Mendime
Illiricum Sacrum: Interpretimi i Bibles
E diele, 12.09.2010, 11:29 AM
Interpretimi i Bibles
(Pergjigje e komentit te
I nderuar z. Marko (Kanada),
E kam lexuar me vemendje komentin tuaj dhe ne qofte se nuk gjeni nje lidhje logjike ne ate qe kam shkruar, mendoj se ju nuk e keni lexuar shkrimin tim me syrin e Kishes Katolike por me nje sy protestant e heretik. Ja edhe argumentat per te provuar kete qe shkrova.
Bazuar ne autoritetin e Papes, nga Katekizmi i Papes Shen Pius X kam nxjerre dy citime te rendesishme :
« 11 Q. Who are they who are outside the true Church?
A. Outside the true Church are: Infidels, Jews, heretics, apostates, schismatics, and the excommunicated.
11 Pyetje. Cilet jane ata qe gjenden jashte Kishes se vertete [Kishes Katolike] ?
Pergjigje : Jashte Kishes se vertete [Kishes Katolike] jane : te pafete, çifutet, heretiket, apostatet, shizmatiket, dhe te çkisheruarit.
14 Q. Who are heretics?
A. Heretics are those of the baptised who obstinately refuse to believe some truth revealed by God and taught as an article of faith by the Catholic Church; for example, the Arians, the Nestorians and the various sects of Protestants.
14 Pyetje.
Pergjigje. Heretiket jane ata persona te pagezuar te cilet mohojne me kembengulje (kokefortesi) ndonje te vertete te zbuluar nga Zoti, e cila mesohet si e vertete e Fese nga Kisha Katolike. Per shembull, arianet, nestorianet dhe sektet e ndryshme protestante.
34 Q. Is the Catholic Church infallible, then?
A. Yes, the Catholic Church is infallible, and hence those who reject her definitions lose the faith and become heretics.
34 Pyetje . A eshte Kisha Katolike e pagabueshme ?
Pergjigje.
60 Q. When was it defined that the Pope is infallible?
A. That the Pope is infallible was defined by the Church in the [First] Vatican Council; and should anyone presume to contradict this definition he would be a heretic and excommunicated.
60 Pyetje. Kur eshte percaktuar se Papa eshte i pagabueshem ?
Pergjigje. Pagabueshmeria e Papes u percaktua nga Kisha Katolike ne Konçilin e Vatikanit (1870), dhe nese ndokush do te pretendonte te kundershtonte kete percaktim [kete vendim], atehere ai do te behej heretik dhe do te ishte i çkisheruar. (pra do te ishte jashte Kishes Katolike). »
Ne nje koment tuajin te artikullit "Disa argumente kunder djallezise islame", te dates 06-09-2010, ju shkruani se « mua si individ nuk me intereson “pagabueshmeria e Papes" ».
Por duke u bazuar ne pyetjet 11, 34 dhe 60 te Katekizmit qe citova me siper, ata qe nuk pranojne Pagabueshmerine e Papes jane heretike, pra jane jashte Kishes Katolike.
Nga i njejti Katekizem kam nxjerre edhe citimet e meposhtme ne lidhje me Biblen apo Shkrimet Shenjta :
« 30 Q. Why may we only read translations of the Bible approved by the Church?
A. We may only read translations of the Bible approved by the Church because she alone is the lawful guardian of the Bible.
30 Pyetje. Pse duhet te lexojme vetem ato perkthime te Bibles te cilat jane te aprovuara nga Kisha Katolike ?
Pergjigje. Ne duhet te lexojme vetem ato perkthime te Bibles te cilat jane te aprovuara nga Kisha Katolike sepse vetem Kisha Katolike eshte "mbrojtesja" e ligjshme e Bibles.
31 Q. Through which means can we know the true meaning of the Holy Scripture?
A. We can only know the true meaning of Holy Scripture through the Church's interpretation, because she alone is secure against error in that interpretation.
31 Pyetje. Si mund ta gjejme kuptimin e vertete te Bibles ?
Pergjigje. Vetem Kisha Katolike jep kuptimin e vertete te Bibles, sepse vetem ajo nuk ben asnje gabim ne interpretimin e Shkrimeve Shenjta. »
Nga citimet e mesiperme nxjerrim si konkuzion se Kisha Katolike dhe jo individi mund te interpretoje dhe tregoje kuptimin e vertete te Bibles. Per me teper kjo e vertete eshte percaktuar perfundimisht ne Konçilin dogmatik te Trentes (sesioni 4) dhe ne Konçilin e Vatikanit (1870) (Kapitulli 1, 4, De ratione et fide) (Berthier, Abrégé de la théologie, pages 65-66)
Por, per nje Protestant, keto konkluzione qe nxora me siper nuk i interesojne fort, ashtu siç me shkruani edhe ju se nuk ju intereson Pagabueshmeria e Papes.
Le te ndjekim atehere nje rruge tjeter argumentimi.
Per kete argumentim kam marre si baze dy shkrime te nje misionari jezuit te shekullit te 19-te , At Arnold Damen S.J. (http://www.olrl.org/apologetics/churchbible.shtml)
Ne komentin tuaj te dates 08-09-2010 mbi "Disa argumenta kunder djallezise islame" ju shkruani edhe kete :
« Kur nje njeri pagezohet katolik ai nuk pagezohet sepse beson ne pagabueshmerine e Papes, ai pagezohet sepse beson ne Shpetimtarin e botes, Jezus Krishtin. »
Pyetja ime eshte : Kush i tha ketij njeriu se ai duhet te pagezohet ? Kush i foli ketij njeriu mbi Zotin tone Jezu-Krishtin ? Vetem Kisha Katolike na meson se duhet te besojme ne Krishtin Zot dhe duhet te pagezohemi per te shelbyer shpirtin.
Ju mund te me thoni se kete e di nga nje minister protestant dhe jo nga Kisha Katolike. Minstrat protestant nuk kane asnje autoritet te bejne ate çfare bejne sepse ata i perkasin sekteve te ndryshme protestante qe kane lindur dhe jane krijuar nga njerez si Luteri, Kalvini, etj. rreth shekullit te 16-te. Ata jane barinj te rreme sepse jane derguar nga njerez, si Luteri, etj. dhe jo nga Zoti. Ne te kundert Kisha Katolike eshte formuar nga vete Zoti Jezu-Krishti afro 2000 vjet me pare. Dhe vete Zoti Jezus i ka derguar apostujt per te mesuar dhe pagezuar te gjithe njerezit. (Mateu 28:19)
Krishti Zot ka vene dy kushte thelbesore per shelbim : Feja dhe Pagezimi. Kush beson dhe pagezohet do te shpetohet, ai qe nuk beson do te denohet (Marku 16:16).
Ata qe duan te shelbohen duhet te kene nje Fé hyjnore (Fé katolike) dhe jo nje Fé njerzore, e cila nuk mund te shpetoje njeriun. Çfare eshte Feja hyjnore ? Féja hyjnore eshte te besosh, mbeshtetur ne autoritetin e Zotit, te gjitha te vertetat qe Zoti na ka zbuluar. Dhe duhet besuar pa dyshime, pa hezitime, sepse ne momentin qe ne dyshojme, atehere ne nuk i zeme bese autoritetit te Zotit dhe ne fyejme Fjalen e Zotit (Krishtin Zot) me mosbesimin tone.
Féja njerzore eshte kur ne besojme nje gje mbeshtetur ne autoritetin njerzor
Prandaj eshte herezi shprehja se nuk ka rendesi se çfare besimi i perkasim, apo te zgjedhim çfare te besojme dhe çfare te mohojme sipas mendimit tone, mjafton qe te jemi njerez e mire. Ne qofte se ne do te besonim sipas opinoneve tona, atehere nuk do te kishte qene e nevojshme qe Zoti t'i zbulohej njerezimit dhe t'i jepte te vertetat e Fese. Ne qofte se njeriu do te ishte i lire te hidhte poshte sipas deshires te vertetat e zbuluara nga Zoti, atehere Krishti nuk do te kishte pase nevoje t'i dergonte apostujt per te mesuar te gjithe njerezit.
Por Zoti na ka zbuluar te vertetat e fese dhe Krishti Zot ka derguar apostujt ne menyre qe ne te besojme te gjitha keto te verteta, perndryshe ne do te fyenim Zotin dhe Fjalen e Tij, Jezu-Krishtin. Pra ne jemi te detyruar te besojme gjthçka qe Zoti na ka zbuluar, jo vetem nje ose disa te verteta, sipas mendimit tone. Prandaj eshte e rendesishme t'i perkasim Fese (besimit) te vertete, qe beson gjithçka Zoti na meson.
- Por çfare eshte besimi i vertete ?
