E shtune, 27.04.2024, 07:08 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Zeqir Demaj, njeriu që më mësoi si ta akordoj çiftelinë

E hene, 20.09.2010, 09:58 PM


ZEQIR DEMAJ NJERIU QË MË MËSOJË SI TA AKORDOJË ÇIFTELINË

 

Nga Selim Hasanaj

 

 Ishin vitet e 1960-ta. Isha nxanës i shkollës fillore në fshatin Vrellë të Istogut dhe mbajë mend se aktivistet e ndryshem të këti fshati organizonin koncerte, shfaqje teatrore , drama e pjesë humoristike per ti kënaqë bashkfashtaret e vetë. Unë aty pata pa per herë të parë fiz harmonikë dhe quditesha se si hapeshin e afroheshin palet e saja dhe se si leviznin gishtat e harmonikashit neper tastaturen e harmonikës. Këti njeriu ia mësova edhe emnin. Ishte ky Zeqir Demaj i lagjes së Zeqir Ademve të Vrellës. Sado që isha fëmijë mahnitesha me tingujt melankolik që baca Zeqir i nxirrte me levizjet dhe dridhjet e gishtave neper tastaturë. Kisha deshirë të mësojë edhe unë të luej në harmonikë. Nji ditë derisa luenim lojen mshefaqok te dajet unë u mshefa në tavanin e vjeter të kullës së dajve. Pasi nuk më gjeten se ku isha mshef, unë ashtu neper terr pash se dora ime ndeshi në diçka të rrallë, posa leviza doren u ndegjue nji tingull i ngulfatun dhe pasi kapa at objekt që më bani jo vetem kurreshtar, por edhe u frigova unë ngadal shkova te streha e kulmit të kullës dhe nga drita që pervidhej nen strehë pash se ajo ishte nji çifteli të cilen e kishte mbulue pluhuni dhe bloza e tymit të oxhakut të kullës. U gëzova shumë, e mora dhe me të shpejt zbrita nga tavani. Shkova te gjyshi im Mushaku dhe e tregova çiftelinë. Ai më tha se ma falë dhe unë e perqafova dhe e putha në faqe. Ishte nxi nga tymi dhe në te ishte ende nji tel i ndryshkun. Kapaku i sajë ishte plotë bira të vogla të cilat ishin shkaktue nga dridhsja ( tezgjahi ) çka deshmonte vjetersinë e saj per disa dekada. U deshprova dhe mendova se nuk do më hin në punë. E luta gjyshin që të ma rregullonë, por ai më tha se kapaku nese i ndrrohet patjeter do i humbet apo ndyshojë tingulli dhe se sado që ai ishte zdrukthtar i mirë më tha se atë punë dinë ta bajnë vetem ata që marojnë çiftelia. Sado që gëzimi i maparshem mu zhduk, unë megjithate vendosa ta marr atë çifteli dhe me te erdha në shtëpi. Ja tregova babait dhe nanës dhe të nesermen kur shkova në shkollë fatmirsishtë pak pa shkue te oborri i shkollës unë takojë harmonikashin e Vrellës z. Zeqir Demaj. E pershendeta ashtu sikur baja zakonisht me ma të vjetrit, dhe ai burr i urtë, i qetë dhe i ambel u ndalë dhe pasi ma këthejë pershendetjen më pyeti se i kujt isha dhe si e kamë emnin. I tregova dhe ai më tha se njef babën tim. Unë nuk u hamenda dhe i thash vetes , mos e lësho rastin se nuk dihet a të vjen herë tjeter. Ju drejtova me za lutes. Axhë i nderuem, a ke mundësi të më mësosh harmoniken? Ai u buzqesh dhe më tha se po me gjithë qef. A ke ndonji vegel muzikore më tha, a din të ekzekutosh në ndonji. Jo i thash, nuk di, por kamë deshirë të mësojë. Dje isha te dajet dhe kamë gjet në tavanin e kullës nji çifteli, ajo ishte pak e prishun dhe duhet dikush të ma rregullojë. Qeshi baca Zeqir, mi pergdheli flokët dhe më tha: merre atë çifteli me veti neser dhe në këtë kohë unë do të pres këtu dhe do ta rregullojë unë. Oh sa u gëzova, mezi prita të mbarojnë oret e mësimit, të shkojë në shtëpi, të kalojë nata dhe të ja jap çiftelinë të nesermen baces Zeqir per të ma rregullue. Pas dy ditve kur perfundon mësimi te dera e shkollës më pret baca Zeqir. Ai mbante në dorë çiftelinë time, e kishte rregullue, i kishte vu tela e kishte pastrue dhe ajo shkelqente me nji shkelqim të quditshem. Pash se në trupin e saj shkruente diçka, po aty shkruente; LUBENIQI. Çka asht kjo i thash baces Zeqir, ai më tha se asht nji familje e njoftun nga fshati Lubeniq që askush deri tash nuk ka mujt të marojë çiftelia ma të mira. Kjo çifteli asht e vjeter diku  mbi 100 vjet dhe asht fantastike, e trashegofsh dhe u bafsh rapsod i mirë dhe pasi mi pergdheli floket deshti të largohet. Unë si rriqni ja derdhë; po unë nuk di si duhet të ekzekutojë me te. Mirë, mos u deshpro, ja tash unë të mësojë se si akordohet çiftelia e pastaj kur ti e mëson këtë meloditë vinë vetvetiu nese ti ato i dinë permendesh paraprakisht. Këtë ditë të cilen nuk e mbajë mend se cila ishte as cili muej e  cili vit ishte te dera e shkollës fillore "HYSNI ZAJMI"  pra te shkolla te Domi sikur e thirrnim atë shkollë, artisti i mirfillt i artit muzikor Zeqir Demaj mue më mësojë të akordojë çiftelinë çka do thotë se më mësojë te egzekutojë melodi në këtë instrument tonin tradicional të cilit ma vonë kurr nuk ju ndava dhe e kamë sot e asaj dite miken ma të mirë per ta qetsue shpirtin dhe nervat. Të falenderit baca  Zeqir Demaj, paq ndjesë dhe Zoti ta shperbleft urtësinë dhe bujarinë tande njerzore e kombtare atje në Boten e amshueshme.

