E enjte, 24.07.2025, 10:36 PM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Historia e jonë i ka dy anë të saj...

E enjte, 16.09.2010, 09:58 PM


HISTORIA E JONË I KA DY ANË TË SAJ...

 

“Trimat si Ti, që ia dinë gjuhën e popullit, që janë me popullin, i çelin shteg të ardhmes. Ai që është me popullin, për kombin, atdheun, atij i takon forca, lumturia, ardhmëria”.

(Hasan Prishtina – për Idriz Seferin)

 

Nga Adnan Abrashi

 

Shefi i të gjithë shefave qeveritar politik të pushtet legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë, z. Piter Feijth, i shoqëruar edhe nga dy sejmenët e tij vartës: nën shefin partiak të kryetarit aktual të Komunës së Prizrenit, z. Ramadan Muja. Z. Haremin Kuqin dhe ekzekutorin besnik të Pakos së Ahtisarit në sferën e decentralizimit dhe krijimit të komunave të reja njënacionale, z. Sadri Feratin, të martën që e lam pas, e vizituan komunën e Prizrenin. Shkaku i vizitës së tyre në këtë komunë të dytë për nga madhësia në Kosovë ishte trysnia “demokratike” për ekzekutimin e e vullnetshëm (lexo:detyrueshëm) të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në lidhje me realizimin e ndryshimit në afat të caktuar të të logos së KK, afat ky (edhe pas një plotësime pre 3 muajve) që së shpejti skadon. Atë që, në lidhje me vendosjen rreth kësaj çështjeje, si pozitën ashtu edhe opozitë, sa kohë, nuk kishte mund t’i bashkonte kryetari Muaja, e arritën sot këta burrat të fortë nga Prishtina. Nëse jo në vendin ku vërtetë ata duhet të ishin bashkë ( Në sallën e Asamblesë Komunale si deputet), këtë bazhdyzim të suksesshëm (lexo dhunshëm) e bënë së paku në zyrën e kryetari të komunës.

“Më duhet të them se unë, zëvendëskryeministri (Hajredin) Kuçi dhe ministri (Sadri) Ferati duam që ta shohim një mbledhje të Kuvendit të Komunës para datës 18 shtator, në mënyrë që të merret një vendim rreth emblemës së Prizrenit...Ky është afati i fundit që e ka caktuar Gjykata Kushtetuese”, ju tha të pranishmëve shefi i ICO-së, Pieter Feith, pas takimit që ka zgjatur me tepër se dy orë.

Kuptohet, asgjë në këtë takim formal nuk ishte e jashtëzakonshme (lexo: çdo gjë ishte e jashtëzakonshme), por ajo që më bëri edhe më shumë kureshtar (lexo: nervoz) në këtë takim, ishte një përgjigje finoke nga konferenca për media që u mbajt pas këtij takimi, e shefit tonë të madh, z. Piter Feith, Ai, në pyetjen e redaktorit të TVO-së, z. Qazim Morina, se “ashtu sikur është vepruar në rastin e logos së KK të Prizrenit, në të ardhmen a do të zbatohet ky princip edhe nëpër komuna tjera shumëetike” Përgjigja e tij ishte e prerë dhe urdhëruese: “JO, sepse Prizreni është shumë specifik”

Vërtetë është shumë specifik, z. Fejth, dhe jo vetëm Prizreni por i tërë rasti zinxhiror i këtij Aktgjykimi më absurd antishqiptar i GJKK, i cila, si “de facto”, ashtu edhe “de jure”, e ka marr me kohë cytjen dhe bekimin më të fuqishëm nga vetë funksioni dhe misioni i juaj SPECIFIK , pastaj, SPECIFIK është Kryetari i kësaj Gjykate, më tej, gjyqtarët e saj (ta zëmë, Afrim-Alltaj Surroi, i cili për ta ndërruar identitetin e vetë shqiptar e ka ndryshuar emrin prej Afrim në Alltaj), shumë specifik është edhe iniciuesi kryesor i kësaj procedure para gjykate (edhe fizikisht edhe për nga bagazhi i dyshimtë politik që ka nga e kaluara)...

Si duket, çdo gjë në këtë punë të mbrapsht ka nis me SPECIFIKA, andaj, nëse diçka nis nga filli me “specifika” (mbrapsht), z. Fejth, sipas disa rregullave të pashkruara, ajo ashtu edhe duhet të kryet. Ta zëmë, edhe pse parimisht në çdo shtet të mirëfilltë demokratik, një Aktgjykim i një gjykata kushtetuese duhet patjetër të ekzekutohet, pse të mos ndodh edhe përfundimi SPECIFIK i tërë këtij rastit: MOSEKZEKUTIMI I TIJ!?.

Sido që të jetë, sipas të gjitha gjasave, pas këtij presioni politik të nivelit të lartë internacional dhe nacional, mendoj se, edhe përpos ndasive dhe mospajtimeve të thella ekzistuese në mes të pozitës dhe opozitës prizrenase, këtë të premte, pritet të mbahet një seancë e tyre e përbashkët, sigurisht me kuorum të nevojshëm, ku do të vendoset për këtë qështje. Mbase, edhe ndryshimet e kërkuara (imponuara) aty, do të aprovohen. Fundja, kjo tani është në duart e asamblistëve komunal prizrenas, të cilët shumë mirë e dinë disponimin e elektoratit të tyre të gjerë për këtë rast. Dhe, jo vetëm të elektoratit, por edhe të gjithë popullit shqiptar.

E unë, si qytetar laik, ndoshta sipas disave mund të jem i marrë, finok dhe fodull i këtij qyteti, për fund, ata (asamblistët tanë) i kisha këshilluar kështu: “Historia e jonë që ende po shkruhet, i ka dy anë të saj. Aman, me këtë rast, zgjidheni atë të duhurën”!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx