E shtune, 27.04.2024, 11:42 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Nëqoftëse diçka nuk është e ndaluar, ajo është detyruese

E marte, 21.09.2010, 09:58 PM


NËQOFTËSE DIÇKA NUK ËSHTË E NDALUAR, AJO ËSHTË DETYRUESE (Kannan Jagannathan )

Nga Albert SHABANAJ

Arena shume e zhurmshme që sjelli aprovimin e një Rezolute simbolike te Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Kosovën dhe shume zhurmshmeria për atë Rezolutë arriti qe te gjitha palët  te ngritin arsyen e fitores. BE-ja arriti qe nga ajo Rezolute ta rregulloj imazhin e saje ne politike te jashtme. Kosova si aktore pasive ngase e dështuar ne total nga mos aftësitë  për veprim për te arritur një diçka konkrete edhe pas shpalljes se mendimit te  GJND-se për pavarësinë e saje,si dhe mos aftësitë e bërjes dhe shtrirjen e shtetit, ne tere territorin e saje. Ndërsa Serbia,fillimisht arriti ne objektivin e saje,nga zhurma qe krijoi kundër delegacionit te Kosovës. Serbisë,ne fakt nuk i ka penguar pjesëmarrja e Delegacionit Kosovar,si i tille, vëzhgues e jo me shume,por aktrimi i saje për s’postimin dhe prerjen e vëmendjes ndaj vendimit te GJND-se. Pra te s’postohet vendimi i GJND-se me një Rezolute, për te cilën besoj qe është dhe do te mbetet simbolike për vite te tera ne vijim. 
Aktori i roleve kryesore, ne ketë rast BE-ja, nuk u  befasua fare me sjelljen huligane dhe fare serioze te Serbisë,por përkundrazi Serbia u përqafua dhe vazhdon te përurohet me mirëseardhje ne familjen Evropiane, ashtu si fëmijë i porsalindur. Aktori i trete dhe fare pa role Kosova,nga mosaftesite e saje,vazhdon duke vëzhguar ngjarjet me eufori sikurse ato te ndodhin përtej bregut,sikurse e tera  te mos ketë asnjë lidhje me Kosovën.
Unë besoj se lojëra teatrale nga Serbia do të vazhdojnë edhe ne te ardhmen, meçe rezoluta ne fjale, nuk është me shume se një tekst rezolute që u shpjegon palëve,së dialogu është një diçka e udhës,për te biseduar për te gjitha ceshtjet e hapura,ceshtje te hapura ka fatkeqësisht shume  ne Kosovë. Mendoj se është fare herët qe një Rezolutë te paktën për momentin është simbolike e jo me shume qe te shndërrohet  në fitore të madhe, për BE-në apo për Kosovën.
Shikuar nga këndi objektiv,tekst Rezoluta ne fjale,i jep Serbisë atributin e fituesit  meçe  mund te  interpretohet si vazhdim të negociatave për statusin e Kosovës. BE-ja,dhe Kosova,mund te ndjehen te lehtësuara   nga se BE-ja,e kishte detyruar Serbinë që të dakordohej me  përmbajtjen e rezolutës, me ç’rast çështja e Kosovës largohet nga OKB-ja për te kaluar    politiken evropiane, si dhe  dështimi i përpjekjeve te Serbisë për të miratuar një rezolutë antikosovare.

Nga Serbia kriminele,tani e inskenimeve teatrale,duhet pasur kujdes dhe vende për mëdyshje ne shume aspekte, sidomos ne aspektet taktike. Ndonëse  Serbia arriti ne 10 Vjetorin e fundit fitore te shumta të pashpallura.

Serbia,arriti qe nga një shtet kriminel dhe monstrum te përkëdhelet nga e tere bota, se fundi arriti  për te  ndërruar diskursin pas mendimit të GJND-së. Edhe pse vetë e kishte kërkuar mendimin e GJND-se dhe ky ishte krejtësisht  në favor të Kosovës. Serbia zyrtare përdori ofensiva nga me te ndryshmet ne Arenën ndërkombëtare,njëkohësisht duke ngritur  draft-rezolutën për të tërhequr vëmendjen nga përmbajtja e mendimit te GJND-se. Nga te gjitha ato aktrime ja doli qe ti shet  me sukses! Për derisa  ofensiva do të duhej të ishte e Kosovës që nga përfundimi i luftës e deri të  mendimi i GJND-së për ndërtimin e Shtetit ne kuptimin e plote dhe deri ke njohje te Reja të pavarësisë së tij,se bashku me miqtë perëndimorë të pavarësisë së Kosovës për të bllokuar iniciativat e reja të Serbisë.

Megjithatë  Kosova, nuk ka kohe te shikon nga prapa gabimet e shumta dhe mjaft te trasha te akumuluara nga shume arsye  te cilat janë te shumta.. por duhet hapur sytë ka e ardhmja e saje,ne shume aspekte,aspekti kryesor sipas mendimit time është orientimi strategjik dhe  kahja e kjarte pro perëndimore te cilët na shpëtuan dhe u gjeten mu atëherë kur e patëm shume vështirë nga njëra ane dhe nga ana tjetër ne vendin tone te  trasuar nga te paret tanë.

Kosova ne aspekte strategjike sa duhet te brengoset nga lojërat dhe rreziku  Serbë,aq duhej te brengoset nga lojërat dhe rreziku i Botes se Trete,Botes se fundit islamike,qe ka katandisur vendin tone me lloj-lloj Organizatave terroriste islamike qe dita-ditës po rriten,po ngulfatet Kosova nga brenda  me veprimet e tyre antishqiptare qe përbejnë Aleancën e vjetër Rusi-Arabi-Serbi-Turqi!!!

Populli Shqiptar,një gjë duhej ta ketë te sigurte,nëse nuk arrin Udhëheqja politike , te i lufton bastionet islamike ne Kosovë,atëherë nga aspekti logjik dhe strategjik  Beogradi nuk ka arsye te brengoset nga republika islamike e Kosovës!...

Por nga aspekti strategjik,Beogradi do të ngrit dollinë e fitores se krijimit te Mini shteteve serbe ne Kosovë. SHBA-ve dhe  BE-se, nga i gjithë mundi për Kosovën i mbetet si Satisfakcion  drama e madhe për Kosovën dhe rreth saje,ku  se fundi detyrimin e Serbisë, për herë të parë te tërhiqet  nga  politika që do të mbështetej ke Bota e  të painkuadruarit me ne krye Rusinë, që janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe qe me dorën e vete Serbia, do ta s’postonte çështjen e Kosovës prej OKB-së në BE
 Për Kosovën nuk ka ndonjë vlerë fitorja taktike e Brukselit, por vlerë ka përcaktimi i Kosovës si palë e barabartë në këto bisedime, kjo sipas mendimit time,nënkupton që Kosova duhet të mbetet  si palë kontraktuese edhe në procesin e integrimeve evropiane. Si përfundim nëse udhëheqja nuk vepron dhe nuk ka kujdes nga rreziqet e me lartcekura,atëherë  Kosova do te mbetet  jo  stabile, fenomenet e fundamentalizmit islam ne sheqerin tone, kërkojnë analizë të thelluar, sepse problematikat e jetës sonë politike, ekonomike, social-kulturore kanë rrënjë të thella me Perëndimin e assesi me Afrikën dhe Azinë .

Pra nuk behet fjalë  thjesht për pronësinë  e një ndërmarrjeje, por për sheqerin tone, qe nga  hyzmeqaret islamik po ju merret fati  në dorë, fati  jetik i të tjerëve... Nga këto shëmtira, ne kemi mbetur ende në mentalitetin hibrid, gjë që reflektohet edhe në kulturën tonë  të konceptuarit e te huajit si  të parin e të tjerëve.
Krenaria e kulturës se mirëfilltë Shqiptare,shihet kjarte se është  fetishizuar, veç kësaj, shqiptarët jetojnë në Kosove, ne një trafik psikologjik të dendur  stresues  dhe depresiv nga faktorë të shumte siç janë  lufta etj.... por edhe faktorë tjerë të jashtëm që krijojnë apati në psikikën tonë shoqërore, duke mos harruar edhe pagesat e majme, e kjo, për fat të keq, merr me vete shumë të këqija siç janë  krimet brenda familjes,krimet brenda shoqërisë, e shumë e shume  probleme tjera serioze me pasoja jetike.
Shoqëria jone vazhdon te manipulohet dhe kontrollohet sistematikisht, nga kush dhe për çfarë bëhet ky manipulim dhe kontroll dihet dhe shihet hapur... Nga shume rryma armiqësore, politike, lobiste etj.. qëllimi i tyre kryesor është ta pajtojë shoqërinë tone, me mënyrën e jetesës të cilën ata e imponojnë,duke ber sehir ne stilin bemiresise!!!

Kjo te sjellë  instinktivisht  ne mendimet se,pse  shqiptaret  nuk janë ende te shëndetshëm dhe te afte,  pikërisht këto fenomene dëshmojnë cilësinë e një qenie të gjymtuar e që bashkëpunon me shtypjen dhe ferrin e  vet. Kjo situatë nuk mund të zgjidhet me metoda thjesht duke lënë për te dëshiruar, por me sundimin e një norme te qarte KOMBËTARE me vija te kuqe nga te cilat parandalohej rreziku qe na shpie drejt zhbërjes se identitetit SHQIPTARE !

Udhëheqja e Kosovës,vazhdon pa te keq te krenohet për çdo gjë ne Kosovë dhe rreth saje,nga se  vjen si fryt i mos angazhimeve te tyre,dhe se mund të përdoren shumë mirë në tregun e konsumimit te brendshëm politik. E këtillë ishte edhe pjesëmarrja tyre ne AP te OKB-se,sepse rezoluta do të kalonte me apo pa prezencën e tyre...      

Nga ky proces aq i gjate me përplot te pa njohura megjithatë do ta zemëroj popullin e Kosovës,ndonëse roli i SHBA-se dhe  BE-se nuk është i pa fund.
 Udhëkryqet e Kosovës dhe te panjohurat e saje do ti zbulon koha në  vijim. E para punës është çka pas rezolutës: çka është ajo që duhet ta  definoj fundin e proceseve,dhe kush  është barometri  i suksesit?



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora