Mendime
Çlirim Uça: Kundërpërgjigje ndaj Shkrimit të z. Mexhid Yvejsi
E hene, 13.09.2010, 09:59 PM
Kundërpërgjigje ndaj Shkrimit të z. Mexhid Yvejsi: Përgjigje për z. Çlirim Uça
Nga Çlirim Uça
Ju, z. Yvejsi dhe une, ne kete polemike mbrojmi dy koncepte krejte te kunderta. Ju mbroni konceptin e roberise shpirterore te popullit tone, nga nje fe qe erdhi nder ne permes tehut te shpates. Une mbroj konceptin e çlirimit shpirterore te popullit tim, nga kjo fe qe dikure perdhunshem ka robruar shpirtin e ti. Kjo perplasje do te dukej si grindja e dy vllezerve, te ardhur ne jete nga nje prind perdhunus, ashtu qe njeri lavderon dhe tjetri mallkon at. Kjo ndodhe ne rrethanat kur nena jone nuk jeton ma me perdhunusin. Eshte per brengosje te thelle qe sot , ne rrethana lirie dhe pavarsije, Ti dhe une ballafaqohemi per nje qeshtje qe eshte kejtesisht e huaja( e jashtme), deri atje qe Ti, si vella i madhe qe je (shumice),kembengule ne t`drejten tane per te arsytuar , e madje edhe bekuar veprimin e babajte dhunus.
Ne pytjet e shtruara nga une vetem pjesrishte dhe shume siperfaqsisht jeni pergjigjur, duke sjellur dy-tre pohime te pa mbeshtetura, as edhe me nje fakt te vetem. Keni thene :
„Thënë shkurt, shqiptarët kur me shumicë u islamizuan- atëherë shpëtuan. Shpëtuan sepse nuk u asimiluan… Nuk u asimiluan, sepse, në fjalën e Tij, Zoti e ka dhënë dijen e nevojshme për shpëtim… !“
Une pyse cila na qenka ajo dije e dhene per shpetim, kush e dha ate , kure u dha dhe çfare ke ajo dije? Dhe ç`na sherbeu ajo? Qe t`mos humbni kot kohe, une ju keshilloj te mos e kerkoni fare pergjigjen, se ajo nuk ekzistone gjekundi ne krejt historine tone.
Mandej vazhdoni: „ Zoti i ka dhënë dijetarëve, atdhetarëve, luftëtarëve, mjaft dritë që të mund t’i zbulojnë kurthet kundër shqiptarëve….”.
Une pyse :Me thuani, ju lutem, si nuk e pame ne ate drite dhe rame ne kurthet e historise, ashtu qe u gjymtuam kaq tmerrshem dhe, megjithse ka ndodhur kjo, ne vazhdojmi tutje te bimi neper kurtha te reja, madje tash edhe diten?
Tutje thoni:“ Meritojnë nderim fetaria e myslimanëve shqiptarë si Myderriz Ymer Prizreni, Myderriz Haxhi Zeka, që ishin fetarë dhe atdhetarë të devotshëm dhe udhëheqës të Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) dhe Lidhjes së Pejës “Besa –Besën” (1899), Myderriz Vehbi Dibra, nënkryetar i Qeverisë së Vlorës, (1912), Hoxha Kadri Prishtina, Ministri i Drejtësisë, në Kongresit të Lushnjës, (1920) ku iu vuan themelet Shqipërisë, si edhe qindra e mijëra shqiptarëve muslimanë fetarë dhe atdhetarë të tjerë, deri te viti 1998-1999 , kur Shaban Jashari me familjën e tij, si edhe mbi 40 hoxhallarë, dervishë e shejhlerë që u flijuan gjatë luftës së fundit për Kosovë, për Shqipni…“
Ju kontributet njerzore e atdhetare te ketyre personaliteteve te kombit ua atriboni fese islame. Gabimisht or z.Yvejsi, ata luftuan per Atedhe te lire dhe jo per fe, pasi ata dhe pushtusit tane kishin te njajten fe dhe prandaj nuk kishin arsy te vriteshin ne mes vete, pasi nuk kishte as lufte konceptesh fetare.( perjashto Jasharajte qe kishin tjeter besim nga aj i pushtusit).
Dhe se fundmi, per te dokumentuar rendesine e islamizimit te popullit shqiptare ne funkcion te formimit te shtetit shqiptare, Ju citoni, Prof.Stavro Skendin, te kete thene:”Shqiptarët myslimanë e përbënin shumicën dhe pa ata nuk mund të kishte Shqipëri.”
Ju theme i sigurte, do ishte mire t`mos ishte fare ajo thenje ne nje liber historije, pasi vete thenja ne vete nuk permbane asnje dije te pa njohur. Edhe adoloshentet duhet ta dine, se shteti themelohet per popullsine e dhene, ne nje hapesire te caktuar dhe se ne krijimin e shtetit shumica paraqet esencen e qeshtjes. Te krijimi i shtetit te ardhshem palestinez esence do te jete shumica e popullsise muslimane dhe jo pakica e pa perfillshme katolike e saj. Se po te ishte halli i pakices katolike, zgjidhja do ofrohej brenda dite: bota politike dhe humane do pranonte çmimin e strehimit te disa autobusve me njerze, sa per te mbyllur nje plage aq tragjike ne ate rajon.
Po cila eshte e verteta e VERTETE, mbi sa na keni thene Ju z. Yvejsi? Une do perpiqem ta theme me pak fjale.
Pas vdekjes se Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, perveq trojeve, ne duart e pushtusve ra edhe shpirti i kombit. Por, tu qense shpirti ishte shume i embel dhe i dhimbshem, aj dorzohej ne duarte e pushtusve si me pertese, ngadale, rrejeshem dhe sipas karaktereve dhe interesave. Ata qe paten interesa, u dorzuan dhe u bene sherbtore namezie dhe lavdije per disa shekuj me radhe, nen flamurin e pushtusit. Kurse, pjesea tjeter qe u detyru te kerkonte nje rruge te mesme, sa per te kapercyer tmerrin, u dashte te jepte nje pjese te shpirtit tek zullumqari i tyre dhe nje pjese te tij ta mbante per vete. Veq ZOTI I ARBERISE e dine sa ka vujtur shpirti i ARBNORIT, ashtu i ndare ne dy pjese!
Shpirti i ndare me kohe filloj te humbi funkcionin, per ta mbajte e pasuru jeten e njeriut me dije , ndjenja dhe per ti dhene ate energji te mjaftushme jetsore, per te ecur trupi me kohen. Si rrjedhoje populli i roberuar u mbyte ne nje Oqean mjerimesh te pa para. Gjithqka ngeci ne jeten e tije, perpos mjerimit.
Populli me frymen e fundit arriti te mbijetoj shekujte e zise, por tash edhe i humbur ne substance dhe hapesire. Kultura e ti, tashme shume e prapambetur, me kohe nisi te bie nene ndikimin e kulturave te perparuara te popujve fqinje, te cilet gezonin standarte me te mira se ne, ani pse ata armiqve te tyre nuk ua kishin dhene fare shpirtin e tyre. Si pasoj e ketij ndikimi filloj asimilimi masiv i zonave periferike ne trojet tona. Humbi Sangjaku . Ndodhi edhe trishtimi me i madhe. U asimiluane edhe trojet tona , ku historija e qendreses sone ka shkru faqet ma te lavdishme te saj: Fjala eshte per zonen Verio –Perendimore te Shqiperise. Te paret qe u asimiluan ne keto troje ishin pikerisht muslimanet shqiptar. Mjerisht ky proces nuk eshte ndalua ende. E, une me z. Yvejsi gjejmi kohe me komoditet te grinemi?!
Hovi galopant i kultivimit te nje islamizmi radikal ne trojet tona ne Maqedoni, ka zane t`me shqetsoj jashte mase, per t`ardhen e ketyre trojeve.Kame frige, mbase neser ata shqiptare do thone se nuk jami as shqiptare, por turq e arab. Edhe ne Kosove eshte duke u bere mund i madh qe ta pesojmi ngjashem.
Nje dite historija e huaje, se e jona mund t`mos ekzistoj me, do te shkruaj, se si shqiptaret i perballuan te gjitha tmerret e perandorive, por u vetembyten ne perandorine e shpirtit te vetedorzar. Ne nje rast te tille, nuk duhet harruar se ky krim ka ndodhur nene syte e Sali Berishes, Fatos Nanos , Fatmir Sejdiut, Hashim Thaqit,Ramush Haradinajt, Arber Xhaferit dhe Ali Ahmetit me shoke. Te tillet i prêt nderimi i madh ne Meke, si kalorse te vertete te Islamizimit.
Ju z.Yvejsi, perkunder vullnetit per te dhene pergjigje konkrete dhe te argumentuar, ashtu siç ua kame kerkuar, jeni treguar shume i zellshem ne citimin e shume dijetarve, teologve dhe shkenctarve , duke shpresuar te me bindni me thenje te ajkes se dijeve botrore. Sikur dhe une ta beja te njejten gje si Ti, duke cituar mendime te selektuara vetem sa per te goditur kundershtarin tim, nuk do t`me mbeste tjeter, pos ta njihja veten per nje zhurmagji qe done te beje hipokritin e dites.
Ne vend se te humbi kohe per citime, une do merrem pakez me disa nga thenjet e cituara. (Ama vetem pakez , se nuk na hyne te gjitha ne pune, per ta arritur qellimin). Jo, sa per ti hudhur poshte ato , por per t`ju thene Juve, se ka dy gjera tek leximi: nje eshte leximi i drejte i asaj qe eshte shkruar dhe e dyta eshte , leximi i shtremberuar i tyre, per dobi qastit. Pastaj duhet ditur edhe nje gje: zhvillimi i njerzimit nuk u nenshtrohet deshirave e mendimeve(thenjeve) te mendimtarve, por Teorise se Darvinit( Ligjit te te fortit-selekcionit natyral).
Ju citoni thenjen:"Mbi tempullin e Delfit qëndronte një mbishkrim i njohur: Njih vetveten! Kush njeh vetveten, thoshte, Muhammedi (a.s.) ai e njeh Zotin. Zoti është e Vërteta.“
Me thuani, Ju lutem z Yvejsi, si nuk paten mundesi per rreth 1500 vjet, vete arabet ta njohin veteveten? Nje mbretri perdeje ua ndalone miljona e miljona njerzve at mundesi, per ta njohur vetveten .Si kane mundesi ta njohin veteveten ata, kure e kan te ndaluar ta perdorine dhuntine e Zotit, syrine e tyre te bukur, per te shijuar bukurite qe Zoti u ka
dhuruar mbi krejte rruzullin e ti? Athua, a mos do ta donin vullnetshem veteverbimin gjithe ata miljona jnjerze te gjinise skllaverore, vetem sa per te knaqur zotrat e tokes dhe shepise se tyre? A edhte ky modeli i jetes qe ne duam ta kemi?
Citim tjeter : “Një nga filozofët më të njohur anglez, George Berkly (1684-1753) këshillonte: ”Ajo që meriton vendin e parë në studimet tona është mendimi për Zotin…”
Une theme i plotesigurte - Se sot, ne detyren tone, nuk ka gje ma parsore , se sa te ndalojmi keqperdorimin e Zotit nga ana e njeriut sundus. 3000 vjete jane qe njeriu e bene Zotin vete dhe nuk ndalet dot qe te nise te reflektoj arsyshem. Pse ndodhe kjo ? Po , se njeriu besoj ne thenjen e George Berkly-se, por jo edhe njeriu Zot, i cili derisa njeriu NJERI lutej, aj (njeriu ZOT)hypte shkallet e fronit, per te bere Zotin e Tokes .Ne emer te Zotit u zhduken popujte dhe kulturat e nje kontinenti te tere, ne emer te delegates Hyjnore u mbyten 80 miljon njerze, ne nje distance kohore prej dy decenjesh ne kontinentin tone. 8000 burra mbrenda nje nate ne Srebrenice!
Citimi tjeter: ” E keni patur mundësinë të mësoni se në librin “Të kapërcehet pragu i shpresës”, Papa Gjon Pali i Dytë thotë: “ Fetaria e myslimanëve meriton nderim.
Me thoni Ju, mua, si do ishte sot bota, sikur njeriu pas gjithe ketyre tragjedive t` mos kishte mesuar , nderimin, qe eshte nje gje gje thelbesore per t`ardhmen e tij.? Athua, a do te shkrunim une dhe Ti sot, pot te mungonte edhe ky relacion njerzor? Jo, qe nuk do shkrunim, po as nuk do ta kishim pare fare kete bote. Meqe e citoni Papen, pse nuk treguate respekt per momentin e Perurimit te Katedrales me emrin e Nenes Tereze? Po bete artikull me titull:Katedralja katolike a politike?
„Pastaj thate: Kosova jonë e dashur ka nevojë për Zotin, jo të armiqësohet me Te…“
Citim tjeter. „Shqiptarët, pra, edhe pse kanë dy fe, nuk janë popull, komb, me Shën Bartolome, falë tolerancës së Fesë Islame, që i përkasin shumica e shqiptarëve“
Ju gabimisht, edhe tolerancen tone kombtare, si vlere te veqante te popullit tone , ja atriboni fese islame dhe jo gjenit shqiptar. Po qe se mendoni, se eshte ashtu , atehere si mund te spjegohet mungesa e thelle e tolerances ne familje, ashtu edhe ne shoqerite dhe shtetet si: Iran-Irak; Irak-Kuvajt;Iran- Arabi Saudite; Jordani-Palestine:Egjipt-Sudan etj.
Ju, padrejtesisht me identifikoni me nje injorant„ Të mos e njohësh këtë tolerancë, të mos e njohësh Fenë Islame, kur nuk ke patur mundësi, nuk është turp. Por, turp është të ngulësh këmbë me kryeneqësi në injorancën tënde, edhe pasi e ke patur mundësinë të mësosh.”
Me duhet te theme , se si shijus teper i madh i gjerave, ne fene qe kam patur mundesi ta mesoja, une nuk gjeta ato qe me fisnikronte. E kame ndjere per detyrim te jeme vetem SHQIPTAR, me identitet timin nga gjaku deri tek Zoti im, i cili me ka ofruar gjithqka qe mua me eshte deshte, qe une te jeme zoteruse i dhuntive te tija ne Token tone, ku eshte shume e mundshme te jete derdhur edhe gjaku i te parve tu. Sot e kemi te lire kete pjese te Atedheut.Ta gezojmi Zoti Yvejsi, me identitet e me dinjitet. Per t`mos e lodhe kot lexusin nuk u zgjerova me teper. Po ashtu , per mungesen e vullnetit per te gjetur mirkuptim ne rrafshin e arsyese, fakteve dhe argumenteve, une me kaq e perfundoj kete duel pikpamjesh. Veq tjerash edhe nga principi im i permbajtjes.