E diele, 19.05.2024, 01:33 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: "Quis Regio, Eius Religio, apo: "Manus Manum Lavat" ?!...

E shtune, 11.09.2010, 09:49 PM


Në vend të reagimit:

 

"Quis Regio,  Eius Religio,  apo: "Manus Manum Lavat" ?!...

 

Nga Agron Shabani

 

Sa keq dhe sa turp! Ndërkohë që lidershpit të gjithëmbarashëm shtetëror ose politik në Kosovë (së bashku me pjesën dërmuese të "popullit të lindur nga lufta", gjegjësisht,  të "popullit proletar" dhe "internacionalist" të Fatmir Sejdiut, Hajredin Kuqit, Behgjet Pacollit, Hashim Thacit e Marti Ahtisarit) po vazhdon t´u mekët zëri dhe stepët goja në "koncertin e madh" të britmave dhe ulurimave tashmë të njohura shoveniste dhe ultranacionaliste të popave(kalluxherëve) dhe liderëve të ndryshëm serb-kunmdër Kosovës.Duke i mbrojtur madje edhe me forca të ndryshme speciale dhe të tjera kishat dhe manastirët e ndryshme serbe në Kosovë.Disa të të ashtuquajtur "patriotë fetar" dhe  ideologjiko-nostaligjik në Kosovën e kontrastëve dhe paradokseve të shumëta:Si duket aq shumë i ka i ka zënë halli i madh dhe mërzia sëkëllditëse  mbi ngritjen e Katedrales shqiptare(te besimit kristian) në Prishtinë.Dhe, mbase të Katedrales(Kishës) së vëllezerve dhe motrave tona të një trupi, të një trungu, të një gjuhe dhe të një gjaku.Shqiptar...Dhe, kjo në Dritën e njohur të 1OO vjetorit të Lindjes(Ditëlindjes) së Madhe të Misionares dhe Humanistës sonë të Beatifukar, Nënës Terezë.Cfarë turpi! Cfarë paradoksi ! Cfarë apsurdi dhe cfarë hipokrizie e pafalshme fetare, kulturore, nacionale, politike dhe historike nga ana e atyre që duke e "lutur Zotin" e tyre "musliman"! Vazhdojnë të derdhin lot(Krokodili) dhe tundin kokën e tyre bosh mbi "arkivolin" dhe "sarkofagun" e një kohë të pakohë që së bashku me shpirtin dhe vetëvetën e tyre nuk po dijnë se ku ta varrosin.Sikur harrojnë të mjerët se janë , kanë qenë dhe do jenë përgjithmonë pikërisht  vëllezërit tanë shqiptar të besimit kristian  së bashku me kishat tona dhe misionarët tanë shqiptar të besimit të lartëpërmendur kristian ose katolik:Ata që neve(vëllezërve të tyre) të besimit muusliman na ndihmuan dhe na u gjendën pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur ndodhëshim në rrezik.T´ia vëjmë gishtin kokës dhe të mendojmë një trohë mbi kohën e luftës dhe masakrave të egra të soldateskës dhe falangave të Milloshevicit,  Arkanit ose Sheshelit në Kosovë!!!! Ti kujtojmë ndihmat, kontrubutët e shumëta dhe sakrificat e njohura biblike dhe titanike të misionarëve, famulltarëve dhe motrave tona të nderit gjatë kohës së luftës në Kosovë.Të mendojmë për rolin dhe kontributin kolosal të Shoqatave të ndryshme humanitare ose karitative me Emrin e "Nënë Terezës" për njerëzit dhe popullin tonë shqiptar(pa dallim) para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.Të reflektojmë një trohë me thellë mbi Rolin, Misionin dhe kontributin e pashoq të shumë Misionarëve dhe Famulltarëve të shquar shqiptar të besimit kristian në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës , kulturës dhe alfabetit tonë shqip.Se këndejmi,  po të mos ishin kishat dhe misionarët e shquar të kombit dhe atdheut tonë të përbashkët:Ne shqiptarët sot do të shkruanim mbrapsht ose arabisht.Si turqit dikur para Ataturkut të njohur shqiptar.Nuk është mirë t´u ngjajmë gjithmonë atyre që për shumë shekuj dhe dekada me radhë na sundan dhe na përcanë në baza të ndryshme fetare, krahinore, politike ose ideologjike.Apo: "Dikush thotë jamë turk e tjetri latin,  disa thonë janë grek, vlleh dhe shkije disa tjerë!Por, jeni(jemi) vëllezër të gjithë orë të mjerë!" Na Mesonte dikur Pashko Vasë Shkodrani.Apo?!!!...Kësaj radhe kaq...



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora