E marte, 07.05.2024, 07:24 AM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Çfarë bënë shtetet muslimane për Kosovën?

E diele, 12.09.2010, 05:58 PM


HISTORIA NUK MUND TË FALSIFIKOHET!

 

ÇFARË BËNË SHTETET MUSLIMANE PËR KOSOVËN?

 

Mos bëni dëshmi të rrejshme

Jezusi

 

Nga Gani Qarri

 

Historia e Kosovës nuk mund të shkruhet nga askush pa Argumente e aq më pak nga ju,nëse ju mungojnë dokumentet autentike. A i keni ju ato?! Ju “nismëtarët e Aksionit” militantë të fesë myslimane se cili prej jush sa si dhe me qka e keni ndihmuar çlirimin e Atdheut tonë Kosovës,kur ajo kishte nevoj më së shumti,me luftë, para apo ndihma tjera praktike?Sa familje atbotë keni ndihmuar,sa veta keni luftuar për lirinë e Kosovës,sa e keni furnizuar me informata shtypin vendor,botëror dhe ate të vendeve muslimano-arabe në kohën e luftës për lirin e sajë?!dhe qfar kontributi dhanë ato shtete për Popullin"sivëlla" musliman" dhe të drejtat e tyre kombëtare e shtetërore?!

 

Sa shkrime politiko-propagandistike mbi gjendjen e mjerë dhe vuajtjet në përmasa biblike të cilat përjetonte populli ynë shqiptar-asokohe i keni bër publike,apo qfar dhe sa informata keni dërguar ju në Botë dhe Shtetet myslimane për informim mbi gjendjen tragjike nëpër të cilën kalonte vendi ynë atbotë?!...

Qfar bën ato vende si “simotra-fetare” për ne “muslimanët” e robëruar,dhe Lirinë e Kosovës,pavarsinë e së cilës,kanë TURPIN e MADH, që as sot e kësaj dite të mos e pranojnë?

Madje mbrëm, Irani në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit, në Nju Jork,vend ky në të cilin edhe sot në shekullin 21 njerzit dënohen me vdekje të turpshme dhe arkaike për kohën në të cilën sot jetojmë; Mbytje me gurë!!!!  Zot ruana!.....derisa shtetasit e vet i trajton në kët mënyr barbare,përfaqsuesi iranian u hodhë në mbrojtje jo të “sivllezërve-musliman” të Kosovës por në mbrojtje të serbisë, sllavo-ortodokse, pushtueses së Vendit tonë!

 

Ndaj edhe i pyes rijad imjerat alias el faruk-at e mjeranat e tjerë dhe gjith mjerimin e tyre qesharak dhe tepër jo argumentues, të cilët Komentuesi i nderuar Albi,i kishte zën MAT duke ua mbyllur gojën me Fakte, për fenë edhe në vendin e saj të lindjes në Arabi se lëre më imponimin e saj tek shqiptarët! ndaj edhe shqiptaët me arsye pyesin se me q`të drejt duan njerzt e tillë, ta shpallin Kosovën dhe vendet tjera shqiptare si Shtete muslimane?!

Sa ndihma dhanë,kur dhe ku na u gjenden ato shtete neve si Komb dhe Popull,duke përjashtuar tentimet për propagandë fetare,gjë që dyshoj se keni guxuar ta keni bër në ato vite të vështira kur “bira e minit kushtonte 300 grosh,siq thoshte dikur ish komunisti jugosllav F.H.

Ku ishin shtetet muslimane kur Bill Klintoni,Toni Bler-i, Medlin Olbrajt e funksionar të tjerë Amerikano Europian, bashkjetonin,përkdheleshin dhe përloteshin bashk me Refugjatët Shqiptar,duke ju premtuar dhe realizuar premtimet e tyre indëse të egzekutuara edhe me forcën e armëve për  të realizuar lirinë e Kosovës dhe kthimin e shqiptarve të shpërngulur dhunshëm në vatrat e tyre shekullore.

 

Sa herë e vizituan funksionarët e lartë shtetëror arab, Kosovën,para dhe pas luftës,ku janë shtetet muslimane kur votohen rezolutat për Kosovën,kur ndërhyhet që ato të ndryshohen në favor të Kosovës,kur Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës falë të drejtës sonë dhe ndihmës së miqve Amerikano-Europian, voton pro Pavarsisë së Kosovës,ku jan ata të mjerë,të humbur në hapsirë e të prapambetur në kohë të cilëve u ësht ndalur ora në shekujt e mesjetës  që nuk duan ti pranojnë zhvillimet më të reja të cilat i përjetojmë edhe vetë në kohën të cilën po e jetojmë e bashk me to,nuk e duan e as nuk e pranuan deri më tani as pavarsinë e Shtetit të Kosovës?!

Deklarimet tuaja të tanishme që ju sot vetëm për efekte fetare e propagandistike i bëni, tani në liri,na bën të qajmë në heshtje, në heshtje dhe larg syve të fëmijëve tanë,nga frika e përhapjes së extremizmit fetar dhe nga shkaku i përvojës së hidhur gjatë kohës së luftës,kur trimëria juaj nuk vërehej gjithkund ku ishte e nevojshme bile jo rrallë mungonte edhe në rastet kur kërkohej,për varrosjen e të vrarve dhe të masakruarve nga forcat e pushtuesit serb,kurse sot rrahen edhe ata që dikur kishin guximin ta varrosnin me nderime Adem Jasharin dhe familjarët e tijë, kurse tani ju dëshmoheni hapur në publik: për hyzmetin që i bëni ngritjes së një burgu të ri,në Kosovën e çliruar risht,me shumë mund dhe gjak,duke e paguar shumë shtrenjtë,me jetrat e mijëra shqiptarve të rën për lirinë të cilën duam ta gëzojm të pa penguar,edhe nga oferimet tuaja të shumta ARABO-Muslimane!

Ne duhet ta ndërtojmë një Shtet ku duhet ta dijmë se qka do të hanë fëmijtë tanë,në qfar kushtesh do rriten dhe shkollohen ata, ngase kemi përvojë të keqe nga e kaluara nën pushtim,jo vetëm nga pushtuesi por edhe nga koloboracionistët,të cilët jo rrallë kan ditë të fshihen edhe prapa petkut fetar,derisa neve tër jetën tonë ja kishim besuar Luftës për Liri dhe bashkim Kombëtar,dhe gjithmonë, vrasjet dhe vdekjet e bijve të Kosovës së lirë, i kemi pranuar si qmim për lirinë e Kosovës dhe trojeve tona etnike shqiptare,dhe për kët arsye nën asnjë rrethanë nuk mund të pranojmë e as lejojmë flijimin e LIRISË sonë,për zëvendësimin e  sajë me një robëri tjetër,qoft ajo edhe në emër të qfardo feje apo besimi!

Betimi i luftëtarve të UÇK-s nuk ka qen se do të jap jetën për ARABIZIMIN e ATDHEUT tim dhe trojeve tjera etnike,por për çlirimin dhe bashkimin e tyre  në një shtet Etnik Shqiptar e jo fetar!Dhe sipas Virgjilit Fati ndihmon vetëm guximtarët! Ndaj ne që kishim guximin të luftojmë për lirinë tonë,po atë guxim e kemi edhe tani që ta mbrojmë lirinë e fituar,kët guxim do ta kemi në rritje, edhe në të ardhmen,për mbrojtjen e atdhedashurisë së pastër Kombëtare-Shqiptare  me Shtet të ndarë nga feja!

 

Çlirimi i vendit ësht arritur edhe fal paraqitjes së tijë Autentike Shqiptare,Historike e Kombëtare dhe këtë paraqitje si të tillë dhe frytdhënëse që ishte, e kemi për DETYRË ta ruajm edhe sot dhe ia kemi borgj që ta ruajm edhe në të ardhmen,pa ngjyrosje fetare,ngase Shteti ynë ësht laik dhe feja ësht e ndar nga shteti,dhe ashtu do të mbetet,në të gjitha viset ku ai shtrihet.

Madje kjo paraqitje e pastër kombëtare ishte edhe pararoja e fitores së Luftës së shejtë të UÇK-së në arritjet historike duke u kurorzuar me Lirinë dhe Pavarsinë e një pjese të Dardanisë apo Kosovës  së sotme.

 

Pastaj ngarkesa e luftës me petkun fetar, jemi të vetëdijshëm të gjithë se do ti dëmtonte edhe përpjekjet tona kombëtare me gjithë luftën tonë të drejtë për arritjen e  Lirisë dhe Pavarësisë sonë Kombëtare.

Ndaj botërisht edhe dihet se kjo nuk mundë të arrihej ,me paraqitje të veshur në kostume fetare,kur dihet se disa fetarë sot të zëshëm, mjerisht atëbotë kur kishte nevoj Kosova,kur luftohej për jetë a vdekje,nuk kishin b... të ndihmonin atdheun e tyre e as të shkruanin ndonjë informatë në shtypin e kohës,për te,kush e di ndoshta atëkohë kanë qenë të zën edhe me duartrokitjet e simpatisë për ata që ndoshta edhe tëherë mund të kenë hedhur bomba në mes të xhamive përplot besimtar,duke lën të vdekur shumë njerz të pa fajshëm.

 

Madje aq më keq,në mediat e shkruara vendor,na bie të lexojmë edhe për ngacmime seksuale, në artikuj të tillë trishtues siq ësht edhe ky i më poshtmi;

 

Lexoni: Marifetet e Alaudinit
E Premte, 03-09-2010, 09:23pm (GMT+1)

Emin Behrami, profesor në Medrese, thotë se ka dëshmi për ngacmime seksuale që u bëhen nxënësve nga profesorë të kësaj shkolle. Behrami është në prag të suspendimit si profesor. Përveç skandaleve seksuale në BIK, ai tregon se ka edhe skandale më të mëdha, duke u nisur prej atyre financiare. Ai tregon marifetet për BIK dhe Medresenë Alauddin.

