E premte, 25.07.2025, 02:09 PM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Urime Përvjetori

E hene, 13.09.2010, 09:48 PM


Urime Përvjetori

 

Ësht vërtetë kënaqësi që në vendin tonë botohet një  gazetë si “Kosova Sot” e cila me shkrimet e saja të paanshme dhe interesante na shoqëron kudo,në rrugë,në park ,në punë e pushim, në shtëpi e deri në kuzhinat tona me receptet e saj fascionuese edhe për secilën shtëpiake tonën.

 

Ajo na ndihmonte atbotë që ta ëndrrojmë të ardhmen  dhe na motivonte të vazhdonim  ëndrrën tonë për liri. Tashmë ëndrra e realizuar është një realitet i pakthyeshëm për të cilin me shkrimet e saja kontribut të veqant dha edhe kjo Gazetë e cila edhe sot e ruan me sukses të plotë Primatin e paanësisë dhe ësht një nga më të mirat në tregun shqiptar.

 

Gazeta “Kosova sot”,gjatë gjithë egzistencës së sajë,na shërbeu me lajme ,informata dhe ngjarje me shumë emocione me të cilën kemi kaluar momente të paharrueshme, të mira dhe jo të mira,nëpër kohë ,gjatë 12 viteve jetëgjatësi të sajë,mbrendësia e sëcilës,gjithmonë ka patur shumë ngjyra fascinuese.

 

Kjo ishte gazeta me të cilën gjithmonë kalonim mirë dhe sot e kësaj dite e fillojmë  ditën  që me kafenë e mëngjesit,duke e lexuar me kënaqsi kët gazetë dhe e mbarojmë në shoqërimin e saj. Ne nuk e kishim asnjëherë problemin e zgjidhjes së gazetës për ta lexuar,gazeta jonë e preferueshme ishte  gazeta „Kosova sot“ ndaj edhe nuk na befason që leximi i sajë është gjithnjë në rritje.

 

Tani gjërat kanë  ndryshuar shumë dhe me të vërtetë emocionohemi,kur kujtojmë kohën e fillimit të botimit të kësaj gazete e cila në momentin kur doli nuk ishte i lehtë por ishte moment i duhur, anipse ishin kohë të vështira ato dhe nuk shkonte qdo gjë mirë, besnikria e saj ndaj lexuesit në të gjitha kohët me lajme të paanshme,informata të shpejta dhe të sakta,nga dora e parë,vlersohet edhe sot ndaj me përkrahjen e lexuesit,jetgjatësia e kësaj gazete do të rritet.

 

Lexuesit e dashuruar edhe në këto kohë krize që në mëngjes,në mesin e dhjetra gazetave,e kërkojnë gazetën e tyre „Kosova sot”,pa të cilën se mendojnë dotë kalimin e ditës!

 

Gazeta “Kosova sot“ nuk duhet harruar të thuhet se ësht e vetmja gazetë, financiarisht dhe si rrjedhoj edhe politikisht e pavarur në Kosovë, por jo vetëm gazeta që si e tillë edhe ësht e preferuar nga lexuesit e saj të shumtë, por edhe botuesja e sajë,Drejtoresha Margarita Kadriu, ësht një personazh shumë i njohur dhe i respektuar në Kosovë e më gjerë.

 

Ndaj për arritjet e saj,jo vetëm si gazetare,dhe menaxhuese e mirë,por edhe si Femër e suksesëshme dhe e guximshme që ësht,me rastin e 12 vjetorit, gazetës “Kosova sot“ i urojmë jetgjatësi, kurse botueses Margerita Kadriu,me dëshirat më të mira i urojmë shumë suksese  në punë dhe Karrierë, Urime!

 

Gani Qarri       

Cyrih, 11.09.2010



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx