E enjte, 24.07.2025, 09:41 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Nga bisedat dhe takimet e ndryshme me Balin(Bacin) tim nga Drenica...

E marte, 14.09.2010, 06:03 PM


Nga bisedat dhe takimet e ndryshme me Balin(Bacin) tim nga Drenica...

 

Nga Agron Shabani

 

  Unë: Bal , fol dhe na trego dicka nga përvoja jote jetësore?

 Ai(Bali): Po balo po foli edhe unë dicka! Me i thanun burrit uk(ujk) i rritët mendja.Ndërsa, me ba e me i thanun burrit qen të vretë plumb balo! E ujku i qeni janë vllaznën(vëlezër) lumë bali!

 Prap unë: Po mirë atëherë bal cka(cfarë) mund të na thuash një trohë më shumë për disa "burra" ose "mëshkuj" të sotit që mjerisht flasin shqip?

  Bali: Disa janë ujqë të mocëm komuno-pnsllavist balo...Të vrasin natën e të vajtojnë ditën! Disa të tjerë janë këlyshë ose zagar të huaj dhe disa të tjrerë as nuk janë  këlyshë dhe as zagar.Madje, as kuaj e as gomar.Por,janë si mushkat.As nuk të vrasin e as nuk të falin.

  Prap unë: Bal! Po deshët dhe ogicët kur vritën mëse tepërmi në mes veti?Pra: Kur e vrasin dhe kur e therrin me tepër njëri tjetrin  me brirët(burjenat) e tyre?

 Bali: Kur ta qethin( kur ta prejnë) leshin nga trupi.I duken njani  tjetrit me të vegjël dhe i marrin turrë njani tjetrit  me tanë fuqinë sa kanë.Bahën gjak mes veti.

 Unë: Bal, po si e spjegon ti "kurvërinë e burrit" dhe "kurverinë e gruas"?!

 Bali:Po bal! Shumë kollaj(shumë lehtë):Me ba e me të qëllua robi(gruaja) kurvë ose rraspie e l´shonë menjeherë dhe ia con herifit(prindit) të saj të dera.Ndërsa, me ba e më të qëllua mëshkulli i shtëpisë kurvë ose rraspie të ban Zoti kahre me të! As nuk je i zoti që e mban dhe as që e lëshon.Mozamakeq!Janë dis mëshkuj të cilët i thonë vetit "burrë"  që i bajnë(bëjnë) edhe nga 5O vjet e nuk futën në bylyk(...).

 Prap unë: Bal,po cka bajnë( me cka mirren) Drenica gjatë stinës së dimrit?

 Bali:Mbasi m´vete po t´kallxoj: Sic e dinë edhe ti vet balo:N´Drenicë bjen  shumë borë(deborë) dhe bahet dimër i madh.Nuk dilet përjashta.Ku burrat(mëshkujt) tubohen nepër oda dhe fillojnë të luajnë(lozin) tekërlek ose kapucas.Kur e mbarojnë lojen e kapucave ose tekerlekut nisin e i marin llafet e ndryshme të botës.Dhe..krejt në fund bëjnë llaf për "ata dy vëllezërit e përcarë dhe grindavec që ishin grindur dhe hasmuar dikur në mes veti për një bagël(pleh) kali mbi urën e gurit!" Po si ashtu bal?E pyes në vazhdim Balin tim nga Drenica. Paj balo kishin dal një ditë prej ditësh dy vëllezër me shtetitur së bashku në katund .Dhe,shih ti lumë bali duke kalua sipër një urë e shohin një bagël(pleh) kali mbi atë urë dhe nga aty fillon belaja e tyre mes veti! Jo e ka ba baglën(plehun) kali jem, jo pela jote...Dhe,vëllezërit fillojnë të grindën e të rrahën mes veti!Saqë edhe katundin e shtijnë(vëjnë) në siklet dhe n´ xhynah të madh me britmat dhe ulurimat e tyre për një bagël(pleh) pele ose bagël(pleh) kali! Hasmohen mes veti aq shumë për këtë "punë"(lëxo: për një bagël pele ose bagël kali!) saqë kalojnë shumë vite u nuk flasin as nuk komunikojnë mes veti.Por,ja që shkojnë burrat e zgjuar(pleqnarët) dhe i pajtojnë prap vëllezërit e hasmuar mes veti për një bagël pele ose bagël kali.Me c´rast, të përmalluar aq shumë për njëri tjetrin pas aq shumë vitësh të kaluar në izolim dhe hasmëri të madhe ndaj njëri tjetrit: Dalin të dy vëllezërit të shetisin prap te(ke) ajo ura e gurit që ishin zënë dhe fjalosur  dikur aq shumë për një bagël(pleh) pele ose pleh kali.Ehh..more bal! A t´kujtohet rinzani lah që dikur patëm shkuar poshtë(ramë në ngatërresë) për një bagël kali! I thotë vëllau më i vogël të madhit.Dhe..ky tjetri(vëllau më i madh) ia kthen prap me inatë të madh dhe plot meri vëllaut me të vogël me këto fjalë: Ore qen nuk ka qenë bagël(pele) po bagël(pleh) kali! Edhe njëherë po të thëm.Kurrë mos thuaj më se ka qenë bagël(pleh) kali, po bagël pele! A more vesh ej...!!!! Për të rifilluar sërish ngatërresën e tyre për një bagël(pleh) pele ose pleh kali xhanëm ti bali!!!! Kështu e ka me disa "mëshkuj" ose "burra" tanë shqipfolës.Sa ora hasmohen dhe bijnë në gjak mes veti për një bagël(pleh) pele ose pleh(bagël) kali.

 Unë: Bal:Xhemajl Abria ishte kanë një burrë i mencuar dhe vizionar në Drenicë dhe më largë.A mund të me thuash dicka mbi Xhamajl Abrinë?

 Bali: Po bal! Ashtu ka qenë.Xhemalj Abria ashtë kanun(ka qenë) një burrë i urtë dhe pleqnar i madh në Drenicë dhe jo vetëm në Drenicë.Bile, një ditë prej ditësh në një odë të njohur dikund në Drenicë e paska marrun(paskësh marur) edhe të birin e tij me të vogël me veti.Dhe,kur futët në Odë të Burrave me të birin e tij e pyesin burrat në odë: Xhemajl Aga po kush është ai burrë që e ke marrun me veti? Ky ashtë(ky është) i  biri i gruas time.Po qyshë i biri i gruas tënde Xhemajl Aga?! Jo vetëm i gruas,por ai është edhe  biri yt ! Atë e ke  djal Xhemajl Aga .Po,po burrat e dheut po!Plotësisht e vërtetë . E di se këtë mashkull e kam djal dhe  krejt Drenica e ma largë besojnë se  ky farë mashkulli(mëshkulli) është biri im.Por, askush n´Drenicë dhe askund tjetër në këtë botë  nuk më ka pamun(parë) ratë cullak(lakuriq) me nanën e këtij farë burri në shtrat.Qenka përgjigjur Xhemajl ABRIA për të birin e vet.



(Vota: 5 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx