E premte, 25.07.2025, 06:24 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Kosova e shqiptarët në një anë dhe Serbia, vendet islamike me opozitën në anën tjetër

E enjte, 09.09.2010, 09:59 PM


KOSOVA E SHQIPTARËT NË NJË ANË DHE SERBIA-VENDET (DIKTATURAT) ISLAMIKE ME OPOZITËN E SHQIPËRISË NË ANËN TJETER

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Shumë shqiptarë e patën menduar qysh heret se është shumë lehtë të ndahemi nga Serbia dhe pushtimi i saj. Kishte të atillë që me dekada e vite trumpetonin se të gjitha faktet historike ishin në anën tonë që ta arrinim shkurorëzimin e dhunshëm që na kishte mbetur qysh nga Kongresi i Berlinit Konferenca e Versajës e shumë konferenca të tjera ku coptoheshin trojet shqiptare, por edhe me aminin e sulltanatit pra pushtuesit të athershëm turk. Më vonë ishim dëshmitarë të shumë kritikave të pak njerëzve që thoshin se nuk na duhet përkrahja nderkombëtare pra e shteteve demokratike perëndimore ngase ne e  kemi të drejten historike, ato kohë kritikohej politika e urtë dhe e menqur e Institucioneve të Republikës së Kosovës të dala nga deklarata Kushtetuese dhe Kushtetuta e Kaqanikut, për senzibilizim dhe përfitim të miqve të sigurtë më në krye me SHBA, Angli, Gjermani Francë e shtete tjera, dhe për bërjen e bazës apo themelit të fillimit të zgjidhjesë përfundimtare të qështjesë së Kosovës. Të tjerat që rrodhën më pastaj dihen...

 

Pas shumë viteve lobimi, pune, angazhimi dhe sakrifice gjithëpopullore gjerë te lufta e hapur e shqiptarëve kundër pushtuesit serb, Kosova u vu nën protektoratin nderkombëtar, pra nuk u pavarësua formalishtë edhe pse Serbia kishte humbur luftën ndaj UCKsë dhe NATO s.  Nga kjo u pa se kishte ende punë dhe mund për ta realizuar ëndrrën tonë shekullora, u deshen negociata e biseda të mundimshme për të arritur gjerë te propozimi i Ahtisarit për pavarësin e mbikqyrrur të shtetit të ri Kosovës. Kështu me 17 shkurt 2008 Kosova e formalizoi pavarësin e shpallur me 2. Korrik 1990. Qysh nga ajo ditë shtetet demokratike botërore në krye me SHBA dhe ato evropiane e angloamerikane e pranuan zyrtarishtë pavarësin tonë, shumica e neve shqiptarëve ishim të mendimit se pas njohjes nga shtetet fqinje do të pasonin edhe shumë njohje të tjera sidomos nga vendet islamike e atyre afrikane, por fatkeqësishtë nuk na doli ashtu siq menduam( apo mendonin një numër i madh i popullatës sidomos me besim mysliman).

 

Menjëhere pas pavarësimit dhe euforisë u mendua se Serbia definitivisht u mposhtë, dhe se ditë të mira priteshin për shtetin më të ri në botë, por nga ana tjeter Serbia mblodhi forcat dhe miqët e saj të përbetuar sllavë dhe të tjerë për ta penguar sa më shumë që ishte e mundur pranimin e shtetësisë së Kosovës, ajo në simfoni me Rusinë Kinën, Spanjen Greqin, Rumunin dhe të tjerët filloi që të loboi sa më shumë nepër botë që pavarësia e Kosovës nuk është legale dhe se nuk duhet pranuar kurrsesi, në Afrikë dhe në Amerikën latine arriti suksese sepse ishin prezent kudo në cilindo shtet afrikan e jugoamerikan,  dhe vërtet e penguan njohjen e pavarësisë. Që habia të jetë më e madhe Serbia nuk pati shumë problem të bindi shtetet islamike për mospranim të Kosovës pasi që ato shtete edhe nuk e kishin pas mendjen të pranonin realitetin, pra ato qysh heret u rreshtuan pas Serbisë pra  vrastarëve që kishin vrarë e masakruar me qindra mijëra mysliman boshnjak e shqiptarë të besimit mysliman. Shtetet islamike në vend që të ishin krah për krah me kinse vëllezërit  për nga besimi u rreshtuan mu kundër vëllezërve kinse të besimit të njejtë. Kaluan më shumë se dy vite të funkcionimit të shtetit të Kosovës dhe ne ende presim se kur do të vijnë pranimet e tyre për shtetin e ri, pritem disa ramazana e disa bajrama por bakllava islamike nuk na mbërrijti ende, dhe me sa duket do të shkojnë edhe disa të tjerë e ne do jemi në pritje. Sikur të na kishte pranuar Konferenca islamike me shtetet në përberje sot në KB do të mund të bisedohej për pranim të Kosovës në këtë organizatë,( ku fatkeqësishtë aty ulen shumë shtete që nuk kanë bukë dhe ujë për banoret e tyre) e jo se çfarë do të bëhet me rezolutën serbe e cila ishte shumë e rrezikshme për Kosovën dhe të ardhmen e afërt. Në këtë rast sikur të futej në diskutim rezoluta serbe në Asamblenë e KBs me siguri vendet islamike do ta votonin atë në favor të Serbisë, pasi u pa se edhe pas vendimit të GJNDsë vendet islamike, pos tani von Katarit nuk lëvizën as gishtin për të pranuar të drejten nderkombëtare, por ato edhe nuk e dijnë se çfarë është e drejta nderkombëtare pasi që në shtetet e tyre kanë qeveri diktatoriale dhe katastrofale andaj edhe nuik pritet më mirë nga to. Mirëpo për fatin e shqiptarëve në përgjithësi dhe të Kosovës në veqanti u desht prap mundi dhe veprimi i “ “kaurrëve” të shteteve mike pra SHBA, Angli, Gjermani, Francë Slloveni e të tjerave që ta mbështesin Serbinë për muri dhe ta detyrojnë që në njëfar mënyre të terthortë ta pranoi realitetin e ri,  dhe kjo ndodhi nga presioni i demokracisë botërore, ndersa Liderët tanë institucionalë u deshtë të hargjojnë mjete të mëdha materiale dhe darka të shtrojnë për kinse ambasadorët e vendeve islamike që mos ta përkrahin retolutën serbe, në vend që vetë vendet islamike të shtronin një darkë në Nju Jork dhe tua kumtonin Institucioneve tona si dhuratë për bajram njohjen në grup të shtetit të Kosovës, por...

 

Sikur gjërat të shkonin në këtë radhitje athere sot Kosova do të bëhej gati për anëtarësim në OKB dhe Institucionet tjera nderkombëtare, sport, kulturë, diplomaci dhe ardhmëri.

 

Se ne shqiptarët vuajmë nga dobësit tona shihet edhe rasti me Shqipërin dhe realitetin politik atje, Institucionet shtetërore të Shqipërisë bënë maksimumin për Kosovën dhe po bëjnë me vite maksimumin për të u afruar me Evropën. Pas anëtarësimit në NATO Shqipërisë iu hapen dyertë edhe për liberalizim të vizave dhe të pranimit kandidatë për në BE. Nga kjo shihet se organet shtetërore duhej të punonin në dy hekurudha, njera Kosova dhe tjetra integrimet euroatlantike, krejtë kjo e kuptueshme sepse bëhet fjalë për interesa strategjike kombëtare, por që të jetë marria e llojit të vetë që dijmë ta bëjmë vetëm ne shqiptarët( jo shumica kuptohet), në Shqipëri kemi një opozitë aq retrograde saqë të bënë të kuptosh se për interesa personale dhe klanore ata janë në gjendje ta kthejnë rrotën e historisë mbrapa dha ta degradojnë zhvillimin e mundimshëm demokratik të dy decenieve të fundit. Shqipërin me të gjitha mjetet po mundohet ta pengoj drejtë të ardhmës një njeri me klanin e tij që në duar të veta në vend të orës mbanë disa penj të lidhur sikur ato që femrat i lidhin flokët, një njeri që vërtet ka mungesa të shumta trunore dhe i cili është i gatshëm ta djegi Shqipërin edhe njëher siq benë paraardhësit e tij. Ky njeri dhe kjo opozitë fatkeqësishtë po kanë edhe goxha shumë përkrahës në Shqipëri e fatmirësishtë kanë pak në Kosovë, se do duhej frikësuar. Nga e gjithë kjo del se kur shumë shtete mike dhe shumë popuj miq që me dekada po na ndihmojnë në rrugën tonë të një bashkimi të ardhëshëm shqiptarë, përveq Serbisë dhe vendeve islamike e kemi edhe virusin tonë brendashqiptarë që është duke na sjellur shumë dëme dhe pengesa ndaj të ardhmës.

 

Për Serbinë gjithmonë e kemi ditur se e kemi armik dhe pushtues, dhe se shumë gjatë do të kemi probleme edhe nderfqinjësore por disi është e pakupueshme se çka ju kemi bërë keq vendeve islamike që u rreshtuan në anën e armikut tonë, ndoshta nuk janë të kënaqur me neve se ua kemi kopjuar arqitekturen dhe jemi bërë me islamika se ata, e sa për Ramën dhe opozitën e tij përgjigjen më së miri e din ndoshta Goran Bjegoviqi” qytetarë nderi i Tiranës” shpallur nga miku i tij shqiptarë, kryebashkiaku tironas.

 

Eh Zoti e dinë se çfarë do të ndodhte edhe këtë shekul me ne shqiptarët sikur mos të ishte SHBA-B. E Madhe, Gjermania, Franca, Japonia e shumë të tjera, dikush ishte kujdesur me kohë që këta miq të rreshtoheshin në anën tonë, ishte i Madhi i kombit shqiptarë Ibrahim Rugova me bashkëpunëtor milionësh shqiptarë...



(Vota: 11 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx