E premte, 03.05.2024, 07:59 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Rasti Sakineh Ashtani dhe shkelja e të drejtave të njeriut e të gruas në Iran por dhe në Shqipëri

E hene, 20.09.2010, 09:18 PM


Rasti Sakineh Ashtani dhe shkelja e të drejtave të njeriut e të gruas në Iran por dhe në Shqipëri

 

Nga Pirro PRIFTI

 

Komuniteti Europian dhe organizata më e madhe e të drejtave të njeriut kritikuan edhe një herë të mërkurën Iranin për planin e goditjes për vdekje me gurë të gruas (një dënim i veçantë i shteteve islamike) që është akuzuar për shkelje të kurorës bashkëshortore. Ndërsa ambasadori i Iranit në Vatikan deklaroi që shpresat për këtë tip ndëshkimi mund të rishikohen nga autoritetet iraniane, për më tepër edhe heqjen e dënimit me varje ndaj saj (nëse nuk do të vritej me gurë). Kjo tregon edhe një herë se çfarë mund të bëjë regjimi totalitar jo-laik i tipit islamik ashtu si është vendosur në Iran, në drejtim të cënimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe në mënyrë të veçantë ndaj gruas.

Historia e Sakineh Mohammadi Ashtiani, gruas 43 vjeçare (me origjinë azere) nëna e dy fëmijëve, datëlindja 1967 tashmë vejushë, u dënua më vdekje me goditje me gurë dhe po kryen dënimin që nga viti 2006 për kryerjen e shkeljes së kurorës së martesës ndaj bashkëshortit të saj. Që në momentin e burgosjes ajo u rrah me 99 fshikullime për këtë “turp” në publik. Rasti i saj i diskutueshëm u bë i njohur në 2010 pas një botimi në gazeta se për çfarë ishte dënuar ajo. Në fillim ambasada Iraniane në Angli e mohoi që Sakineh Ashtani është dënuar me vdekje, duke u goditur me gurë. Për krimin e adulterisë (shkelje kurore). U dënua në fillim në qytetin Tabriz në 2006 duke u quajtur fajtore për “marrëdhënie të paligjshme” me dy burra, megjithëse ngjarja ndodhi disa kohë pasi burri i saj kishte vdekur. Në shtator 2006 rasti u soll përsëri në gjykatë pasi njëri nga burrat me të cilat kishte marrëdhënie Sakineh Ashtani dyshohej se kishte gisht në vdekjen e burrit të saj. Megjithëse ajo e mohoi këtë, sepse në gjyq kishte folur në gjuhën azere dhe jo persisht e për këtë arsye ishte keq-interpretuar dëshmia e saj, gjykata në maj 2007, e ridënoi me dënim kapital me vdekje duke e goditur me gurë, për shkak të vrasjes (së dyshuar të bashkëshortit të saj) dhe për adulteri. Vetëm një falja nga Ajatullah Ali Khamenei mund të anulojë dënimin me vdekje. Interesante është se edhe avokati i saj mbrojtës, Houtan Kian, është fshehur dhe ka kërkuar azil ndërkombëtar (në Turqi ose Norvegji), nga frika e vrasjes në Iran për shkak se mbrojti Sakineh Ashtani.

Sakineh Ashtani u intervistua në burg dhe e pranoi fajin qe kishte kryer adulteri dhe se kishte gisht në vrasjen e të shoqit, por avokati i saj mbrojtës tha se ajo ishte torturuar dy ditë para intervistës. Një fushatë ndërkombëtare ka filluar për të ndaluar këtë veprim të turpshëm ndaj grave në Iran si vend islamik ku ligji Shariah vazhdon të veprojë njëlloj si në kohën e para erës së re kur sipas Testamentit të Vjetër dhe pastaj (i përfshirë në Kuran), gruaja që tradhtonte duhej vrarë me gurë, kurse burrit nuk i hynte gjemb në këmbë. Në këtë fushatë janë përfshirë grupi i të drejtave të njeriut Avaaz (Avazz- nga persishtja do të thotë, -zë ose këngë, që është një shoqatë non-profit avokatësh civilë i themeluar me 2007 për të siguruar informacione për vlerat dhe pikëpamje të njerëzve), Amnesty International, dhe Human Right Ëatch.