 

Nga Lirita Halili, Express

 

Emin Behrami është profesor i Kuranit në medresenë “Alauddin”, njëherit edhe personi i vetëm që mori guximin ta akuzojë Shemsi Rrahimin, profesor i po të njëjtës shkollë, për ngacmim seksual ndaj nxënëseve të tij. Në rrëfimin të cilin ai e bëri për Express, shpalosi të gjitha provat dhe dëshmitë, të cilat i ka përdorur për akuzë ndaj këtij profesori.

 

“Të gjitha këto që do t’i përmend do të mbështetem në faktet të cilat unë me vite i kam mbledh. E gjithë ngjarja ka filluar duke u munduar unë si profesor në medrese ta mbroj imazhin e shkollës dhe dinjitetin e nxënëseve”, shpjegon Behrami për Express.

 

Vite më parë, Emin Behrami duke poseduar dokumente të bollshme dhe dëshmi nga vetë nxënëset e medresesë, kishte vendosur të ngrejë padi ndaj Shemsi Rrahimit, profesor i gjuhës turke në shkollën “Alaudin”, nën akuzën e ngacmimit seksual të nxënësve të po kësaj shkolle.

 

Behrami në kërkesën e tij, që ia pat bashkangjitur edhe faktet për këto akuza, kërkoi që Rrahimi të largohej nga BIK me arsyetimin se po e rrezikonte imazhin e këtij institucioni. Sipas kësaj kërkese, Shemsi Rrahimi ka lënë në riprovim në gjuhën turke një nxënëse të shkollës “Alaudin” dhe gjatë pushimit veror ka kontaktuar nëpërmjet bisedave në internet, ku edhe e ka ngacmuar seksualisht, duke ia kushtëzuar notën kaluese me tregimin e fotografive gjysmëlakuriqe të saj. Këto biseda janë të përfshira në një material prej 39 faqesh, të cilin Behrami e ka dërguar edhe në polici, në Inspektoratin e Arsimit të Kosovës si dhe në Prokurori. Mirëpo, lënda e tij asnjëherë nuk është marrë për bazë.

 

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

 

Ndaj ësht më mirë për të gjithë që edhe ju ti ktheheni traditës sonë shekullore të ushtrimit të fes sipas kushteve dhe traditave tona, dhe në koordinim me interesat tona Shtetërore dhe Kombëtare,ngase ësht ligjë i natyrës që çdo fillim, ka edhe mbarim’ edhe propaganda juaj pro arabike duhet të përfundoj,sepse shqiptarët jo vetëm dëshirojnë por edhe kërkojnë me këmngulje që puna juaj të koordinohet me interesat e shtetit tonë në të cilin edhe ju jetoni dhe për të mirën e  popullit shqiptarë të cilit edhe ju i takoni! dhe të jeni të bindur se brezat shqiptarë do tua shkruajnë historinë pa zbukurime, në shkallën që e meriton Vepra Juaj!

 

Kjo porosi njerëzore e shqiptare me Përkushtim për Atëdhedashuri dhe Besnikri i bënte dhe i bën shërbim të mirëVendit dhe Popullit ngase që nga fillimi i qëndresës sonë kombëtare, secili luftëtar shqiptar pa marr parasysh përkatësin e tij fetare,ia linte Familjes Amanet “me gojë” që ta  Varroste dinjitetshëm në Varreza shqiptare shoqëruar me Himnin dhe përcjellur me flamur Kombëtar,gjatë gjithë kujtesës historike që nga Heronjët ashtu edhe Dëshmorët e Kombit e deri te ushtarët e rën për lirin e vendit për aq sa di kujtesa historike e Popullit Shqiptar, fakt ky  që kurrë dhe në asnjë rrethanë,nuk guxojmë  ta braktisim.

 

Para se ta përmbylli kët shkrim,e shoh të arsyeshme ta bëjë publike prirjen time prej idealisti,që beson plotësisht në mundësinë e marrëdhënieve vllazërore ndërshqiptare me besim e respekt reciprok ndërfetar të të tri besimeve tona.

Kosova,pavarsinë e sajë e ka shpallur në bazë të së drejtës së sajë për liri dhe pavarësi dhe sipas të drejtës ndërkombëtare të shteteve për vetvendosje,të fituar dhe merituar me luftën tonë  për liri,e cila u realizua me ndihmën dhe përkrahjen e miqve tanë Amerikano-Europian.

Pra, në bazë të së drejtës sonë Kombëtare dhe dëshirës së popullit tonë për liri dhe pavarsi duke mos u bazuar në asnjë libër fetar,Pavarësi kjo nga e cila na janë rritur mundësitë dhe shpresat e ëndrruara gjithmonë që në emër të së drejtës sonë  të mos i rreshtim përpjekjet,për arritjen edhe të bashkimit tonë kombëtar,një herë e mirë,ndaj edhe unë personalisht,edhe nga këto arsye, nuk synoj të ndriçohem nga rrezet fetare por dëshiroj të ngrohem nga Dielli ynë i përbashkët Kombëtar,së bashku me të gjithë IDEALISTËT E  SHQIPËRISË  ETNIKE!

 

Gani Qarri

Cyrih 10.09.2010



(Vota: 23 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora