Mendime
Halit Bogaj: Ndryshimi i rezolutës serbe për Kosovën
E diele, 12.09.2010, 05:27 PM
NDRYSHIMI I REZOLUTËS SERBE PËR KOSOVËN
Nga Halit Bogaj
Pas presonit të madh ndërkombëtar që iu bë Serbisë gjatë ditëve të kaluara, ajo ishte e detyruar që ta ndryshonte Rezolutën e saj të paraqitur krye në vete në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht pa konsultim me shtetet më të fuqishme evropiane të cilat e kanë pranuar Pavarësinë e vendit tone.
Pas mendimit këshilldhënës pozhitiv të Gjykatës së OKB-së përkitazi me ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Serbia e frustruar nga inati që kishte humbur, u përpoq që botës t’I hidhte hi syve dh eta paraqiste një Rezolutë për t’u votuar edhe njëherë në OKB kundër Pavarësisë së Kosovës, me shpresat e saj të vetme se atje akoma do ta kishte Rusinë dhe shumë shtete të tjera që nuk e kanë pranuar akoma Pavarësinë e Kosovës.Madje madje Serbia ishte’’ fryrë’’ aq tepër sa që dë dukej se nuk e kishte gajle për askend tjetër, sidomos për shtetet evropiane në familjen e të cilave pretendon të futet së shpejti dhe për të qenë anomalia më e amdhe, ajo më shumë I çmonte 5 vendet që nuk e kanë pranuar akoma Pavarësinë tone se sa 22 të tjera që e kanë bërë atë.!Vërtet kësi margaritarësh mund të gjesh vetëm tek
Pas vizitave të dy burrështetasve evropianë në Beograd dhe fjalëve që ata ua kishin treguar në vesh serbëve, u pa se shpejti se do t’I ndryshojnë qëndrimet e tyre’’ të forta’’, duke u bërë qengja të vërtetë kur e shohin zorin!
Pasiqë shkoi në Bruksel dhe në ditën e dytë të qëndrimit të tij atje dhe takimit me komisioneren evropiane Ketrin Eshton, u pa se Tadiq nuk ishte ai I para nisjes nga Beogradi.Pas bisedave të zhvilluara në Bruksel,sipas të cilave Rezolutës serbe I kishte humbur kuptimi me të cilin ishte paraqitur në OKB, Serbia do ta thoshte vetëm një fjali’’Se prej saj nuk kërkohet që ta pranojë Pavarësinë e Kosovës’’kurse në realitet vetë Rezoluta , me ndryshimet e saj esenciale, është e harmonizuar në atë drejtim, ngase në të thuhet se nuk do të bëhet fjalë për statusin I cili për perëndimin është çështje e kryer.Me fjalë të tjera/ në dyer të vogla/, me Rezolutën e reviduar, edhe Serbia e ka pranuar Pavarësinë tone.
Pas një marrëveshjeje të tillë, do të jetë mirë edhe për vetë Serbinë dhe mbarë regjionin ngase do të fillojë një jetë e re dhe një pajtim me fqinjtë të cilët kanë vuajtur me decenie nga udhëheqja e një politike të sëmurë radikale dhe profitabile për një kastë të caktuar njerëzish të cilët nuk mund të jetojnë pa luftra të reja.Më në fund e ka pare edhe Tadiq se Kosova është një realitet I ri dhe një vend në të cilin kanë jetuar përherë shqiptarët si shumicë, të cilëve me çfardo ligji njerëzor dhe hyjnor u takojnë vatrat e tyre shekullore, por u takojnë edhe vendasve serbë që jetuan disa shekuj me ne/deri në dërgimin e kolonistëve serbomalazezë para njëqind vitesh e këndej /për ta populluar Kosovën dhe për ta ndryshuar përbërjen e saj demografike.
Ndryshimi I kursit të Rezolutës, tek disa nacionalistë të egër serbë ka filluar të zgjojë dyshime se kinse me këtë veprim Serbia është gjunjëzuar para Bashkësisë ndërkombëtare por analizuar më hollësisht del në pah se Serbia ka bërë një gjest shumë pozitiv edhe për popullin e saj dhe mbarëvajtjen e mëtejme të saj në kahjen e integrimeve euroatlantike e cila nuk mund të mbetet e vetmuar dhe e anashkaluar nga të gjithë të tjerët.Sikur serbët të ishin më demokratë dhe më humanistë , këtë do ta kishin bërë qysh moti, madje edhe do të duihej t’I kërkonin falje Kosovës për të gjitha të zezat që ia kanë bërë asaj/gjë që as nuk mund të merret me mend nga ana e tyre/.
Se në çfarë transi kanë rënë disa nga serbët nacionalistë nga Mitrovica veriore ,me rastin e harmonizimit të Rezolutës/ tregon edhe njëfarë Ivanoviqi I mjerë I cili nga çasti kur e kishte marrë vesh lajmin, kishte kërkuar që pjesën veriore të Mirovicës tam merr Rusia, e cila do të dinte t’I mbronte interesat e qytetarëve të saj!!!Ja pra se deri ku mund të shkojë budallallëku njerëzor nga ata që nuk I kanë dy lidhje në kokën e tyre!.
Pra me aprovimin e ndryshimit të