Mendime
Kastriot Bujupi: Jo gjithmonë heshtja është mençuri
E diele, 19.09.2010, 11:04 AM
Në fokus të ngjarjeve politike
Jo gjithmonë heshtja është mençuri
Nga Kastriot Bujupi
Përfasues politik i FBKSH-së
Kundër pa drejtësive që po ndodhin në rrafshin e interesave kombëtare, po heshtët dhe nuk po reagohet si duhet sidomos nga ata që kanë “fuqi politike dhe institucionale“. Mjerisht nuk kemi reagime as nga pjesa dërmuese e partive opozitare si edhe të shoqërisë civile dhe jo vetëm të tyre. Por më e keqja është që ata që po heshtin pas pak kohe po favorizohen nëpër vende të ndryshme të punës sepse po përkrahin politikën servile. Politikanët tanë dhe jo vetëm ata ndaj faktorit ndërkombëtar po tregohen inferior, respektivisht proceset politike që propozohen nga ndërkombëtarët për ne është ’’ amin’’ , çka donë të thotë se për çështjet që i propozojnë ndërkombëtarët ajo sikur nuk debatohet fare, dmth ajo si e tillë pranohet nga “servilët tanë të institucioneve të ndryshme në Kosovë”. Politikës së tillë ndërkombëtare sikur ne nuk po kemi kurajën dhe “fuqinë politike”të reagojmë ngaqë ne me inkuadrimin tonë në strukturat udhëheqëse tashmë kemi pranuar kompromisin, me të cilin kompromis ndërkombëtarëve sikur u garantojmë ndikimin e tyre politike mbi politikën tonë shtetërore, e në anën tjetër kjo gjë po shfrytëzohet mjaftë mirë nga ana e tyre. Si pasoj e kësaj ndodhë ajo që nuk është pritur, misioni për sundim të ligjit merr rolin e ekzekutimit dhe atëherë kush është në konflikt me vetveten? , Misioni ndërkombëtar apo ne vendorët?
Siç thamë më sipër përveç sistemit politikë institucional që po heshtë në Kosovë lidhur me politikën që po na e servirë Bashkësia Ndërkombëtare, kësaj heshtjeje po i kontribuon edhe një shtyllë e fortë e deridjeshme e “opozitës” “Vetëvendosja”, kjo e fundit këtë heshtje( lexo: ndonëse herë pas here po e “ prish qetësinë - heshtjen” me ndonjë ngjitje të afisheve-postereve nëpër mure”) në shenjë të pakënaqësisë të politikë bërjes së institucioneve të Kosovës. Kjo sjellje e vetëvendosjes si duket po ndodhë pasi që edhe ajo ka vendosur legalisht të hyjë në politikë, që sipas meje ajo po e humb elanin e reagimit dhe disi u “palua-rreshtua” në rrugën e partive tjera politike të opozitës së Kosovës që realisht përveç “zhurmës”asgjë tjetër nuk po arrin të fitojë në rrafshin politik, bile unë do të thosha reagimet e tyre tani janë të zbehta, kjo situatë e përgjithshme e jetës politike opozitare si edhe mënyra e veprimit të tyre kur është fjala për reagime konstruktive sikur u jep një lloj komoditeti dhe një lloj rahatie pushtetit aktual ( lexo: vendor dhe ndërkombëtar)sepse mungesa e reagimeve të fuqishme të opozitës de fakto jep të kuptohët se në Kosovë është gjithçka në rregull, veçanërisht në sistemin politikë...! dhe a është kështu gjykoni vetë të nderuar lexues?Opozita përveç që nuk reagon sa dhe si duhet në rrafshin politik, ajo nuk reagon aq sa duhet edhe në rrafshet tjera e sidomos atëherë kur pasuria e popullit pa shitet sipas tekeve të disa personave në pushtet. Këtë dobësi institucioneve të Kosovës bashkësia ndërkombëtare e ka parë dhe e ka kuptuar prandaj me mençuri është duke e shfrytëzuar këtë kohë dhe me mjeshtri po i plason interesat e veta që realisht në të shumtën e rasteve ato po e damkosin politikën kombëtare të Kosovës.
Heshtja njerëzve që po i prijnë institucioneve të vendit na ka kushtuar shumë sepse duke heshtur dhe duke u pajtuar me Bashkësinë Ndërkombëtare ne na është dashur të pranojmë simbole të reja tash na duhet të pranojmë edhe identitet të ri. Në rrugën e “imponimeve” me siguri do ta kemi edhe ndonjë status të benificuar të Mitrovicës veriore të banuar me shumicë serbe.
Këto si edhe shumë gjëra të tjera që ndodhën pas luftës gjithherë në frymën e rezolutës 1244,na sikur të gjitha i pranuam me fare pak reagime, duke na parë bashkësia ndërkombëtare se nga ne nuk ka reagime të sinkronizuara me popullin, u decentralizua kosova sipas tekeve të bashkësisë ndërkombëtare duke mos u pyetur fare populli i Kosovës, madje edhe atje ku sillte pasoja në interesin e banorëve shqiptar, kjo injorohej nga ndërkombëtarët ashtu siç injorohej edhe nga institucionet e Kosovës, respektivisht nga ministria përkatëse. Të gjitha këto ndryshime u bënë dhe po bëhen sepse kështu dëshiron, respektivisht kështu janë referencat e ndërkombëtarëve, kurse ne pozitë dhe opozitë nuk ua prishim ndërkombëtarëve!!! A thua a e kanë gjithnjë për të mirën tonë ndërkombëtarët?
Duke heshtur pozita dhe opozita, respektivisht duke u bërë shumë të dëgjueshëm ndaj ndërkombëtarëve, ata po i realizojnë skenarët e tyre se si duhet të duket Kosova multietnike, dhe kështu ne po i shkaktojmë dëme të shumta popullit shqiptarë, gjë që kjo na sjellë në një situatë tërësisht të pa favorshme në rrafshin kombëtarë.