E enjte, 24.07.2025, 10:52 PM (GMT+1)

Mendime

Fetah Berisha: Promemorje për shokun Hashim Thaçi

E marte, 14.09.2010, 09:58 PM


PROMEMORJE PËR SHOKUN HASHIM THAÇI

 

Nga Mr. Fetah Berisha, ish deputet i Parlamentit të Republikës se Kosovës

 

“Ku e lamë e ku na mbeti

vaj vatani, mjerë mileti”.

Aktualisht:  Pas luftës i pander

                    pranë sofrës i pangrënë.

                    Nën thundrën e përdhunës

                    larg vatrës, larg punës.

 

                    Nga injorantë e qyqarë

                    të qeverisjes korruptive

                    keq po e pëson populli mbarë

                    nga pamëshira e fajdexhinjve.

 

Është kohë e fundit, popullit i ka ardhur “thika në asht”, prandaj   përkujtoj opinionin e gjerë kosovar, qytetarët e Rahovecit dhe ty shoku Hashim Thaçi si kryeministër i Qeverise  se Republikës së Kosovës se përkundër propagandimit për qeverisje të mirë, shumë gjëra nuk shkojnë në drejtimin e duhur.

Po filloj me shown e këtyre ditëve kur shokun Qazim Qeska, kryetar i dorëhequr i komunës së Rahovecit e bëre hit dhe të famshëm duke e kthyer përsëri në postin që mbante edhe 47 ditë pas dorëheqjes së tij publike e të parevokueshme.

Kush është në fakt shoku Qazim Qeska dhe me çka ky njeri është i merituar që për të katërtën herë të drejtojë komunën e Rahovecit, njërën ndër komunat më të begatshme por edhe me te dëmtuara nga lufta e fundit në të gjitha aspektet.

Qazim Qeska nga Rahoveci është djalë hasreti, jurist i diplomuar, dervish i sektit rrufai, në katër mandate kryetar i komunës së Rahovecit. Si komunist i devotshëm, i dëgjueshëm dhe i denjë, mandatin e parë e kishte në ish pushtetin sllavo-komunist të cilit i shërbeu me devotshmëri dhe përkushtim deri në kohën kur pushteti okupues serb e beri pastrimin etnik te institucioneve vendore

edhe nga shqiptaret te cilët i shërbyen me besnikëri, e të cilët i hodhi si limonin e shtrydhur. Betohej në vëllazërim-bashkimin e rrejshëm, përkrahu ndryshimet kushtetuese në kushtetutën e Serbisë me të cilën i merrej autonomia formalo-juridike Kosovës, propagandoi se me ndryshimet kushtetuese, Kosova nuk do të humbte asgjë, zbatoi me përpikëri diferencimin famëkeq të ashtuquajtur diferencim ideo-politik që zbatohej vetëm  per shqiptarët, me mburrje përdorte fjalorin zyrtar të organeve pushtuese të Beligradit duke i quajtur të burgosurit politikë shqiptarë te vitit 1981 dhe gjithë inteligjencën shqiptare e cila mendonte dhe vepronte kombëtarisht si: nacionalistë, irredentistë, separatistë, secesionistë, kontrarevolucionarë etj. epitete këto të cilat Serbisë i shërbenin për t’i dënuar shqiptaret me shume vite burg. Si kryetar që ishte, nuk mori asnjë nismë për denoncimin e policëve serbë që më 27 janar 1990, në fshatin Brestofc vranë katër të rinj shqiptarë dhe plagosën 17 të tjerë sepse duhej ruajtur “vëllazërim-bashkimin” me komunën serbe  Oxhaci të Vojvodinës me të cilën komuna e Rahovecit ishte vëllazëruar e të cilën kryetari  (i yti dhe i shehut të Rahovecit) me kënaqësi e vizitonte ndërsa nuk gjente kohë për të vizituar vendbanimet e ndryshme të komunës së tij të cilat aso kohe ishin në gjendje të mjerueshme si pasojë e  gjendjes së jashtëzakonshme dhe orës policore që atëherë ishte vendosur në tërë Kosovën. Kryetari i atëhershëm shkoi me aktivistet komunistë, ne fshatrat nga ishin te rënët, për te zbuluar organizatoret e demonstratave dhe per ti diferencuar ata. Katër te vrarët janë dëshmoret e pare te demokracisë, te rene ne Kosove. Organizoi dhe vet shkoi në Gazimestan më 28. 06. 1989. për të pritur dhe nderuar padronin e tij e kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin i cili po nga ai vend iu dërgoi mesazh shqiptarëve se : “në mënyrë institucionale apo jashtinstitucinale, Kosova është Serbi” duke iu shpallur njëkohësisht luftë shqiptarëve duarthatë e të pambrojtur, siç i kualifikonte i ndjeri presidenti historik e shpirtëror i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Shoku Hashim, po ju përkujtoj, ndonëse edhe mund të kesh dëgjuar se UDB e Rankoviqit dhe komunistet e Titos, më pas edhe te Millosheviqit, nga 1945 e deri ne Plenumin e Brioneve, kanë vrare dhe debuar mijera shqiptare nga Kosova. Po ti përkujtoj vetëm dy burime represaliesh, nga me te tmerrshmet: Aksionin për mbledhjen e armeve dhe Procesin e Prizrenit, ne dimrin e ashpër te vitit 1955-56,organizuar nga UDB e Rankoviqit, kur qindra shqiptareve ua thyen brinjet me torture, madje, Ibrahim Mullabazi, qytetar i Rahavecit, nga sikleti, e preu veten ne fyt me thike! Pra, shoku Qazim nuk ishte asgjë tjetër përveç se një kolaboracionist e deri edhe antishqiptar i cili gjatë gjithë jetës dhe karrierës së tij, në asnjë mënyrë dhe me asgjë nuk i kontribuoi  çështjes kombëtare shqiptare, përkundrazi, edhe sot e kësaj dite duke mos njohur gjuhën shqipe, në familjen e tij mbase ende flitet gjuha serbe, të duket mirë kjo?! Derisa ti duke trumbetuar për “fitoren” në zgjedhje çireshe duke bërtitur “e morem edhe Rahovecin, atje fitoi një veprimtar i devotshëm . . . (?! sic)”, e verteta eshte se Shoku Qeska, çdo gjë ka mund te jete, po kurrë veprimtar i devotshëm sepse ne asnjë fazë nuk është ndie gjallë për t’i kontribuar çështjes nacionale, kurrë nuk i ka munguar qimja e flokut sepse si komunist i devotshëm, e dënonte parullën “Kosova Republke”. Ai ka penguar proceset e Levizjes sone kombëtare. Shoku Qeska, si kryetar komunist qe ishte, bashkë me UDB serbe, atëherë nuk lejoi te mbahet Kuvendi Themelues i LDK-se ne Rahavec prandaj u detyruam që atë ta mbanim ne Krushë te Madhe. Poashtu, kur atëherë themeluam Qeverinë Komunale Shqiptare paralel asaj serbe, Qeska nuk kishte guxim te kontaktonte kurrë me ne, sepse kishte frike nga partia e vet, LKJ. Pra, shoku Qeska ka qenë komunist i devotshëm, ishte njeri i Gazimestanit, me fanatizëm e ruante Vellazrim-Bashkimin deri pas 1990-tes. Mirëpo, për PDK-ne, ani pse Qeska është i tillë, ani pse fiton me vota te shkieve të Rahavecit, mjafton qe është ne partine tënde! Një veprim i tille i ka rrënjët ne parimin: “je ne partinë time, edhe nëse ke qenë tradhtar, je i devotshëm”; “nëse s`je ne partine time, edhe nëse ke qene atdhetar, nuk je i devotshëm, bile je edhe tradhtar”! Poashtu, kjo vërteton se një parti e majtë vështirë e ka te pajtohet me parimet djathtiste. Ai menjëherë pas luftës ishte nënkryetar në te ashtuquajturen Qeveri te përkohshme  edhe pse asaj me asgjë nuk i kishte ndihmuar mirëpo ndërkohë fati e deshi që zgjedhjet të cilat pasuan, ndanë shapin prej sheqerit. Me vota të pasigurta në 2007-ën dhe 2009-en për të katërtën herë e bëre kryetar, vetëm pse ishte i pamundshëm të ushtronte denjësisht funksionin e tij. Bile, zgjedhjet e fundit veshtire do ti fitonte po mos te ishin votat e shkijeve te Rahavecit. Nërkohë, ai sadopak, bëri një potez burrëror duke dhënë dorëheqje të parevokueshme, ditën me diell, para mediave, e dëgjuan dhe e shikuan qytetaret e Rahavecit dhe te Kosovës. U njoftuan partia, MAPL,KQZ etj. Pas shumë lutjeve qe iu bene Qeskes nga njereez te partise e te Qeverise suaj, Qeska vazhdonte mos te bindet duke mos të përfillur as ty si kryetar partie dhe as si kryeministër të shtetit. Mirëpo, në prag të zgjedhjeve, pasi ishin plotësuar