Mendime
Shehu: Azemi nuk bindej kollaj dhe nuk respektonte klishetë
E diele, 12.09.2010, 05:17 PM
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, flet për përplasjen mes kësaj partie dhe liderit të dhjetorit Azem Hajdari. Kjo përplasje filloi në vitin 1995, kulmoi në 1996 për të përfunduar në 1997, gjatë kësaj kohe Shehu ishte kryetar i PD-së, ndërsa Berisha President i vendit. Ai nuk preferon ta quajnë përplasje, sipas tij në PD-në ka vetëm një të vërtetë, kontributi i Azem Hajdari që ka dhënë për këtë parti dhe për Shqipërinë. Gjithë përplasjen që Hajdari pati me PD-në, Shehu e përfshin me dy fjalë "Azemi nuk ishte një njeri që bindej kollaj, apo që respektonte lehtë klishetë e standardeve". Tritan Shehu, shprehet se edhe gjatë periudhës së vështirë së Azemit me PD-në, ai nuk i ka prishur këto marrëdhënie me vetë partinë dhe këtë e tregoi në 1997, kur Azemi u angazhua që kjo parti të përballonte "rebelimin komunist".
Zoti Shehu, ju keni qenë në nivelet më të larta të PD-së në vitet 1992-97, kohë kur pati dhe përplasje të asaj partie me zoti Hajdari, çfarë mund të na thoni?
Atëherë si i konsideroni qëndrimet e tij, kritikat ndaj qeverisjes, marrëdhëniet me sindikatat, apo dhe të PD-së, që u mbajtën ndaj tij disa herë në ato vite?
Unë e theksova dhe më lart, se pavarësisht nga postet konkrete, që ai mbante në piramidën tonë partiake, Azemi ka qenë gjithmonë një simbol për PD-në. Kjo është shprehur qartësisht nga të gjithë dhe personalisht nga Berisha në mënyrë eksplicite apo nëpërmjet fakteve e qëndrimeve konkrete. Sidoqoftë çdo gjë duhet parë në kontekstin e momenteve, të situatave të periudhave, të rrethanave. Azemi, ka qenë një njeri i veçantë, gjithmonë kërkues i ndryshimeve, gjithmonë në luftë për ato. Kjo veti disa herë mund ta vinte dhe në pozicione kundërshtuese apo kritikuese. Azemi nuk ishte një njeri që bindej kollaj, apo që respektonte lehtë klishetë e standardeve. Nga ana tjetër, ai gjithmonë kërkonte hapësira të reja veprimi. Në të vërtetë vetëm njerëz të tillë, me të tillë temperament e energji, mund të realizonin vepra të mëdha, si ato që realizoi ai. Prandaj unë mendoj se, nuk mund të flasim për detaje por për kontekstin e madh të asaj, që bëri Azemi për Shqipërinë dhe lirinë tonë, që nga lëvizja e dhjetorit.
Po më tej, marrëdhëniet e tij me PD-në do të ftoheshin, gjë që u tregua me disa masa që u morën ndaj tij, duke shkuar deri në kërkesën për heqje imuniteti?
Jo, kjo nuk është e vërtetë. Këto marrëdhënie nuk u dobësuan asnjëherë dhe nuk u lidhën asnjëherë me poste konkrete. Azemi qëndronte mbi këto gjëra. Ai, si thashë, ishte dhe është gjithmonë një pjesë shumë e rëndësishme jo vetëm e PD-së, por e të gjithë zhvillimeve shqiptare. Dhe kjo falë të gjitha vetive e karakteristikave të tij, guximit, dëshirës, shpirtit të madh, qartësisë së mendimit, energjive të pashtershme. Kjo falë dhe vetive të tij jo konformiste ndaj realiteteve të ndryshme, por gjithmonë shtytëse për ndryshim. Kjo ka qenë e është e rëndësishme e determinuese dhe në marrëdhëniet e tij me bashkëpunëtorët apo strukturat. Ai gjithmonë, nga të gjithë, ka qenë nga njerëzit më të respektuar.
Nga ana tjetër dua të theksoj dhe rolin shumë të rëndësishëm, që luajti Azemi gjatë fushatës elektorale, shumë të vështirë, dhe më tej të vitit 1997. Ai në ato momente të 1997-ës ishte një promotor i luftës, që PD-ja po bënte për të përballuar rebelimin komunist. Unë gjatë asaj fushate kam punuar shumë ngushtë me atë. Me këtë rast dëshiroj të vë në dukje dhe atë që në pozicionin, që kisha e konstatoja çdo ditë në ato muaj të vështirë, vlerësimin e madh që Berisha kishte për Azemin, rolin që ai i jepte dhe i njihte atij. Kjo është e vërteta e madhe. Elementë të tjerë shumë marginalë e të përkohshëm nuk kanë asnjë vlerë në një kontekst të gjerë dhe sidomos kur flitet për veprën e një njeriu të madh si Azemi.
Ju e njihni Azemin që nga dhjetori i 1990, nga pozicione të ndryshme, si kanë qenë marrëdhëniet tuaja direkt me atë?
Po marrëdhëniet e Berishës me atë?
Gjithmonë të palëkundura e shumë të mira. Për Azemin, Berisha ishte shumë i çmuar. Kjo shprehej në çdo fjalë apo veprim të tij. Me këtë rast dëshiroj të rikujtoj me kënaqësi nofkën, me të cilën ai e quante me shumë respekt Berishën gjithmonë: "Marshalli". Me këtë ai në të vërtetë shprehte gjithë respektin e konsideratën e tij. Të njëjtin vlerësim të madh unë kam gjetur dhe të Berisha për Azemin, kurdoherë. Këtë e kam konstatuar që nga viti 1990 dhe në vazhdim. Ngjarjet e vitit 1997, bashkëpunimi i ngushtë në përballimin e asaj situate shumë të rëndë, e rikonfirmuan qartë e pa asnjë lëkundje këtë gjë. Kjo është e vërteta, të cilën unë kam pasur mundësi ta përjetoj nga shumë afër. gi.bu