Mendime
Ragip Guraziu: S’do të ketë fuqi që t’i përçajë shqiptarët
E marte, 14.09.2010, 09:34 PM
Frika e përhapjes së islamistëve në Kosovë.
S’do të ketë fuqi që t’i përçajë shqiptarët
Nga Ragip Guraziu
Duke lexuar shkrimin e z.Reshat Sahitaj me titull ‘Myslimanët radikalë dhe Kosova”, më ranë në sy shumë gjëra të prekshme dhe shumë të qëlluara të këtij shkrimi, ku në këtë stil di të shkruajë vetëm i nderuari Reshat Sahitaj. Jo më larg se një ditë pa u botuar ky shkrim, isha te vajza ime në iftar në fshatin Besi të komunës së Prishtinës, ku aty u zura ngushtë nga miqtë në një debat që e zhvilluam, mu për këtë çështje të ekstremizmit islam, jo se unë nuk isha i aftë për dialog dhe përgjigjeje, por se ata nuk mundnin apo edhe nuk kishin aftësi të më kuptonin, dhe ja tani atyre u preferoj ta lexojnë këtë shkrim të z. Sahitaj që ta kenë më të qartë përgjigjen. Ai që lexon edhe fiton më shumë dituri.
Në këtë shkrim z.Sahitaj ka cekur se ‘kështu shkruan edhe në Kuran’,që do të thotë se ka e lexuar Kuranin dhe është njohës i mirë i tij. Edhe autori i këtij shkrimi, sa për informim të lexuesve, jo më pak se katër herë e ka lexuar Kuranin dhe 2002-2003, ku në Radio Theranda kam udhëhequr emisionin fetar dhe donator ishte një shoqatë arabe me seli në Velani-Prishtinë. Dhe z.Sahitaj është shprehur shumë qartë kur ka shkruar se ‘po të veprohet sipas mesazhit të librit të shenjtë Kuranit, paqja do të mbretëronte, mirëpo mu nga këta islamist-extremist për interesa materiale krejtësisht individuale dhe grupore, një pjesë e myslimanëve janë radikalizuar deri në ekstremitet. Kjo nuk do koment. Se këto grupe ekstremiste më në zë të islamit, siç shkruan z.Sahitaj pa dyshim trajnohen në Serbi dhe financohen dhe tani nga shtetet apo vendet islame të cilat ende hezitojnë ta njohin Republikën e Kosovës vetëm e vetëm për mos prishjen e qejfit Serbisë,e çka i thonë kësaj?
Dhe për fund, pa zemër kombëtare nuk mund të jesh fetar. Pa atdhe nuk ka fe. Pa din s’ka iman. Dhe ekstremizmi mysliman mundohet kot se nuk do të ketë fuqi të përçajë shqiptarët, sepse ata janë shumë të vetëdijshëm se feja shqiptare është SHQIPTARIA.