E enjte, 24.07.2025, 10:24 PM (GMT+1)

Mendime

Çlirim Uça: Polemike me z. Mexhid Yvejsi

E premte, 10.09.2010, 09:59 PM


Polemike me z. Mexhid Yvejsi per artikullin ”Katedrale katolike apo politike”

 

Nga Çlirim Uça

 

Qendrimi jo parimor i Z. Mexhid Yvejsit ne artikullin “Katedrale katolike apo politike” me thrret ne polemiken e pare te bere ndonjihere deri me tash. Botkuptimi im ca si i vecante me jep mundesi te jem neutral ne kete ballafaqim pikpamjesh.

 

Se pari me duhet ta bej te qarte paanshmerine time (neutralitetin).

 

Une, zoti Yvejsi, nuk jam fetar. Pra nuk jam as musliman,as katolik, as… dhe as. Por une rrejedhi nga nje familje muslimane. Si nga rrejedha e atit, ashtu dhe nga e nenes, te parte e mi kane qene tradicionalisht praktikuse te fese (me 3 vakte dhe 5, ne mujin e ramazanit). Mbaj mend si femi, kur faleshin dhe luteshin ata, une ndjehesha i bezditur nga gjuha e huaj qe ata perdornin. Ata jane perpjekur edhe t`me mesojne fjale qe nuk ua dinin fare kupimin. Por nuk mesova gje. Mbaje mend kur isha i vogel (rreth 8 v-12 vj.), femi te shepise dhe mehalles shkonin tek hoxha per kurse, por une nuk e beja dot. Zoti im me tha mos! Ne gjami nuk kame qene asnjihere dhe as edhe nje ore nuk kam ngjinuar ne jeten time. Te gjithe fqinjte dhe te afermit e mi e dine, qe une nga mosha e adoleshences nuk falja as bajramin. Zoti im ashtu me thoshte dhe une nuk e beja. Zoti im ne moshe shume te re me tha: mos e shkel kuranin dhe biblen e kombit-“Shqiptare,mos ndegjoni kisha e gjamija, se feja e shqiptarit eshte shqiptarija“. Dhe une ashtu bera. Zoti ime me tha, duaj pasterte dhe une gjithe jeten mesova te dua vetem pasterte. Ne konakune tim te shpirtit, nuk me rrinin bashke Gjergj Kastrioti, Ramazani,Bajrami dhe Sulltan Murati i Fushe Kosoves. Une zgjodha te parin, se isha dhe doja te isha bir i ti. Me dhemb shpirti qe pjesa dermuse e kombit tim e kan mbyllur deren e konakut te shpirtit, per Gjergjit Kastriotin, atin e vertete te tyre. Disa anakronist bejne mekate, duke u bere konak te gjithve se bashku.Nuk e di si eshte puna me konakun e juaj, z. Yvejsi?

 

Keshtu siç jam, une i dedikohem Zotit time. Kjo don te thote qe une besoj. Ama ne Zotin tim.Une besoj ne menyren time, me koken time, me gjuhen time, ne Zotin e Tokes dhe Qiellit tim. Jashte kesaj gjuhe dhe hapsire une nuk njoh asnji Zot dhe asnji lutje. Kjo eshte pikpamja ime dhe keshtu jam ndjere gjithmon mire. Zoti im me ka dhene dashuri, njerzi, respekt, solidaritet, durim,moral,kultur dhe edukate te mjaftushem per t`mos u ndjere asnjihere keq. Keto jane dhunti nga Zoti im dhe une Ati i faliminderohem edhe publikisht. 

 

Mjerisht rrethi im dhe populli im ka lypur zotin tjeter dhe e kane gjetur, me emer ,me gjuhe dhe me rite e manifestime te hapsirave tjera. Sado qe me dhemb shume, une duhet ta pranoj kete realitet trishtuse.  Koncepti filozofik i jetes  me thote ta pranoj shumellojshmerine e qenjes.

 

Duke qene i misheruar ne besim te veqant, une me fuqine e kurreshtjes time jam perpjekur te kuptoj qellimin e ekzistences se fese, kuptimin, rolin, rendesine, dobine, dobesite,perparsite e ndonjeres dhe te kunderten e saje, ne nje shoqeri njerzore.

 

Nga venerimet e mija, qe nuk jane shkencore,por vetem te aspektit vizual dhe mendore, me rezultone se eshte per mirenjohje kontributi i Kishes Katolike Shqiptare, per gjuhen,kulturen dhe misherimin e saje me frymen popullore, ne kuptimin e krijimit te nje tradite kombtare autoktone me gjurme ne edukim. Tjeter perfitim ne nuk kemi patur si komb nga fete qe kultivojmi. Vendi yne me gjithe kete „pasuri feshe“ vazhdon te jete i prapambetur dhe me imazhine me te keq ne Europe. Ju pyse juve z, Yvejsi, ç`kontribute dha feja islame, me proporcionin e saj, qe ne te mos e kishim kete fytyre galane? Ose edhe ,cili eshte kontributi historike i kesaj feje qe nga rrenjosja e saj ne trojet tona? Do na mbetesh borxh po nuk na dhe pergjigje ne keto pytje! Fatebardhesisht pregaditja e juaj arsimore nuk te lejone qe te mbetesh keq dhe te belbezosh. Te lutem sa me konkretisht pergjigjen.

 

Ani pse une jam jo fetar, une nuk jam verbuar qe te mos shohe edhe vlersoj, kontribute te personaliteteve fetare, qe per mu pak e hiq nuk ka rendesi fryma e tyre shpirterore, po punet e mira qe ata kane bere ne sherbim te njerzimit dhe popujve. Psh. mua nuk me ka interesuar ndonjihere fryma shpirtetrore e Fan Nolit, por vepra e ti e madhe per popullin shqiptare. Per mu ka pak rendesi fryma shpiterore e Nenes Tereze, po ka shume rendesi vepra e jashtezakonshme humanitare e saj per njerzimin. Ajo per mu( N. Tereze) eshte kryvepra shpirterore e humanizmite. Mua nuk me ineteson as fryma shpirterore e Dom Lush Gjergjit, por atdhedashurija e ti. Tek Gjon Pali I Dyte, une kame vlersuar perkrahjen morale qe aj na ka dhene neve si popull. Mulla Idrizin e Gjilanit, nuk e vlersoj per frymen e ti, por per atedhedashurin e ti. Imamin  Rexhep Boja e kam simpatizu, e Imami Termnava nuk me pelqen. Veprat njerzore jane shfaqje te shpirtit.

 

Ju, z.Yvejsi, ne shkrimin tuaj qe nga titulli i shkrimit „ Katedrale katolike apo politike“ keni fyre edhe moralin tuej njerzore e fetar, perderi sa nuk tregoni simpati per momentin e perurimit te Katedrales me emrin e gruase me te madhe ne boten humane. Dhe pa Ju ardhur keq ngritni pytjen“Katedralja: simbol i bashkimit apo i përçarjes ?”

 

Po si dhe pse do na perqaje gruaja e vdekur, qe krejte jeten e saje ja perkushtoj dashurise njerzore? Po a nuk eshte e lige kjo pikpamje e juaja?

 

Beni vrejtje per mungesen e lejes komunale te ndertimit ( gjate venjes se gurthemelit). Ketu jam me Ju, nese vertet jeni parimor dhe  na deshmoni, se keni luftuar me shkrimet tua, per kohen, nga data 26.08.05 deri me 05.09.10,  kunder gjungles kosovare te ndertimit pa leje. Per ndryshe, nese nuk e keni bere kete gje ndonjehere dhe vetem qeshtja e Katedrales ua ka ngritur pezmin, atehere mund te vetkuptohet shqetsimi i juaj per vijen politike te fese politike.

 

Deklaraten e me poshtme,

 

“Ne jemi të bindur se ndërtimi i Katedrales “Nëna Tereze” do të jetë simbol i bashkimit, i tolerancës dhe i mirëkuptimit…”, Ju e cilsoni si “papjekuri fetare“.

 

Kjo deklarate eshte njekohesisht edhe nje si thirrje per  bashkim, tolerance dhe mirekuptim.

 

Pastaj pytni:

 

  „ A mund të jetë Katedralja simbol i bashkimit, ku nuk muarr pjesë asnjë përfaqësues i bashkësive tjera fetare?“

 

Une Ju pyse Juve: A  mos eshte pjekuri fetare mosparaqitja e perfaqsusve te bashksive fetare

 

ne shenje respekti per at grua te madhe?

 

Nese perfaqsuste  e bashkesive fetare nuk u paraqiten ate dite per mungese respekti ndaj  Nenes Tereze, athua, a mos patent e drejte ata?

 

Pastaj thoni

 

„Kosova jonë e dashur ka nevojë për Zotin, jo të armiqësohet me Te“

 

Po si eshte e mundur te armiqsohem me zotin, duke i be nderim sherbtores se Zotit..

 

Nese Ju Zotin e mendoni si MUSLIMAN, atehere edhe keni te drejt.

 



(Vota: 29 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx