmarrjen time si një " katapultë mediatike" dhe studiuesin një personazh komik, një Kolonel pensionist, folklorist, gjendur rastësisht ...etj., kështu që duheshin të duroheshin gjithfarësoj skenarësh, lektoriumesh, të organizuara në Universitete, dëgjesash dhe shpjegimesh që bënte Qeveria me përfaqësues të saj.
Një nga TV-të më të njohur në vend, me një mobilizim të sforcuar, në ekip, kishte marrë përsipër që në një ballafaqim të drejtpërdrejtë ta kthente në një komedi gjithçka që kishte ndodhur. Nuk ishte shtrembëruar asgjë, veçse ishin bërë hulumtime hartografike dhe ligjore të së Drejtës Detare. Si mund të heshtej para gjeo-historisë së kombit tënd dhe dinjitetit të tij?
Sa për kërshëri, a nuk iu duket se një gazetar, duke mos qenë as i fushës përkatëse, s'ka se si të dyshojë, nëse nuk ka një sinjal, apo jo? Pra, a dini nëse ka një informacion të ardhur nga burime të tjera?
Në tragjeditë greke, siç thonë studiuesit, vizatimet ose gdhendjet mbi shqytat e personazheve, dalin prej tyre dhe marrin pjesë në veprime.
Sikur na ngjan që ajo vijë e ashtuquajtur: "e baraslarguar" në vend që të rrinte rehat në vendosjen e saj doli dhe u vetëflijua. Mirëpo nuk mund ta shpjegojmë kësilloj atë që ndodhi. Qysh atë ditë kur erdhi kumti, unë e pyeta Gazetarin se kush është zanafilla?
Ai nuk mu përgjigj se kështu ia kërkon detyra e tij investigative, por misteri është sërish midis nesh. Ka shumë gjasa se lajmi nuk ka ardhur nga brenda, d.m.th., nga Ministria e Jashtme ose ajo e Mbrojtjes sepse ata, siç doli nuk e njihnin në themel Konventën e Detit. Ndryshe po ta njihnin, nuk duhej të kishin bërë asnjë hap të mëtutjeshëm. Misteri do të dalë një ditë, dhe unë besoj se ai ka gjëllirë nga specialistë të palës tjetër, që e kanë shprehur atë, në euforinë e parë, të fitores diplomatike.
Thelbi i rrejshëm nuk do të dilte kurrë.
Askush nuk do të ndihej për të, sepse e përditshmja e jetës shqiptare ka shumë probleme për të zgjidhur dhe s'do t'i shkonte mendja të merrej me Detin kur ende nuk i ka zgjidhur shumë nga ato të Dheut. Por detarët, hartografët dhe historianët shqiptarë do të ngeleshin kryeulur, gjithë jetën.
Çfarë ju shtyu që të përkushtoheshit kaq shumë në një debat që nuk ishte i lehtë? Çfarë nuk shkonte me këtë pakt dhe sa kishte rëndësi kjo çështje për Shqipërinë?
Ky debat nuk ishte i lehtë.
Mirëpo Qeveria ishte zënë "Me vijë detare të të gënjeshtërt..." dhe deri në kulmin e epërm të saj, s'mund të besohej kurrë se mund të
Qeveria, në këtë fillim nuk
Kështu u lundrua në gati një vit të tërë...dhe s'kishte gjasa për kthim prapa. Mbase ata e kanë kuptuar se ishin duke lundruar në kurs të gabuar...që mund të jetë, një hamendje. Pata propozuar një rrugë më të arsyeshme dhe më të butë në kthesë, derisa të ratifikohej marrëveshja: të organizohej një grup pune i pavarur që të hulumtonte në detaje, e kjo do t'i vinte në ndihmë debatit dhe asaj që u quajt "tejdukshmëri" Por, ky propozim aq u dëgjua dhe kaloi në vesh të shurdhër.
Paramendohet që duke kaluar një Pakt (Marrëveshje), para se të marrë vulën e Qeverisë ka kaluar në sitën, skanerin, dhe sensorin e një spektri të gjerë, ligjor, studimor, jo vetëm të një grupi negociator, por dhe të agjencive studimore të fushave të ndryshme, duke krijuar një siguri fundore. Tek ne u pa se si një ushtarak i lartë, jepte shpjegime dhe maste, bënte kundëroponencë për të mbyllur skandalin, në vend që të flisnin specialistë më të afërt të fushës.
Institucionet e tjera heshtën në poltronët e tyre madhore, Universitetet po kështu, e konsideruan kundërshtimin sikur s'ka lidhje me objektet e tyre studimore, duke qëndruar si spektatore. Ndërsa Akademia e Shkencave, u shpreh se "nuk kuptonte gjuhën..." e oponencës.
A ka vallë tjetër fushë, se ku duhet të kishte "shtrojë" dhe "mbulojë" studimore një vepër si ajo e ndarjes së kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë? Prandaj, ky rast "sui generis" na shfaqet kaq i veçantë duke treguar një papërgjegjshmëri të lartë. Kjo, që sapo thamë u mbyll me një përplasje dere nga ana e Qeverisë, e cila as që e përfoli dhe as që dyshoi në vërtetësinë e veprës së vet edhe pse ndoshta kish filluar të hamendësonte e të tundohej njëfarësoj për "vetëmbytjen e flotës së saj pa u futur në betejë..." Qeveria u vetëlëvdua, si dhe negociatorëve u hodhi "pelerinën e përkushtimit" dhe shau furishëm ata që dolën kundërshtarë, vetëm e vetëm që t'i shmangej përgjegjësisë së saj të drejtpërdrejt në sy të popullit.
Për herë e më shumë bëhej e qartë se Shqipëria në këtë Pakt nuk ishte një shtet fqinj me Greqinë, me të drejta detare të barabarta, por inferior, dukej sheshit dhe me dokumente hartografikë, të zbuluar gjatë kësaj rrjedhe debati, se pala shqiptare nuk kishte bërë gjë tjetër, në bisedimet diplomatike por veçse kish marrë një vijë të ashtuquajtur "mesore të baraslarguar", të cilën e kishin hartografuar qysh më parë, dhe ua kishin sjellë shqiptarëve në tavolinë. Negociatorët tanë nuk kishin parë rrethanat gjeografike, nuk e kishin studiuar Ligjin e Detit dhe metodën tjetër po kaq të rëndësishme "equitable solution = zgjidhje të drejtë e të paanshme" që e merr në dorë veprimi diplomatik i ndërsjellët, miqësor dhe fqinjësisë së mirë. Pala fqinje në ruajtje të interesave të saj, (çka është e natyrshme), kish përzgjedhur atë metodë që e nxirrte Shqipërinë "me gishte në gojë" dhe i kish dhënë kompasin në dorë që ta maste e t'ua tregonte shqiptarëve se sa mirë e kemi matur ( kësisoj dukej, që ishte mbërthyer bukur e bukur ky Pakt dhe "... ju shqiptarë mos e çani kokën se nuk kemi humbur asnjë milimetër... (këtë frazë e kanë përdorur me qindra herë qeveritarë, deputetë, politikanë të lartë...)
Debatet në Shqipëri nuk janë shumë civile dhe me sa kam vënë re përveç mbështetjes keni pasur edhe sulme të shumta, të natyrës personale dhe fyerje. Pse u përndez kaq shumë ky debat në vend që të mbetej në kuadrin e çështjeve teknike?
Një grindje e pasosur nuk na ndahet. Një konflikt në vete e kemi gjithherë. Ky është një dëshpërim i madh. Duke kërkuar, këtu në
"Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe tragjik."
Ndarjen e kampeve partiake në Shqipëri, politika e sotme po e rimbjell me ngulm, dhe ne ngelemi të ndarë, njëri krahë në armiqësi me tjetrin, si një epidemi, s'e heqim dot prej vetes, dhe s'e heqim dot. Këto sa thamë, na tregojnë se kemi prapambetje reale sado që "po prekim Europën(!!!)" Të mos e zgjas, edhe në rastin e këtij Pakti sërish shqiptarët afërsisht u ndanë në dy kampe: ata që ishin me qeverinë e sotme dhe pjesa tjetër ajo e opozitës shqiptare. Diaspora Shqiptare, ishte tjetër lloj; ajo u radhit përkrah ashtit të interesave tona gjeo-historike kombëtare.
Atë që "mbronte Qeveria..." duhet, medoemos ta pranoje se sikundër mund të perifrazojmë thënien latine: "Roma locuta est; Causa finite est.= Foli Roma. Çështja është e mbyllur." ( Shën Agustini ).
E ja ku dalim se, as ky debat nuk mund të ishte civil, po ai u fut njëtrajtshëm si gjithë debatet e tjerë në Shqipëri.
Kështu u ndërmorën edhe sulme (siç mund t'i quajmë) sepse në absurd këtë sulm ta bën vëllai yt, bashkësia jote, me sharje dhe fyerje, të cilat përcillen me dhimbje tek çdokush.
Debati për Detin vuri edhe një herë në qendër të vëmendjes marrëdhëniet tona me Greqinë. Ka një mendim se Shqipëria është tolerante ndaj Greqisë që të mos pengohemi si Maqedonia në rrugën drejt NATO-s e BE-së. Pa qenë nevoja të hymë në spekulime hipotetike për rrugët e diplomacisë, si i gjykoni marrëdhëniet sot me fqinjin e jugut? Si u reflektuan ato në rastin e debatit për Paktin?
Është normale që ndaj Greqisë të mbahet vijimisht një qëndrim me maturi, fqinjëri, miqësi, sepse kjo është jetësore, po të kemi parasysh interesat e sotme politiko-ekonomike dhe gjithëpërfshirëse. Të mos harrojmë se në Greqi sot punojnë mbi shtatëqind mijë shqiptarë. Kjo nuk do të thotë që ne të jemi të pushtuar nga kompleksi i përulësisë, që të pranojmë gjithçka, veçse të realizojmë hyrjen tonë kaq të vonuar në BE.
Pakti Detar i përmbysur, në të vërtetë nuk solli, nga ana e Greqisë ndonjë irritim atavik si në të shkuarën. Ishte e pazakontë. Nuk pati ndonjë fushatë, apo vënie kushtesh etj., nga ana e Qeverisë greke, veçse përsëri, me një kujdes diplomatik, u etiketuan qarqe ekstremiste e nacionaliste, të cilat në përkim ishin të njëjta me ato të Qeverisë shqiptare. Kjo u tha nga politikanë të epërm të dy vendeve ku u përdor e njëjta teknologji dhe terminologji. Kjo linte të nënkuptohej, nga të dy anët: "Pakti është ky që u krye dhe firmos...asnjë shqetësim të mos ketë, veçse gjithçka që ndodhi
Shpreh bindjen se grupi negociator i palës greke
Kurse ekipi ynë ishte si një peshk i verbër, në Detin e tij.
Pala fqinje e njihte shumë mirë Ligjin e Detit dhe po kështu edhe metodën tjetër të cituar. Mirëpo ata, natyrshëm janë nisur nga interesat e tyre kombëtare dhe nuk kishin se pse t'i hynin debatit që erdhi më pas. Vepra e tyre
E bëra pyetjen lidhur me Greqinë se tani ka të tjera ligje e probleme si ai lidhur me varrezat, ai i përkatësive fetare etnike në referendum etj. Përpara tyre ka qenë e nxehtë çështja e kreut të Kishës Ortodokse, e "fshesave" kundër emigrantëve, e Vorio-Epirit, e Himarës etj. A ishte çështja e Paktit pjesë e të njëjtës linjë problemesh? Si duhet të sillen sot shqiptarët me Greqinë? A jemi miq të rinj në NATO e BE apo armiq të vjetër në pritje të betejës së radhës?
M. Pasha. Rrënjët e varrezave të ushtarëve grekë, në pamje të parë janë njerëzore. Në projektin e ndërtimit të tyre në gjeo-hapësirat shqiptare ke mbresën sikur nuk duket gjëkafshë tjetër. Mirëpo sythet e varrezave, qarkojnë në ca kufij fantazmagorikë të trojeve të ashtuquajtura "vorio-epirote" dhe kjo ushqen për bukuri qarqe greke, aq të shquara e aq të njohura tanimë, edhe në këto kohë moderne të gjithëpërfshirjes. Paralel vijnë si figura të ngjashme gjeometrie:
(i) Ngritja e shkollave greke edhe në qendra banimi tërësore shqiptare
(ii) Pensionet për "minoritetin" që shtrihen edhe më tej hartës së pakicës greke në Shqipëri,
(iii) Gjithë emrat e shqiptarëve myslimanë që migruan në Greqi u shndërruan me "hir ose me pahir" në emra ortodoks helenë
(iv) Himara në këtë shekull, ngre zërin për "mëvetësi", befas ulet dhe këndon këngë himarjote, pastaj kujtohet e ngrihet sërish
(v) regjistrimi sipas përkatësisë etnike dhe fetare e çon edhe më të certifikuar synimin; duke sjellë një trazim të ri i cili nuk mund të kalohet kaq lehtë.
E shihni pra, se si përmbushet bukurisht një mozaik i tërë që mjafton të "klikosh" dhe të zbulohet universi i një strategjie të menduar.
Sa i përket Kryepiskopit Anastas, ai është një figurë e shquar e religjionit në Shqipëri, me një natyrë sa teologjike aq edhe filozofike. Nuk dua ta përgojoj figurën e tij të lartë dhe kontributin e tij, por ka ardhur koha që kreu i Kishës Autoqefale të Shqipërisë të jetë shqiptar.
Ndërkaq, Pakti Detar i rrëzuar, ngjan sikur nuk është në këtë strategji, sepse është implementuar një e Drejtë Detare Ndërkombëtare dhe ka marrë pranimin e ndërsjellët, të të dy palëve, por në qenien e tij, e plotëson këtë sfond.
Gjithëpërfshirja Europiane dhe ajo Botërore, duket sikur ballkanasit do t'i bëjë kozmopolitë, do t'i nivelojë, duke shndërruar ngjyrimet origjinale të popujve në një format të ri. Kjo nuk është kaq e lehtë, sigurisht. Me Greqinë jemi fqinjë dhe s'mund të jemi në front kundërshtarësh. Kjo nuk do të thotë që të bëjmë lëshime të pafund, si këto që radhitëm atypari. Me dinjitet, mirëkuptim, pa komplekse, me fqinjëri korrekte, të barabartë dhe jo kryeulur.
Ajo që ka ndodhur deri tash është zhgënjyese.
Asnjë zë shqiptar nuk ndihet kundruall hapave helenë, që trajtuam më sipër, saqë Tragjedia Çame duket si e harruar.
Shqiptarët kanë nevojë për një strategji, udhëheqëse ideore, e cila t'i orientoje duke pasur në krye vizionin kombëtar.
Në fund, vërtet që Gjykata mbajti anën tuaj dhe e anuloi Paktin, madje me vendim unanim. Si e pritët këtë vendim dhe çfarë tregoi ai?
Cila do të kishte qenë alternativa nëse Gjykata do të kishte mbajtur qëndrimin e kundërt?
Shëmbëllimi i sistemit Gjyqësor Shqiptar ishte pashpresa e parë, dhe kjo si rrjedhojë e ndikimit politik. Prej një paragjykimi tronditës, mund të mendohej edhe dështimi, si një fund dëshpërues, fatal. Kësisoj vepra jonë do të shndërrohej në "asgjë" nëse nuk do të
Kushtetuesja bëri një gjykim historik, siç e ka përcaktuar bukur juristi Agron Alibali që ligjëron leksione diku në një Universitet, këtu në
Do të jetë një shembull unik, që nuk ka ndodhur ende në ndonjë vend të Botës, e jo vetëm në Ballkanin tonë, i cili do të ilustrojë studime dhe botime të së Drejtës Ndërkombëtare dhe asaj Detare. Për herë të parë në Kushtetuese edhe pse në formatimin e saj vinte prej propozimesh të krahëve të ndryshëm politikë dhe diheshin se kush do të ishin rezultatet e votimit ( 5 me 4 ) apo ( 4 me 5),... ajo i ndryshoi këto supozime mosbarazimesh, shkallmoi këtë llogari arkaike shqiptare në: 9:0 duke përmbysur bindshëm një Marrëveshje Ndërkombëtare, e cila nuk ishte bazuar në një interpretim të drejtë të Ligjit të Detit dhe që shpërfillte dukshëm interesat kombëtare.
Ç'do të
Së pari Qeveria do të ishte qetësuar në veprën e saj.
Ah, këtu sërish na vjen Absurdi shqiptar qe e cekëm më sipër. Në një debat gati njëvjeçar Pakti nuk
Ju mund ta keni vënë re se Qeveria edhe pas vendimit të Kushtetueses, nuk ka pranuar askurrë, se ndarja detare ka qenë e pasaktë. Ajo deklaroi se " e pranonte vendimin..." formalisht por në asnjë mënyrë se " ajo kish gabuar..." dhe si zakonisht se Kushtetuesja kishte dhënë "një vendim politik..."
Kjo do të thotë "mos e prekni Paktin e parë se ai është i shenjtë dhe i paprekshëm."
A e ndjeni se si Pakti i rrëzuar ngrihet në përfytyrim, para palës greke dhe merr jetë. Vija kufitare detare ka gjasa se do të shkojë atje ku është projektuar më parë tek ato koordinata dramatike.
Ju keni botuar një libër lidhur me këtë çështje, në mos gaboj? A mund të na flisni për të? Çfarë përmban ai?
Libra të shumtë botohen si "fiction" me ngjarje, trill, ndërthurje, personazhe, ndër emocione rrëqethëse, me subjekte që të mbajnë mbërthyer.
Mund t'u them se që nga momenti i parë i këtij Pakti, vjen një kumt (pra kumti i koordinatave). Vijimi tërësor është një roman që s'ka nevojë për ndonjë trill sepse gjithçka është e gatshme, me shpërfaqjen, një kulm, një kor antik (të shqiptarëve kudo që janë, në Diasporë sidomos) dhe një rrëzim të tij, prapë tek ai Det, ku u
Iu përshkrova një subjekt real. Por që nuk është i tillë në librin tim "Deti që nuk falet" Libri ka një natyrë tjetër, ai është: gjeo-histori, trajtesë teknike, publicistikë, në qendër të së cilit janë të fshehtat e këtij Pakti.
Së fundi, ju ndodheni këto ditë në
Në Washington DC ndodhem si një vizitor, tek fëmijët e mi që punojnë këtu. Një ndjesi ngazëlluese dhe inspiruese njëkohshëm na lind, por befas trishtimi të dredh si rrymë teksa, kujton dhe ndjek se ç'ndodh atje larg, ku shoqëria shqiptare, në përpjekjet e saj, nuk gjen kurrëherë një drejtpeshim mbrothësie, por gjithnjë mes konfliktesh që nuk reshtin.
Teksa vizitoja Librarinë e Kongresit, futur në botën orientuese të hartave pafund gjej vizatimet dhe rilevimet hartografike te Presidentit të Parë të SHBA, George Washington dhe mrekullohem. Kundroja, vija, thurje, ndërtesa, lumenj dhe brigje, kufij pronash nga dora e tij, 260 vjet më parë. Lexoja toponime, konturime dhe mundohesha të krahasoja se ku ndodhen. Ndryshimet prej atyre vizatimeve, deri sot janë të jashtëzakonshme. Veçse kanë ngelur ca toponime të hershme orientuese, si piketa të shndërrimeve të mëdha të këtij vendi si dhe shoqërisë amerikane.
Këto harta më zgjojnë si një vijim i largët hartën e Detit Jon, thellësitë, largësitë, shkëmbinjtë nënujorë dhe mbiujorë, që zënë e thërresin nga ngrehina e rrëzuar e një Pakti, rënë atje në fund të atij Deti.
Shqiptaro-amerikanët siç kam ndjekur, kanë qenë shumë të ndjeshëm, ndaj ngjarjes së Detit. Ata kanë dërguar mesazhe mbështetjeje të cilat nuk mund të harrohen. Me shumë prej tyre, ne komunikonim drejtpërdrejt në "Google Earth" dhe "
Unë nuk flas prej ndonjë lartësie, por thjesht në përditshmërinë njerëzore shqiptare, si pjesë e bashkësisë sonë. Natyrshëm zbret te "