Kush ishte Zeqir Demaj

Me keqardhje e themë se unë nuk muj gjeta asnji njeri të afertë të këti artisti që ti marr disa shenime biografike para se ta bajë këtë shkrim. Vitin e kaluem pata lutë kusherinin e ti z. Ali Demaj që jeton në Zvicerr, por as ai nuk kishte ba diçka në këtë drejtim. Unë ma nuk muj prita dhe do shkruej këtu per këtë njeri ashtu nga kujtesa ime e dikurshme. Këtë shkrim e bajë per arsye të asaj se së paku kështu due ti falemnderohem Zeqir Demajt per të gjitha ato të mira që mi pat ba derisa unë isha nxanës dhe i ri, si dhe per kohen që neve kalonim së bashku shpesh edhe tue ec kambë nga varrezat e Lubozhdes e deri në Istog, ku pastaj Zeqiri pasi më blente ndonji gja të vogël si akullore, mollë, dardhë, kalavesh rrush etj, etj ndaheshim dhe ai ashtu me biçikleten e ti vazhdonte rrugen per ta vizitue motren e vetë që banonte në Istog ndersa unë iksha per në bankat e gjimnazit.

Së pari ( në mungesë të shenimeve të ditlindjes së ti) do shkruej se baca Zeqir kur kishte kjen në sherbimin ushtarak të jugosllavisë së Titos , kishte pa padrejtësitë dhe dhunen që eproret bajshin në ushtaret shqiptarë dhe nga inati që nuk ishte në gjendje të reagojë ai pasi ishte teper i urtë dhe emocional, nga vujtjet shpirtnore sëmuhet me tuberkulozë dhe kjo sëmundje e kaplon aq ashper sa pas disa muejve sherbimi në ushtri ate e lirojnë si të pa aftë, si invalid. Si damshperblim me ndihmen e disa shqiptarve të mirë që ishin nepunës të pushtetit në atë kohë, baces Zeqir i lidhet nji pension invalidor ushtarak që në atë kohë ishte bajagi nji sumë e mirë e parave. Kështu baca Zeqir anen ekonomike e kishte të sigurueme. Ai padyshim per ta qetsue veten jipet mas muzikes, blen harmonikë dhe pas pak bahet mjeshter per të egzekutue në te. Rreth ti mblidhen entuziastet e tjerë nga Vrella. Formohen edhe grupe muzikore të cilat jetonin per aq kohë sa lejonte pushteti pushtues serbosllav. Zeqir Demaj me harmoniken e ti ishte gjithmonë në ballë të orkestrines. Ai së bashku me rapsodet e njoftun të Podgurit e Dukagjinit si me legjenden Sali Sadik Morinen nga Bajica, Ahmet Alinë nga Orroberrda, Xhemajl Zeqiraj nga Studenica, Ali, Osman e Ymer Lajqin nga Lubozhda ishte neper të gjitha darsmat dhe banketet e kësaj ane. Teli dhe zani i thekshem i rapsodit legjendë Salih Sadikut per mrekulli futej në akord me tingullin e harmonikës së Zeqir Demajt. Tani derisa po shkruej këto rreshta më duket se po degjojë vargjet e kangës së Kadri Bistricës dhe zanin e ambel e të thekshem të Salih Sadikut i cili za perciellet nga toni melankolik i harmonikës së Zeqir Demajt. Më duket se po shof plisin e bardhë si bora në Shkelzen në kokën e Salih Sadikut derisa zani i ti kumbon thekshem dhe perballë ti se si Zeqir Demaj levizë gishtat në tastaturen e harmonikes per ti gjetë tingujt ma të ambel dhe per ti akordue ato me zanin e legjendes Sali Sadiku. Kështu bante baca Zeqir me të gjithë rapsodet, i precillte ata, ju printe atyne, ndihmonte zanin e tyne me tingujt e harmonikës dhe të gjitha këto i bante si mjeshter si artist i vertetë. Rapsodi nuk e kishte të vështirë të kendojë kur percjelles kishte               Zeqir Demaj-n.

Asht per tu cek se në atë kohë sado që rapsod të ndryshem ane e mbanë Dardanisë per nji darsem apo aheng merrnin nga disa mijra marka gjermane, Zeqir Demaj, Sali Sadiku, Ahmet Alia, Osman Lajqi, Xhemajl Zeqiraj, Bajram Kadri Bajra, Idriz Buleshku etj, etj vini pa para ose merrnin shperblime të vogla simbolike vetem sa per tua mbulue shpenzimet e tyne personale. Kjo deshon se sa të mëdhenjë dhe sa profesional kan kjen këta burra. Ishin artist të mëdhenjë dhe pergjithmonë kanë mbetë në kujtesat tona si të tillë. Personalisht kamë radiokaseta dhe CD-ja të Sali Sadikut e Ahmet Alisë në duet të percjellun nga harmonika e Zeqir Demajt dhe ato i ruej si thesar të çmueshem.

Zeqir Demaj veç se ishte artist, ai ishte edhe njeri me karakter dhe moral të fortë, të pathyeshem si granit. Ishte edhe real, ai me friken se sëmundja e randë e mushknive tuberkuloza mund të ja merr jeten papritmas, ishte mendue dhe kishte vendos mos të martohet, mos të lind fëmijë sado që i donte të gjithë fëmijet e botës. Nji herë kur pata mbarue gjimnazin dhe së bashku në ambeltoren e Rrustes në Istog derisa pinim qaj e pata pyet: pse nuk po martohesh baca Zeqir? Ai më buzqeshi dhe ma dredhi. Ah more Selim, more miku im i mirë. Kjo pyetje e jotja deshmon se ti me donë, më respekton e ke merakosje per fatin tim. Unë jamë njeri i smuet, kamë nji smundje që mi ka shkurtue andrrat e jetës. Sikur të martohem  të lind pastaj edhe fëmijë dhe pas nji, dy apo pak viteve të vdes dhe ti la fëmijet jetim, ta la nusen e vejë, a ja vlenë kjo, jo, jo edhe per faktin se nuk kamë të drejtë ti marr kënaqesitë e jetës dikujt e pastaj ta la vetem të vejë me u ballafaque me jeten e rand. Kështu kamë mendue dhe kamë vendos të mbetem i vetem. Ndihem keq që nuk do la pasardhës, por ngushllohem me harmoniken time kur më shkojnë mendimet atje dhe qeshi ,ndersa mue mu paten mbush syt me lotë derisa ai fliste.

I tillë ishte ky mjeshter i madhë i muzikes, kishte karakter, kishte burrni, ishte humanë dhe bujar dhe ai sado që nuk na la pasardhës ka lanë vepren, ka lanë kujtimet per te që pergjithmonë e kanë ba të pavdekshem.

Më falë o miku im , mjeshtri im Zeqir Demaj nese diçka kamë harrue ta shkruej këtu. U mundova modestisht të të kujtojë me këta rreshta. Unë nuk e di as në cilin vit ike nga kjo jetë.

Të kjoft i lehtë dheu i Dardanisë të ciles me koleget tu rapsod i kendove dhe arkivove historinë.

 

Miku yt

Selim Mustafë Hasanaj

Sarpsborg

Norvegji

19.09.2010



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora