Mendime
Naser Shatrolli: Tragjedia e 11 shtatorit ndodhi mbrëmë
E enjte, 16.09.2010, 07:33 PM
TRAGJEDIA E 11 SHTATORIT NDODHI MBRËMË
Nga Naser Shatrolli, 12.09. 2010
Nata finale e festivalit “9/11” dëshmoj heronjtë e rrejshëm të kësaj date simbolike, dëshmoj se, në Prishtinë po kultivohet “kanabisi politik”, dhe ata që po e kultivojnë këtë lloj bime, po i shpërblejnë ata që janë në shërbimin e tyre.
Organizatori i këtij festivali ka përgatitë skenar për t’mu hakmerr mua personalisht dhe filmit “MURI” një film tematik, që tenton me i tejkaluar këto data dhe për të cilën i tërë komuniteti artistik ishte dhe besonte se i meritonte mbase tre çmimet kryesore.
Fiton një film që idenë e ka të kamufluar mbi konceptin e filmit “MURI”
“Pirromani” ishte një film i cili sipas shijes së përgjithshme artistike nuk kishte rrjedhje dramaturgjike profesionale aq më pak origjinale, nuk ndodhë film, ska dramë, dhe nuk mjafton vetëm me fotografi të bukura në liqe me ndërtuar një film. Flas nga perspektiva e shijeve të atyre që ishin në sallë. Ai film u shqua nga kritika vetëm për fotografi.
Gjithçka ishte përgatitur për ta luftuar filmin tonë si hakmarrje e drejtpërdrejtë.
Secili krijues pas dhe para festivalit thoshte, ju jeni fitues, filmi juaj ka qenë ai që e ka shpëtuar festivalin. Nga kjo perspektivë, jam duke dyshuar edhe në vet publikun përderisa aq fuqishëm e priti filmin dhe në fund u injorua verdikti i tij, në këtë kuptim, them se ndoshta festivali ka pasur të drejtë dhe publiku jo!! Unë nuk dua me dhënë një ide në lidhje me" publikun dhe festivalin".
Unë kam shkruar për tre ditë rresht për rrjedhën e këtij festivali, e kam vlerësuar drejtë dhe për këtë nuk do të distancohem, përkundrazi, mendoj se kam bërë mirë, sepse komuniteti artistik kanë nevojë për të shkruar dikush për filmat e tyre. Fundja,unë bëjë punën time edhe në gazetari krahas skenarëve të filmit artistik si përcaktim i imi profesional, nuk dua asnjëherë të lakoj padrejtësi për një festival, individ apo film të caktuar.
Në atë festival, e kam thënë dhe hera tjera, po promovohen krijues, koleg, skenarist, regjisor, aktor, pra unë them edhe sot se, ajo dritare, është një mundësi e vogël por e rëndësishme për krijuesit e rinjë. Dhe për këtë, kjo dritare për intuitën time do të ngelet e çmuar, sepse, mua më pranoj publiku si rezultat i përbashkët mes nesh.
Fuqia e një krijues është kur masa të nxjerr në skenë me duartrokitje të forta dhe të mban pezull mbi atë skenë. Unë e kam dashur këtë votë, dhe këtë çmim, të tjerat janë relative. filmi “muri” është meritë e imja, e Gazmend Nelës, e Xhelal Halilit, Aurit Agushit dhe ekipit në përgjithësi, dhe atë meritë e ka nxjerr në pah ky festival, dhe tani nëse vet festivali e nënçmon filmin dhe punën tonë, kjo është llogari e gabuar e tyre. Unë, ju falënderohem publikisht për mbështetjen e filmit në realizim.
Ideja e këtij shkrimi ka të bëj më shumë për plagjiatorët. Kjo tendencë, vetëm sa ma përforcon bindjen se këtu tek ne në Prishtinë s’ka ide origjinale, se, këtu vërtetë ka kriza përderisa nuk ka ide, dhe përderisa të tillët mbështeten në idetë e huaja. këta plagjiator, s’kanë mish origjinal, s’kan frymë origjinale, s’kan sy origjinal, s’kan mendje origjinale, “kësi burrash” lindin çdo ditë.
z.Blerim Gjoci, e nënçmoj pa vetëdije ose me vetëdije edhe vetveten (festivalin e tij) duke u munduar me më degraduar mua, se paskam shkruar një artikull në “zëri” para një viti, në lidhje me përzgjedhjen e skenarëve të atij edicioni.
“MURI” jep këtë mesazh. U pa në natën finale se politikanët janë ata që vendosin dhe që e kontrollojnë secilën ngjarje, njëherësh, diktojnë drejtësi në adresë të atyre që ju konvenon.
“Pirromani” që kall arat dhe që tenton me kall edhe idetë e huaja, atij ju ndanë pesë çmime.
Nuk ka asgjë më të dhimbshme se sa të marrësh diçka çka nuk është e jotja. “Turpi” ishte njëri nga filmat pjesëmarrës, dhe po ai turp i së shkuarës, u manifestua nga vet festivali në natën finale.
z.Blerim Gjoci e nënçmoj “Murin” për një motiv të ligë, ishte “hakmarrja”, kishte shumë filma që flisnin për hakmarrjen, pra, kjo sindromë detyrimisht po manifestohet edhe tek komuniteti artistik.
Letra e tij që ma ka dërguar mua, tregon shumëçka për të. Fjalori që përdor ai në raport me mua, e zbërthen karakterin dhe imazhin e tij në tërësi.
Si përfundim, ne jemi shpërblyer përderisa e kemi bërë filmin, dhe përderisa filmi është pritur mirë nga të gjithë, ne patjetër që jemi të lumtur nëse e kemi shpëtuar festivalin.
Pra, z. Gjoci, e ka nënçmuar veprën e festivalit të tij dhe jo mua apo regjisorin e këtij filmi.
Të ushqesh familjen me grurë të huaj është e dhimbshme. ideja e profesor Ramiz Kelmendit, po më sillet nëpër kokë: “Shqiptari të gjitha ti falë, po suksesin nuk ta falë”.
Nëse dikush mendon se unë jam i mërzitur, unë i them atij se, unë mërzitem kur ushqej me ide të huaja familjen time. në këtë rast, dhe në rastet e tjera, kjo ideja e grurit, me mua dhe në mua nuk do të kalitet, sepse janë idetë origjinale që më ushqejnë mua, të cilat ide (skenar)do të vazhdoj me i punuar me miqtë e mi të shumtë regjisor, aktor, fundja, nuk kam lindur për të ushqyer trurin e familjes sime me bukën e arave të huaja.
Si përmbyllje, koncepti i këtij shkrimi ka të bëj me vlerat profesionale dhe asesi personale.
Filmat shumicën e herëve shpërblehen për hesape tjera, fundja, në Prishtinë ka kuptim kjo lloj loje. Nuk është hera e parë që bëhet kështu, edhe kësaj radhe një dështim më shumë, por jo me fajin tonë. Ne nuk bëjmë vepra për ta dështuar një festival të caktuar, përkundrazi, sot festivalet po bëjnë kalkulime politike në emër të krijuesve, dhe për fund, kur një festivali i bie vlera, nuk duhet opinioni i gjerë me fajësuar krijuesin.
Letra e z.Blerim Gjocit para një viti, mbrëmë e dëshmoj se, ai ka menduar gjatë për mënyrën e hakmarrjes, ai edhe profesorin tim si duket me këtë tendencë e kishte futur në lojë në cilësinë e jurisë. dihet se profesori im, e ka kontrolluar skenarin tim gjatë studimeve dhe nuk ka logjikë me fituar dikush që se ka profesion skenarin karshi meje si profesionist, fundja, profesori im nuk do të kishte kuptim me votuar kundër vlerës së vet, thjeshtë, po flas vetëm për njërën nga medaljet e mbrëmjes.
Skenarin e filmit “Muri” të cilin e ka financuar ky festival, regjisori i filmit z.Gazmend Nela, e ka pasur të drejtën për ta bërë filmin me këdo.
tash lexojeni letrën e z.Gjoci, dhe jepeni vlerësimin secili në mënyrën tuaj. i jam mirënjohës gjithë botës artistike që më bëri natën e premirës së filmit "muri" të ndjehem kaq i fort dhe më dha guxim për të vazhduar me prodhuar skenar me ide të reja.
unë po vazhdoj me shkruar.
Letra e z.B.Gjoci drejtuar mua
Pershendetje Naser,
Kam menduar a te pergjigjem ne "letren" tende, apo te te injoroj, sic kam injoruar edhe deshtak te tjere.
Pas nje konsultimi me Jurine dhe me bashkepunetore te festivalit, vendosa te te bashkangjes pergjigjen e Jurise dhe nje pergjigje te shkurte ty, qe se meriton as te quhesh njeri pas ati shkrimi, e te mos flasim per pergjegjesine e fjales publike, qe fundja, do te ishte e tepert te pritet nga dikush me mendje te tille.
Te them te drejten, me keqardhje dhe befasi lexova emailin tend, dhe mbeta i shokuar nga artikulli "i refuzuar nga disa gazeta", me motive shume te ulta, i botuar ne Zeri.
Akuzat qe me ben mua, Jurise dhe Festivalit nuk do te shkojne te pa ndeshkuara, te jesh shume i sigurt ne kete.
Une si Drejtor i ketij festivali nje cunaku si ti, i kam borxh arsyetimin e Jurise perse nuk kane zgjedhur skenaret e tu, pjese ne te cilen une nuk perzihem asnjehere, sepse u besoj shume njerezve qe i zgjedh, por ata qe motivohen nga motive te ulta qe kane burimin tek mendja e nje miu idhnak, qe mundohet te vjell helm mbi cdo ke dhe cdo gje, meritojne dy tre rreshta, sepse keta njerez e kan thyer pasqyren dhe smund te shohin me vehten!
Cdo ankese ne kete festival eshte adresuar me sinqeritetin me te madh, sepse e dijme qe mund te bejme edhe gabime, por kurre nuk kemi pas nje ankese kaq te ulet me pretendime aq te poshtra, sepse kjo nuk i takon nje artisti te pakten, qe ti shihet qarte se nuk je dhe sdo te behesh kurre, prandaj edhe e kam te veshtre te bie ne nivelin tend edhe po te doja.
Ne "banesen" ku ne krijojme dhe kontribojme ka vend per te gjith, pervec per joartistet si ti, edhe pse eshte banese dhe jo "Hotel", ketu krijohet dhe me mendjen e lige qe ke ti, sigurisht kurre nuk do te kualifikohesh per te qene pjese e jona.
Te faleminderit qe ke shprehur deshiren per ta percjellur festivalin si gazetar, hahaha, por nuk do te jesh i mireseardhur dhe nese vendos qe te mos vish, besom festivali do te jete me i pasur, nje dashakeq i paedukate, me pak!
Regards,Blerim Gjoci.prishtinaFILMQamil Hoxha Nr 2. Kati i III10000 PrishtineKosovee-mail: bgjoci@yahoo.combgjoci@molla-ks.combgjoci@911fest.combgjoci@blerimgjoci.com
From: Naser Shatrolli <nasershatrolli@hotmail.com>To: info@911fest.comSent: Thursday, June 11, 2009 8:24:28 PMSubject: FESTIVALI.9/11.
Letra ime e botuar atë botë në zëri drejtuar z.B.Gjoci
Hello, 9/11 "festivali në banesë"
S'pari urojë për këtë festival, çfarëdo qoftë ai si vlerë. vërtetë ja vlen për ta uruar. është e vetmja dritare private e një banese në katin e tretë, ku jetojnë disa djema dhe bëjnë "festival", dhe janë artistët që nuk e kanë këtë banesë por që tentojnë për të mbijetuar nëpërmes asaj banese, për ta mashtruar vetveten e tyre se ata janë krijues, në fakt, jam edhe unë njëra nga ato viktima përderisa kam konkurruar tek ajo banesë që quhet festivali "9-11" "Ne jemi me Amerikën" thonë ata..i zoti asaj banese që e ka shndërruar fjetoren në festival ka bërë përzgjedhjen e skenarëve në emër të dy drejtuesve të "Teatrit Kombëtar" për t'u dukur serioz në syrin e botës dhe për të fituar para më lehtë në emër të "viktimave", sepse të kesh emër duhet të promovohesh si i tillë nga dikush, por kjo është një iniciativë private që mbijetohet nga ajo datë e dhimbshme, por, akoma më e dhimbshme është kur për së gjalli tentojnë po këta njerëz të shkelin mbi vlerën e artistit-krijues dhe të promovojnë në emër të Amerikës vetveten e tyre njëherësh diapazonin e tyre të njëjtë i cili kurrë nuk ndryshon përkundrazi përsëritet.
skenarët e mi që nuk "fituan" flasin pikërisht për këta njerëz, për këto vlera të pozicionuara, të cilët duan që me çdo çmim të jetojnë duke trilluar vlera për fshatin apo shehrin e tyre, ata e zvogëlojnë hala atë "festival-banesë" në kuptimin e asaj që ta rrisin banesën e tyre private dhe ta mbushin raftin me filma amerikan për të kompozuar latentizmin e tyre artistik para atyre që japin para në emër të Amerikës.
mali, tatuja dhe kuqka..
e di, e kuptoj qe jetojmë ne rrethana ballkanike, dhe duke i njohur te gjithë ata qe kanë fituar, e di se sa është vlerësuar ne sensin neutral, unë nuk dua te futem ne detaje edhe nuk dua fare sqarim sepse sqarimin veç e pashë ne përzgjedhje, uroje qe te vij ajo dite kur do ngopet mentaliteti ballkanik dhe te dali nga rrethi vicioz, ose nga vetvetja e tij dhe te votohet për vlerën për diçka qe quhet provokim për diç qe se ke atakuar asnjëherë ose ke parë diç te tillë në shiritin artistik por nuk beson ne atë prralle te mire, sepse kur nuk beson dmth. nuk kupton ose te duket prralle! thjesht, ta mundësh vetveten për hire te artit është goxha e vështirë, sepse te duket vetja yte humbës karshi asaj qe ke përpara dhe qe lexon dhe qe mund te kesh edhe frike nga ai film i shkruar, dhe kur e mendon te realizuar atëherë çfarë do te behet me pretenduesin..gëzuar! unë do ta përcjelli me vëmendje ne cilësinë e dramaturgut njëherësh te gazetarit te kulturës këtë festival dhe do ta nxjerrin një rezyme qoftë te dhimbshme për vet festivalin, qoftë pozitive, dhe do ta botoj ne gazete, por ju siguroje se do ta ruaj neutralitetin..pra do ta investigoj me syrin e një artisti qe e ka mundur vetveten apo thënë ndryshe për ata qe se marrin vesh do te tentoj për ta mundur atë mentalitetin provincial.
suksese në çdo kohë dhe rrethanë..
e botuar në zëri
11.06.2009.