Historia e Sakineh Ashtanit është një konfirmim fatkeq i mungesës së të drejtave të njeriut e veçanërisht të grave në shoqëritë jo-laikë e kryesisht në shtetet islamike ku radikalizmi i hapur apo i fshehur detyron shoqërinë përkatëse të sillet ashtu si duan ata, duke shkaktuar shumë vuajtje dhe mjerim jo vetëm të femrat por edhe duke e paraqitur ashtu siç është paradokset sociale të këtyre vendeve ku meshkujt dhe familja që ata kryesojnë e trajtojnë gruan pa pikë respekti por vetëm si makinë lindjesh, e cila është e ngarkuar me barrën e rëndë jo vetëm të mbajtjes së familjes por edhe të persekutimit të tyre pa shkak. Pjesë e këtij persekucioni vërehet dhe në vendet e botës së tretë por ka plot raste dhe në Shqipërinë tonë ku pjesë e shtresave shoqërore dhe pjesa me vitale e shoqërisë siç është gruaja, megjithë përparimet e mëdha në drejtim të vlerave të të drejtave të njeriut dhe të gruas vërehen jo pak shfaqje të shëmtuara të keq-trajtimit të saj. Këto ndodhi të pakta por skandaloze vërehen kryesisht në zonat fshatare por dhe në qytete tek të ardhurit nga fshati, apo dhe në familje qytetare të pakulturuara.

Në jo pak raste megjithë përparimet e mëdha në këtë drejtim mund të shihen dhe raste të martesave një burrë me dy ose më shumë gra të cilat vërehen në disa fshatra kryesisht në Dragostunjë, apo dhe në qytete ku fshehurazi, burra të tillë nën petkun e fesë martohen më disa gra duke shkelur ligjet e vendit dhe nuk u hyn gjemb në këmbë. Paralelisht me këtë shihet sipas statistikave në Shqipëri- dhunimi i gruas në formën e rrahjes, dhe raste të tilla si pasojë e përmirësimit të informacionit nëpërmjet mediave televizive, shoqatave për mbrojtjen e gruas, arrijnë të informojnë opinionin publik i cili ka mbajtur qëndrim, por shteti akoma nuk e ka marrë për rishqyrtim në aspektin e përmirësimit të ligjeve.

Po vërehen dy aspekte negative dhe paradoksalisht njëra e vjetër dhe anakronike e tjetra aspekti i panjohur për shoqërinë shqiptare në shoqërinë e stome kapitaliste:

-Martesat me dy ose më shumë gra (bugamia dhe poligamia), rrahja dhe dhunimi psikologjik dhe fizik i tyre nga bashkëshortët injorantë po vërehet përherë e më shumë tek ne, dhe në shumë raste nën me pretekstin e mbrojtjes nga feja islame.

-Ekstremi tjetër i shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të grave veçanërisht, fenomeni i prostitucionit me pagesë nën mbikqyrjen e tutorëve, që në fakt është një plagë e kapitalizmit dhe e shoqërisë liberal-demokrate në përgjithësi.

Këto dy probleme skandaloze të shkeljes së të drejtave të njeriut: nga njëra anë zbatimi i mentalitetit të vjetër të shuar dikur por të ringjallur sot dhe i veshur me aspekt fetar islamik dhe prostitucioni me pagesë janë dy plagë që po minojnë me themel shoqërinë shqiptare e cila nëpërmjet shteti laik duhet të rregullojë ligje të forta në këtë drejtim për të ndihmuar gruan dhe femrën në përgjithësi nga këto dy rreziqe paradoksale por me qëllim të njëjtë: skllavërimin dhe uljen e dinjitetit të gruas.

Nëse do të vazhdohet kështu, mund të them me keqardhje që këto probleme do të trashen dhe nuk do të jetë e largët dita që edhe në Shqipëri njerëz të veshur me petk fetar ashtu si dhe tutorët që sot e bëjnë fshehurazi, do të kërkojnë të vriten, të rrihen, e të dhunohen gratë në publik. Shpresojmë që rasti i Sakineh Ashtani të sensibilizojë shoqërinë tonë pak indiferente (por shumica e burrave me atë psikologji, megjithëse nuk e thonë në publik për shkak të hipokrizisë), por sidomos parlamentin shqiptar i cili duhet të thotë fjalën e vet e jo të bëjë sikur nuk sheh se ç’po ndodh “prapa gardhit”- në familjet tona.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora