Mendime
Ndeshja rumuno/shqiptare në Moldovë
E merkure, 15.09.2010, 09:58 PM
Piatra Neamc, Moldovë, 3 shtator 2010. Një ditë përpara se të fillojnë ndeshja, filluan të vijnë tifozë nga të gjitha skajet e Rumanisë. Në orën 12.00 vjen nga Shqipëria delegacioni shqiptar. Dy autobuzë i drejtohen qytetit të bukur me delegacionin tonë. Zbresin nga autobuzi i parë, e më pas nga autobuzi i dytë, njerëz nga ministritë, tifozë e biznismenë. I pari është Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit. I pari që e pret delegacioni tonë është manaxheri i sportit shqiptar në Rumani, prof. Stefan Kokoneshi. Asnjë televizion dhe asnjë gazetar shqiptar. Ndoshta në mendjen e tyre kishte ndonjë interes personal në vend të interesit nacional! Në orën 17.00 ekipi gjendet në stërvitjen e parë në stadium. Delegacioni shqiptar dukej shumë i organizuar dhe i disiplinuar. Në orët e darkës vvjen dhe një grup tifozësh tjerë shqiptarë, shqiptarë nga Kosova e Shqipëria, por në pamundësi për t’u takuar njëri me tjetrin si pasojë e tollovisë. Shqiptarët kërkonin të merrnin hak për atë 6-1 para 2 vjetësh. Nuk e kishin harruar fare.
Fillon dita e ndeshjes. Nga ora 13.00 arrin edhe ministri këshilltar i ambasadës shqiptare, Dr. Luan Topçiu me djalin e tij. Hyjmë në një restaurant ku 15 vetë i prisnin me respekt përfaqësuesit e ambasadës. Dreka ishte e shtruar në tryezë. Biznismenët rumunë Florin Luca nga firma ADF dhe Mircea Simionescu, ishin protagonistët kryesorë të asaj dreke. Mikpritje e shkëlqyer, njerëz që kërkonin të dinë sa më shumë për vendin tonë, për Shqipërinë, për Kosovën, për zhvillimin e atdheut të shqiponjave, për Hymnin tonë. Dy popuj nga Ballkani me zakone të ngjashme, madje edhe të përbashkëta. Shqiptarët përparojnë ekonomikishte dhe i lidhin shumë gjëra të përbashkëta me popullin rumun, sidomos gjuha dhe farefisnia trako/ilire. U pëlqen sporti dhe e bukura. Kështu na thot Stefan Kokoneshi pas kthimit të tij në Bukuresht. Në orën 20.30, para se se të fillonte ndeshja, shqiptarët ftohen në një shtëpi përdhese tipike rumune. 30 vetë na prisnin duke na përqafuar. Në një tavolinë të thjeshtë ishin vendosur pije të shumta, por ajo që u pëlqente më shumë mysafirëve shqiptarë ishte mikpritja rumune. Pinë nga një gotë ashtu si pihet edhe në Shqipëri, e më pas gjithsecili i drejtohet stadiumit modern të Çeahlëut.
Një atmosferë e shkëlqyer. Stadiumi plot. Në sektorin ku ishin vendosur tifozët shqiptarë ishin shumë pak veta: 7 vetë. Ku janë tifozët tuaj, na pyesin rumunët. Stefani u thot se tifozët e Shqipërisë janë midis jush, në të gjithë stadiumin. Janë shumë studentë që kanë ardhur nga Bukureshti, Jashi, Krajova, Konstanca, arumunë e shqiptarë. Të gjithë shëmbëllejnë me njëri-tjetrin, shqiptarë, rumunë dhe arumunë. Madje edhe gjuha e tyre shëmbëllen dhe shkëlqen Piatra Neamci është qyteti i patriotit shqiptar Lazim Rexhepi nga Shipkovica e Tetovës, i vendosur në këtë qytet para 60 vitesh, duke ikur nga armata jugosllave që e pat kyçur në qeli pse militonte për Shqipërinë e Bashkuar. 1 me 1, përfundon ndeshja. Shumë rumunë duartrokitën futbollistëtë shqiptarë, por edhe tifozët shqiptarë që ishin duartrokisnin kur fitonin rumunët.
Asnjë mëri, asnjë xhelozi, asnjë hasmëri. Jam shumë i gëzuar dhe mendoj që do të kemi sukses në këtë grup, na thot Stefan Kokokoneshi, menaxher i futbolit shqiptar, arumuni i Elbasanit që e solli Demollarin dhe disa futbolistë tjerë në Rumani, para 15 vitesh. Ndeshje të tjera na presin, thot dhe shton se i shtrënguan duartë vëllazërisht, rumunë dhe shqiptarë. Rumunë nga Piatra Neamci, pranari i hotelit Bulevard dhe zoti Ion Dragodad, miqësohen me shqiptarët. E njohëm edhe djalin e Lazimit të ndjerë, Kurtish Rexhepin që pat luajtur 12 vjet për ekipin e Çeahlëut. E njohëm, madje edhe zonjushen Mona Agrigoroaiei në Bukuresht, një rumune që militon për Shqipërinë e Bashkuar. Shpresojmë se një ditë do vijmë të shohim dhe ndeshje të tjera të ekipit kombëtar rumun, ndoshta edhe ekipin shqiptar në një ndeshje evropiane. Ju presim me krahë të hapur, na thonë rumunët. Ju jeni vëllezërit tanë. Shpresojmë të shihemi në Shqipëri, në ndeshjen e vitit të ardhshëm. Urdhëroni e vizitoni dhe Shqipërinë e bukur, u thot Stefani, dhe ju garantoj se do të mbeteni të kënaqur! (Baki Ymeri)
Romania-Albania la Piatra-Neamt
Publicat la 01-09-2010. Meciul Romania-Albania care va avea loc pe stadionul din Piatra-Neamt in ziua de 3 septembrie a pus pe jar suporterii nationalei care au inceput s? achizi?ioneze biletele pentru primul meci din campania de calificare la Campionatul European din 2012. Casele de bilete din jurul stadionului “Ceahl?ul-Municipal” vor fi deschise, de luni pân? vineri, între orele 10-13, respectiv 16-19. Organizatorii anticipeaz? faptul c? în ziua desf??ur?rii meciului nu se vor mai g?si bilete de vânzare. Au fost puse în circula?ie aproximativ 13.000 de bilete, disponibile ?i în alte pucte de vânzare instalate în ?trand ?i în Pia?a Central?. Pentru a se evita specula cu bilete, nicio persoan? nu va putea achizi?iona mai mult de 5 bilete. Prioritatea în achizi?ionarea biletelor o vor avea suporterii nem?eni, urmând ca biletele r?mase în stoc s? fie distribuite ?i suporterilor din alte zone ale ??rii.
Meciul Romania Albania s-a incheiat cu scorul de 1-1
Publicat la 03-09-2010. Meciul Romania Albania s-a incheiat cu scorul de 1-