E shtune, 27.04.2024, 10:59 AM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Falenderim

E marte, 21.09.2010, 09:58 PM


Falenderim

 

Nga Gani Qarri

 

Duke lexuar në çdo kohë me shumë dëshirë dhe përkushtim,Portalin Zemra Shqiptare, secili ka arsye të ndjej kënaqësi për përmbajtjen e shkrimeve,cilësinë dhe temat e llojllojëshme përmes së cilave në mënyrë të denjë pasqyrohen veprimtaritë e shumta nga të gjitha trojet shqiptare kudo janë. Në mesin e shumë shkrimeve padyshim se bëjnë pjesë edhe shkrime nga gazetar të njohur dhe Autor librash,të cilët jo vetëm në veprat e tyre, por edhe në artikuj te Zemra Shqiptare, pasqyrojnë rrënjësisht dhe reflektojnë në mënyrë të denjë,përditshmërinë e veprimtarive nga jeta publike shqiptare në vend dhe diasporë.

Shkrimet dhe temat e trajtuara te „Zemra Shqiptare“ jo vetëm se përbëjnë një larushi ngjarjesh por edhe për nga përmbajtja janë për çdo lëvdatë dhe mjaft  impozante të shkruara qartësisht dhe pa ekuivokë, gjithsesi pa censurë dhe ndikime nga lart,duke kuptuar shqetësimet dhe ëndërrimet e njerëzve për një shtyp të lirë,njerëzve që janë lodhur nga censura e ndërhyrjeve dhe ndikimit të sistemeve politike dhe vetcensura në gjithë hapësirën tonë publike.

Shumë nga ata që shkruajnë te „Zemra Shqiptare“ siq u cek edhe më lartë,janë gazetar dhe Autor librash të botuar apo edhe në dorëshkrim, shkrimet e të cilëve, vërtet të impresionojnë.Këto ditë kisha nderin të kemë njërën nga këto libra si „Monografi e Nëngurrës“ të Autorit Selim Hasanaj,të cilën me kënaqësi ia shtova bibliotekës sime të vogël,të cilën Autori ma kishte postuar që nga Norvegjia,për çka publikisht e falënderoj duke i uruar shumë suksese edhe në të ardhmen.

Nga përmbajtja e shkrimeve,shtjellimi i ngjarjeve,paraqitja e çart e temave,autentësia e emërtimeve dhe origjinaliteti i tregimeve,si te libri i Zotëri Daniel Gazulit „Tregime Zadrimore“ përmbajtjen e së cilës ma kishte dërguar po ashtu, i nderuari Selim përmes postës elektronike,ashtu edhe te libri „Monografi e Nëngurrës“ e zotëri Selim Hasanajt,të mahnitin për thjeshtësinë e të shkruarit dhe kuptueshmërinë e lehtë,të cilat jo vetëm se të bëjnë ti lexosh me një frymë por edhe tua preferosh me dëshirë edhe të tjerëve,këto shkrime për lexim me shumë kënaqësi.

Ata që shkruajnë në këtë portal të çmuar,shumica janë njerëz të vendosur dhe pa luhatje ndaj shkruajnë hapur nga zemra dhe me shumë përkushtim të cilët fatmirësisht edhe janë bërë  shembull i intelektualit se si në momente të vështira të jetës njerëzore dinë edhe të bashkëpunojnë ngushtësisht ndërmjet veti,duke e bërë Portalin e nderuar „Zemra Shqiptare“,si Zërin e Shpresave për ndryshime në të mirë të lirisë, të demokracisë dhe të zhvillimit tonë gjithëkombëtar,shembull ky që nuk mund ta gjesh te shumë media tjera.

Dihet se shqiptarët për këte kanë potencial njerëzor dhe intelektual,por nuk duhet të mungoj vullneti e as guximi për reforma në skenën e amortizuar gazetareske dhe mentaliteti që la ish sistemi i ndryshkur komunist,i cili tanimë është zhvlerësuar  tërësisht në vendin tonë, ndaj është për çdo lëvdatë dalja hapur në anën e Shprehjes së lirë të „Zemrës Shqiptare“e cila pati guximin që të vihet në anën e reformatorëve për të mirën e vendit dhe njerëzit e tij.Natyrisht se reformat duan guxim,ndaj me këtë guxim ndër mediat e rralla,shkëlqen „Zemra Shqiptare“e cila dëshmon  gjithnjë e më çart edhe përmes paraqitjes origjinale të ngjarjeve ashtu siq janë dhe përshkrimit me profesionalizm të lart të realitetit në të cilin ne sot jetojmë.

Por të gjitha këto nuk do arriheshin,pa qëndrimin tejet korrekt,dhe shumë tolerues të Moderatorit të nderuar,të Portalit "Zemra Shqiptare", i cili me durimin dhe mirëkuptimin që tregon duke na dhënë mundësi dhe hapsirë të gjithë neve,pa dallim, për paraqitjen e pikëpamjeve tona pa asnjë censurë sado e vogël dhe e pa vërejtur qoft ajo,e që për kët tolerim të tillë të pa shembullt që se gjen te asnjë portal tjetër shqiptar,pa dyshim se ne të gjithë, duhet ti jemi shumë falënderues këti Zotriu,por për hirë të vetive të veqanta  që posedon edhe si njeri shumë zemër -gjerë, shpesh herë më shtynë të mendoj se; sikur të kishte pasur „Nënë Tereza“ një Djalë- Ai nuk mund të ishte askush tjetër përveç se Zotëri GËZIM MARKU-vet!

 

Cyrih, 20.09.2010



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora