Mendime
Asllan Dibrani: Orar i shtuar për hirë te emigrantëve në sezonin veror
E shtune, 18.09.2010, 07:10 PM
Orar i shtuar për hirë te emigrantëve në sezonin veror
Asllan Dibrani dhe Shefqet Buçaj
Shkruan Asllan Dibrani
Tani është koha e pushimeve se për një pjesë të madhe të emigranteve, ishte edhe një preokupim për rregullimin e dokumenteve të tyre për familjet e veta, e sidomos edhe për rregullimin e dhe regjistrimin e fëmijëve të lindur jashtë, apo edhe të një pjese të madhe që kanë probleme të mëdha në gjetjen e dokumenteve origjinale me që një numër të madh të dokumenteve janë konfiskuar nga regjimi i Serbisë sa ishte duke e sunduar këtë vend.
Tani për të qenë edhe ma afër këtij problemi vizituam edhe shefin e sektorit të gjendjes civile zotin Shefqet Buçajn i cili për ketë preokupim e ndau një pjese të kohës gjatë orarit .
Zoti Shefqet u shpreh se vërtet këto ditë kemi një fluks te madh te emigranteve të ardhur nga shtetet e perëndimit, ku nga përvoja e viteve të kaluara kemi bërë ndryshime të mëdha duke pasur parasysh kohën e kufizuar të tyre dhe për ti ndihmuar dhe për ta zbutur këtë çështje, jemi detyruar që punëtorëve tanë që janë të ngarkuar të punojnë ne zyrat e këtij sektori tu kufizojmë pushimin vjetor për ma vonë , pastaj kemi zgjatur orarin e punës edhe ma tepër ku çdo ditë punohet deri ne ora 18 ,pastaj kemi shpallur ditën e shtune si ditë pune nga 0ra 08.h deri ora 15.h. Qytetarët thekson zoti Shefqet se janë të kënaqur me shërbimet që ju bëjmë atyre ku shpesh here edhe vijnë falënderime nga ta. Ne për ta evituar një fluks te madh te qytetareve ne u detyruam ti hapim edhe 4 qendra administrative tjera në Prishtine.
Me rastin e pyetjes sonë për ballafaqimin e mungesës se dokumenteve origjinale me që një numër te konsiderueshëm ofiqarësh dhe zyre te ndryshme pushteti serb i barti në Serbi komentet e juaja ju lutem për hir të opinionit?
Po shumë mirë jeni të informuar,se vërtet ne kemi një serë problemesh në këtë fushë sepse pushtuesi i ka marre shumë dokumente me qellim të humbjes së tyre. Ne fillimisht jemi detyruar që përmes organeve te Unikut ti bëhet Serbisë kërkese për kthimin e atyre librave që fillimisht ishte fare pa kuruar mundësie ta zhvillonim punën ,meqë përkundër presioneve Serbia nuk i kthej ato dokumenta asnjëherë, por me të parë situatën e krijuar alarmante për te gjithë qytetarët vendosëm që në vitin 2001-2002 të bëjmë një konstruksion veprimi ,ku u detyruam që te arnohemi me dokumentet e vjetra dhe dita ditës kemi ardhur deri nga përfundimi, qe atë rrëmujë e kemi kaluar tani duke i shfrytëzuar nga qytetaret, vërtetimet e lindjes në spitale , ndonjë dëftesë shkolle ,çertifikata te vjetra, libreza shëndetësore diploma etj , kështu që jemi duke u ballafaquar akoma me qytetarët sidomos me ata qe janë ne botën e jashtme meqë nuk kanë qene prezent për ti kompletuar dokumentet ,por në mbi 85 % e kemi kompletuar dokumentet e gjendjes civile me një teknologji ma të përsosur, por me vështirsi evidente të përhershme,por me një proces të pa ndërprere mendoj se brenda një kohe te shkurtër do ta përfundojmë edhe këtë faze përfundimtare. Pos rregullimit të dokumenteve këtu ,emigrantet se shpejti munden këto shërbime me i kryer edhe përmes ambasadave tona që janë hapur dhe që do të hapen ne shtetet e ndryshme duke i përgatitur edhe personelin zyrtar për trajnimin e një numri të konsiderueshëm zyrtarësh të gjendjes civile, ku mund të llogaritet një lehtësim edhe për qytetarët emigrant por edhe për zyrtarët në Kosovë , mund tu lehtësohet puna e kësaj natyre. Qytetarët e Kosovës deri me tash janë ballafaquar me një serë problemesh për dokumentet e udhëtimit qe janë detyruar qe shpeshherë të përballen edhe me thyerjen e ligjit duke bërë falsifikime të pasaportave të ndryshme ,të shteteve të ndryshme dhe në te ardhmen shpresohet se pasaporta e Kosovës do te përforcohet dhe nuk do te harxhojnë paret ma shqiptaret e Kosovës duke u përpjekur qe ta japin edhe paranë e fundit ta këtë një pasaportë sllovene ,italiane,greke,serbe,çeke gjermane zvicerane etj ,tani me fazën e njohjeve të reja ndërkombëtare të Kosovës shpresojmë që të përforcohet edhe pasaporta e Kosovës dhe te kalojmë qarkullimin dhe udhëtimin në formë normale si çdo qytetar i Evropës e mos të mbesim si problem kujdestar nëpër aeroportet e Evropës si njerëz të dorës se dytë me një varg dokumentesh nga shtete te ndryshme duke qene kosovar.