- Besimi i vertete eshte te besosh gjithçka qe Zoti na ka mesuar.
- E cila eshte kjo Fé e vertete ?
- Feja e vertete, do te pergjigjej nje protestant, eshte te besosh ne Zotin Jezus.
- Çfare do te thote te besosh ne Zotin Jezus ?
- Protestanti do pergjigjej : Do te thote te besosh se Zoti Jezus eshte Biri i Zotit.
- Dakord. Por meqe Krishti eshte Zot, siç shkrova me lart, atehere ne duhet te besojme gjithçka qe Ai meson. Po apo jo ?
- Eh, po. Mendoj se kjo eshte Feja e vertete. Krishti Zot eshte Biri i Zotit prandaj ne duhet te besojme gjithçka qe Ai meson, do te pergjigjej protestanti.
Dakord. Pra duhet te besojme gjithçka meson Krishti Zot, dhe pa kete Fé nuk ka shelbim, por vetem Ferr te perjetshem. Vete Krishti e thote kete : "Kush nuk beson do te denohet" (Marku 16:16)
Por ne qofte se Krishti na detyron te besojme gjithçka qe Ai meson, atehere Jezusi duhet te me jape edhe mjetet (menyren) per te ditur se çfare Ai ka mesuar. Dhe keto mjete duhet te kete qene te disponueshme gjate gjithe koheve (shekujve), per te gjithe njerezit, sepse Zoti do qe te gjithe njerezit te shelbohen.
Se dyti keto mjete per te ditur se çfare meson Krishti Zot duhen t'i pershtaten çdo lloj inteligjence dhe kapaciteti, edhe atyre qe nuk jane "te mençur", sepse edhe ato kane te drejte te shelbohen.
Se treti, mjetet qe Krishti Zot na jep per te ditur se çfare ka mesuar duhet te jene te pagabueshme, sepse ne qofte se keto mjete nuk do te ishin te pagabueshme, atehere ato nuk do te ishin mjete aspak. Pra keto mjete duhet te jene te pagabueshme, ne menyre qe kur nje njeri t'i perdore keto mjete, ai te mberrije te mesoje gjithçka qe meson Krishti Zot.
A na i ka dhene Zoti keto mjete ?
- Patjeter qe po. Bibla, e tere Bibla dhe asgje tjeter perveç Bibles, pergjigjet protestanti.
Por protestanti eshte ne gabim, sepse keto mjete nuk jane as Bibla e as interpretimi personal i saj, por Kisha e Krishtit Zot, Kisha Katolike.
Ja edhe argumentimi.
Ne qofte se Krishti do te deshironte qe njerezit t'a mesonin Fene e vertete, pra gjithçka qe ai ke mesuar, me anen e nje libri, pra te Bibles, atehere, Krishti Zot do t'ia kishte dhene te gjithe njerezve kete liber. A e beri Ai kete gje ? Jo, Ai dergoi apostujt e Tij te mesonin dhe pagezonin te gjithe njerezit. (Mateu 28:19).
Krishti nuk i ka thene apostujve : "Uluni dhe shkruani Biblat dhe pastaj shperndajini ato ne te gjithe globin. Çdo njeri te lexoje dhe te interpretoje Biblen sipas mendimit te vet." Nese Krishti do te kishte bere keshtu atehere nuk do te egzistonte nje Krishterim i bashkuar por nje babiloni dhe konfuzion, siç ndodhi pas shekullit te 16-te kur, si rezultat i interpretimit privat (personal) te Bibles nga protestantet, filluan te lindin kisha te panumerta protestante, te cilat te gjitha luftonin dhe kundershtonin njera-tjetren.
Krishti nuk i ka thene kurre apostujve te shkruanin Bibla. Shen Mateu ishte i pari qe shkroi Ungjillin per disa persona ne Jeruzalem afro 7 vjet mbas Ngritjes se Krishtit ne Qiell. Pra per 7 vjet Kisha Katolike ka egzistuar pa Bibel. Me pas, Shen Marku shkroi Ungjillin e tij afro 10 vjet mbas Ngritjes se Krishtit ne Qiell; pastaj Shen Luka, mbas afro 25 vjeteve dhe Shen Gjoni shkroi Ungjilin e tij afro 63 vitesh mbas krijimit te Kishes Katolike. Pra Kisha Katolike ka jetuar afro 63 vjet pa Bibel.
Gjate ketyre 63 viteve si e mesuan katoliket ate çfare kishte mesuar Jezusi ? Per me teper, ato ishin "ajka" e katolikeve, pra me te miret e katolikeve. Ata e mesuan ate çfare meson Jezusi, si katoliket sot, nga Kisha Katolilke.
Jo vetem per 63 vjet por per afro 300 vjet Kisha Katolike ka egzistuar pa asnje Bibel.
Ne kohen e Apostujve egzistonin shume ungjille te rreme. Keshtu egzistonte Ungjilli i Simonit, Ungjilli i Nikodemit, Ungjilli i Marise, Ungjilli i Barnabase, Ungjilli i Femijerise se Jezusit. Te gjitha keto ungjille ishin te perhapura ne popull, dhe njerezit nuk e dinin se cilat prej tyre ishin te vertete dhe cilat jo. E njejta gje ishte edhe per letrat e apostujve te Krishtit. Vetem ne shekullin e 4-te, ne nje Konçil ekumenik, Papa dhe Kisha Katolike vendosi se vetem 4 Ungjillet qe ne njohim sot jane te frymezuar nga Shpirti Shenjte, pra vijne nga Zoti.
Jo vetem per 300 vjet, por per afro 1400 vjet bota e krishtere u la pa Bibel. Para se te shpikej arti i printimit, Biblat ishin te rralla dhe shume te shtrenjta. Keshtu vetem nje pjese e vogel e katolikeve mund te kishte privilegjin te lexonte Biblen. A do t'i kishte lene Krishti Zot katoliket pa Bibel ne qofte ajo do te ishte mjeti per te mesuar gjithçka qe Ai meson ? Padyshim qe jo.
Por le te supozojme se te gjithe kishin Bibla, burrat, grate, femijet, te gjithe. Por kjo nuk do t'u hynte ne pune sepse shume pre tyre nuk dinin te lexonin as gjuhen hebraike e as gjuhen greke.
Por le te supozojme se kishte perkthime te Bibles ne gjuhe te ndryshme. Por kush na siguron neve se keto perkthime ishin autentike dhe pa gabime ?
"Une nuk di gjuhen hebraike, as ate greke, por per perkthimin e Bibles i besoj opinionit te te diturve," do pergjigjej protestanti.
I nderuar protestant, po sikur te diturit te kene opinione te ndryshme? Ju do te filloni te keni dyshime sepse nuk e dini cili opinion eshte i vertete e cili jo.
At Damen S.J. tregon se nje here ne nje konference ministrash protestante ne Saint Louis, nje presbiterian shume i ditur u ngrit dhe tha se duhej nje perkthim i ri i Bibles sepse Bibla protestante kishte jo me pak se 30000 gabime.
Dhe ju me thoni, protestant i nderuar, se Bibla eshte udherrefyesi dhe mesuesi juaj. Nje gabim dhe do te ishte shume, por 30000 gabime ?
Pastaj u ngrit nje Baptist dhe tha se duhej nje tjeter perkthim i Bibles sepse Bibla qe ata kishin nuk ishte aspak Fjala e Zotit.
Por le te supozojme se te gjithe kemi Bibla, dhe te gjitha jane perkthime autentike dhe pa gabime. Por interpetimi privat (personal) i Bibles nuk eshte i pagabueshem.
Egzistojne sot me qindra kisha protestante (luterane, metodiste, presbiteriane, unitariane, episkopaliane, baptiste, evangjeliste, etj, etj) te gjitha kundeshtojne njera-tjetren dhe te gjitha thone se kane Biblen per drejtues dhe mesues. Po cila prej tyre eshte e vertete ? Te gjtha eshte e pamundur te jene te verteta. E verteta eshte nje, si Zoti qe eshte nje.
Nje dite, nje minister episkopalian, i ndershem, i devoçem, i sinqerte, vullnet-mire lexon Biblen dhe nxjerr si perfundim se duhet te kete patjeter ipeshkevinje, sepse pa to nuk ka prifterinje, dhe pa prifterinj nuk ka sakramente.
Vjen pastaj nje tjeter minister presbiterian, i sinqerte, vullnet-mire, lexon Biblen dhe konkludon se nuk duhet te kete ipeshkevinje por vetem presbiteriane. Episkopaliani i thote : "Ja ku e ke Biblen". Presbiteriani i pergjigjet : "Ja ku e ke edhe ti Biblen dhe shiko si po genjen". Te dy jane te devoçem dhe vullnet-mire.
Pastaj vjen nje Baptist, i ndershem, i devoçem dhe vullnet-mire edhe ai. "A jeni te pagezuar ?", i thote Baptisti. "Jam pagezuar kur kam qene femije", thote Episkopaliani. "Edhe une, qe femij", pergjigjet edhe Presbiteriani. "Ah, te dy do te shkoni ne Ferr", i thote Baptisti, si nje e nje bejne dy".
Me pas vjen Unitariani, njeri i sinqerte, i ndershem, vullnet-mire dhe thote : "Me lejoni t'ju them se ju qenkeni adhurues idolesh. Ju adhuroni nje njeri per Zot, i cili nuk eshte Zot aspak". Dhe ndersa Unitariani citon disa texte nga Bibla per te provuar ate qe thote, te tjeret mbyllin veshet me dore per te mos degjuar blasfemite e Unitarianit. Por te gjithe thone se e dine kuptimin e vertete te Bibles.
Ja ku vjen edhe Metodisti. "Miqte e mi, a keni ndopak Fé apo jo", i thote ai. "Patjeter qe kemi", i pergjigjen. "A e ndjeni fene, Shpirtin e Zotit duke levizur brenda jush ?", i thote Metodisti. "Perralla," pergjigjet Presbiteriani, "ne udhehiqemi nga arsyeja dhe gjykimi yne". "Epo, ne qofte se nuk e keni ndjere kurre Fene, atehere ju nuk keni Fé aspak dhe do te shkoni ne Ferr pergjithmone", i pergjigjet Metodisti.
Me vone vjen Universalisti dhe i degjon duke kercenuar njeri-tjetrin me Ferr te perjetshem. "Po ju qenkeni njerez te çuditshem" u thote atyre. "Nuk e kuptoni Fjalen e Zotit ? Ferri nuk egziston. Behet fjale vetem per te trembur plakat dhe femijet".
Me pas nje tjeter vjen dhe thote : "Pagezoni burrat, por leni grate pa pagezuar sepse Bibla thote :'ne qofte se nje burre nuk lind nga uji dhe nga Shpirti Shenjte, ai nuk mund te hyje ne Mbreterine e Qiellit'. "Pra grate jane ne rregull, pagezoni vetem burrat."
Atehere si konkluzion, cili prej tyre ka te drejte ? Ku ndodhet e verteta ? Secili thote se e ka lexuar Biblen devotshmerisht dhe te gjithe kundershtojne njeri-tjetrin : Njeri thote pagezimi nuk eshte i nevojshem, nje tjeter thote se Pagezimi eshte i nevojshem; Njeri thote se Krishti eshte Zot, nje tjeter thote se Ai nuk eshte Zot; Njeri pranon egzistecen e Ferrit, tjetri thote se nuk ka Ferr. A mund te jene te gjitho keto te verteta ? Kuptohet qe jo.
Ku gjendet pra kuptimi i vertete ? Bibla eshte e inspiruar nga Zoti por ajo eshte vetem nje liber dhe nuk eshte mesues qe tregon cili eshte kuptimi i vertete.
Vetem Kisha Katolike e themeluar nga vete Zoti Jezu-Krisht ka autoritetin dhe detyren per te treguar kuptimin e vertete te Bibles. Kete detyre Jezusi ia ka dhene vetem Kishes Katolike, sepse Ai ka formuar vetem nje Kishe, dhe jo disa kisha. (Mateu 16:18; 28:19)
"Ai qe ju degjon, Me degjon, dhe ai qe ju perbuz, Me perbuz", i tha Jezusi apostujve (Luka 10:16)
"Por, ne besojme ne Biblen", kundershton perseri Protestanti. "Po ju si e gjeni kuptimin e Bibles", do t'a pyesja ate. "Sipas mendimit dhe gjykimit tim me te mire, kuptimi i vertete ketij texti eshte keshtu...", do me pergjigjej Protestanti.
Pra siç e shikoni, i nderuar z. Marko, protestanti nuk eshte i sigurte ne interpretimin e Bibles, por bazohet ne mendimin, gjykimin e vet, qe eshte thjesht nje deshmi njerzore; Kjo eshte vetem Fé njerzore por jo Fé hyjnore, Fé Katolike.
Si perfundim vetem Kisha Katolike dhe Papa ka autoritetin nga vete Zoti per te interpretuar Shkrimet Shenjta. (Mateu 28:20)
Illiricum Sacrum
http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/
10/09/2010