të gjitha kushtet ligjore dhe kohore, u gjet çelësi. Mësove se shoku Qeska eshte dervish i sektit Rufai, shkove ne Teqe dhe bisedove me shehun. Ai urdhëroi, fjala e shehut nuk kthehet, Qeska e dëgjoi dhe u rikthye! Po ju përkujtoj shoku Hashim se rikthimi, ne këtë mënyre, u be si ne feudalizem apo mesjetë kur kleri mbante pushtetin në dore. Dhe, ju me këtë veprim keni bërë inkuizicion mbi ligjin, keni dhunuar ligjin, Kushtetutën dhe decentralizimin. Ju me Rahavecin keni dhunuar demokracinë, votat e qytetareve dhe funkcionimin e institucionve komunale. Ju dhe vartësit tuaj, çdo dite e me tepër, Kosovën po e trajtoni si Qiflik tuajin dhe po instaloni anarki e qeverisje të papërgjegjshme. Edhe pozicioni i Presidentit, ne këtë lojë, nuk është i qartë! Ai, më në fund, lëndën ia dërgoi Gjykates Kushtetuese te Kosovës, për t`ia lënë këmbët e arushës ne dore! Edhe shoku Qeska, pas dorëheqjes se parevokueshme, pas rikthimit, pas këtij cirku qesharak, nuk gëzon më besimin dhe nuk ka votat e qytetareve sepse i ka dhunuar ato. Ai është kryetar i atyre që e kthyen e jo i qytetareve. Në fakt, në këtë akrobacion cirku kë do ta dëgjojë shoku Qeska ne qeverisje? klerikun apo kryeministrin? qytetaret jo se jo!  pyes: argat të kujt tash jeni ti dhe kryetari yt shoku Qeska?! Kuptohet, të atij që doli më me ndikim se sa ju si institucione shtetërore. Ti dhe kryetari yt Qeska nuk mund të shkëputeni nga ideologjia soc-komuniste dhe miqësia me Internacionalën socialiste, jarania me shokët Edvin Kristaq Rama, Fatos Nana, Pandeli Majko e shumë “majka” tjera. Nuk po jepni prova bindëse që je duke luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, vendosur rendin dhe ligjin për të cilat vazhdimisht propagandon. Po të përkujtoj nëse nuk ke pasur kohë të lexosh analizën e një ndërkombëtari lidhur me gjendjën në Kosovë ku midis tjerash konstaton se: “SHIK-u është shërbim i nëntokës së PDK-së i cili fillimisht bënte përndjekjen e kundërshtarëve politikë, kontrollon kontratat e prokurimit e i fiton ato dhe për vitin 2010 ka të ardhura mbi gjysmë miliardi euro, prej nga?! ani që tashmë ekziston Shërbimi i Inteligjencës si institucion shtetëror, Prej nga gjithë ato pasuri marramendëse të pushtetarëve dhe gjithë atyre që “janë nën dardhë” karshi varfërisë së skajshme të pjesës dërmuese të popullsisë duke u përballur me çmimet e barabarta ose më të larta nga ato evropiane përkundër pagave dhjetë e më shumë herë më të vogla nga ato të Evropës. Një punëtor në Evropën perëndimore bie fjala, merr 1.500-2000 litra vaj ushqimor ndërsa ne nuk marrim as 200. Pse kinse duke u privatizuar falet pasuria e Kosovës dhe atë gjithë ato resurse e potenciale të cilat do të sillnin të hyra të mira në buxhetin shtetëror dhe ku shkojnë ato mjete që merren nga “shitja”?! Po deputetët e mandateve të kaluara të diferencuar partiakisht ku janë e çfarë bëjnë sot? Po te burgosurit politikë te vitit1968-1981 ku jane e si jetojnë? një pjesë e mirë e tyre janë të anatemuar partiakisht! sa e dhimbshme për ata që dikur dridhen komunizmin jugosllav. Po Mërgata jonë e mrekullueshme, ne të gjitha kohërat që ishte shtyllë ekonomike... për Kosovën, si respektohet? Ajo sot, as çmohet e as nderohet, madje mbase edhe keqtrajtohet kur paraqitet të merr dokumentet e identifikimit! Takimet me ta veç janë harruar...! Kosova si vend agrar, në çfarë gjendjeje ka bujqësinë, keni njohuri për këtë dhe shkallën e punësimit, përkatësisht papunësisë dhe si bëhet ai, sipas vijës së familjarizimit, asaj partiake dhe ryshfetit si psh në PTK? Partiaket tuaj kanë punësuar nga komuna e Malishevës një person në postën e Rahavecit, një ne posten e Ratkocit dhe një ne zyrën e prokurimit, po qytetaret e Rahavecit te pervluar nga lufta ku te punesohen? A nuk është i mjerë ku popull me këtë sistem shëndetësor dhe gjithë idiotizmat që iu ndodhin pacientëve si në trajtim, si në furnizim me ilaçe e që mbi 3 milion euro do të shpenzohen për asgjësimin e ilaçeve të skaduara për derisa pacientët vdesin për mungesë të tyre që janë të ngujuara nëpër depo e barnatore private?! Arsimi totalisht është politizuar duke u vendosur drejtorët vetëm nga radhët e partisë tuaj, kështu është në komunën e Rahovecit e besoj edhe gjetiu. Drejtoreve te LDK-se iu ranë fshisë, bile aty ku nuk paten kuadro,  drejtor shkolle u vendosën me Bashqellar, pa asnjë dite përvoje pune, prej bankave te bashqellartit drejt ne kolltukun e drejtorit! Aty ku nuk paten as bahqellarë u caktuan ushtrues detyre personat me shkolle te mesuesise te kohes Titos! Hajde arsim hajde ku te kane katandisur! Ministria ka udhëzimin Administrativ se personi qe zgjidhet drejtor duhet te kete fakultetin por, akraballëku është më i fortë për PDK-ne se sa Udhëzimi Administrativ i Ministrisë! Flitet se 2-3 jave perpara është ditur nga injorantet se kush, ku do të jetë drejtor! Pra, kah do qe të kthehesh, të zë plasja. A ka nevojë or shoku Hashim të pyes ndonjë gjë edhe për pensionistët e mjerë karshi pagave të “trustorëve”, ku janë kontributet pensionale dhe si shfrytëzohen ato? Pra, ju përkujtoj dhe pyes se me çfarë të drejte sot injorohet inteligjenca e Rahavecit, pikërisht,nga injorantet derisa Rahaveci ka dhënë intelektualë të nivelit qe i kalojne kufijt e Kosovës si: dr. Ali Sokoli, dr. Sadri Bajraktari, prof. Ali Hasku, dr. Musa Haxhiu, dr. Ali Zatriqi, dr Hilmi Cena, dr Samedin Haxhijaha, dr Vajdin Haxhijaha etj.etj....

Kosova është ne vlugun e përpjekjeve bashke me SHBA-te për faktorizimin e shqiptareve ne Evropen Juglindore si çështje me rëndësi te veçantë për kombin, e ti shoku Hashim merresh me vogëlsira, si rasti i Rahavecit dhe, përsëris, kur pate bërtitur ne kupe te qiellit:”e morem edhe Rahavecin...”Po nga kush e moret Rahavecin o Hashim?! Nga shkiet sigurisht jo! Kjo është politike destruktive  meskine e cila e bëhet qesharake por edhe e dhimbshme dhe e mjerë.

 Bëhu pra arbitër i mire  dhe ju qe “fituat”pushtetin, nga inteligjenca e mirefillet zgjidhni lojtaret me vlere politike, diplomatike, shkencore, ekonomiko-juridike e bashke me qendrat e vendosjes ne veçanti me SHBA-te, vendosni dhe zbatoni Sovranitetin shtetëror te Kosovës...dhe tek atëherë bërtisni  ne kupe te qiellit: Kosova është sovrane, ajo shpëtoi pa u coptuar, problemi i Mitrovicës u zgjidh etj. Mbase nuk është çështje e Mitrovices as veriut te saje (kush ka grigjat i ka kullosat-populli) por eshte qellimi tek Qabja ekonomike e Kosoves –TREPCA, ku minatorët ne horizontin e tete e paten mbrojtur lirine e Kosoves me URI. Mbetet për tu ditur mos vallë Trepça është peng i sovranitetit te Kosoves?!

Në asnjë moment ju pushtetarët e te tjerët nuk duhet heshtur problemin e shqiptareve te Lugines se Preshevës. Kjo çështje është një plagë tjetër e jona që kullon. Shqiptaret atje janë ne gjendje siç ishte dikur Kosova nen Serbi ndërsa në Kosovën e pavarur tolerohen strukturat paralele serbe ne enklavat e mini minoritetit serb, kurse atje ne Kosoven Lindore, ushtrohet dhune sistematike kundër shqiptareve nga pushteti i Serbise.

Kjo promemorje, ma thotë mendja, do te ndikojë pozitivisht për qeverisjen e keqe te kesaj qeverie te koalicionit e cila me perfytyrimet euforike nga lakmia korruptive, nuk sheh çoroditjen e qeverisjes se keqe. Këtë e shohin te tjeret dhe qeshin me të. Kështu, qeverisja e keqe bëhet edhe qesharake, bëhet edhe përrallë me tupan...Prandaj pushtetarë, ruajuni plasjes se qytetareve, namës se Perëndisë dhe namës së historisë!

Le të shpresojmë pasiqë “SHPRESA VDES E FUNDIT”.



(Vota: 24 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx