E shtune, 27.04.2024, 10:15 AM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Politikanët që organizojnë fushatë elektorale

E marte, 21.09.2010, 09:58 PM


Politikanët që organizojnë fushatë elektorale

 

Shkruan Shaban Peraj

 

Shumica e politikanëve tanë nuk janë në gjendje të kuptojnë, apo nuk duan, se dëshira për poste e pozitë si dhe ndjenja e famës së popullaritetit që vie si diçka e natyrshme, mund të bëhen shumë të rrezikshëm si për vete ashtu edhe për shoqërinë ku jetojnë. Një dukuri të tillë ne e takojmë çdo ditë në ndejat tona, pavarësisht ku zhvillohen ato dhe për këtë jemi dëshmitarë e duhet pranuar se nuk rrimë pa bërë politikë, pa menduar fare se si i kemi punët, cilët janë hallet e problemet e përditëshmërisë. Është bërë praktikë që së paku njëherë në katër vjet, atëherë kur ka zgjedhje, qofshin ato lokale apo parlamentare, ne të jemi të pranishëm për të dëgjuar nga goja e politikanëve premtime dhe vetëm premtime e asgjë më shumë. Aty fiket çdo gjë, aty dikush largohet me shpresë se vërtet diçka do të bëhet, edhepse thellë në shpirt qytetari nuk beson për ate që u premtua. Dhe, kur i shikon tubimet partiake me pjesëmarrje të gjërë të masës nuk ka se si të mos kujtosh një dukuri tjetër që do të kishte efektin më të madh, ate të tubimeve për problemet e shumta që i kanë sjellë kësaj mase pikërisht ata politikanë që sot kërkojnë votën e qytetarit!

Fakt është se ne nuk dimë të kërkojmë rrugë të reja e demokratike, po edhe në mungesë të përvojës, për të zgjidhur hallet tona, nuk jemi në gjendje të veprojmë individualisht e as kolektivisht, nuk jemi të motivuar që këtë praktikë ta zbatojmë ashtu siç veprohet në të gjitha shoqëritë demokratike. Të gjithë flasin  nëpër kafene se kemi standart të ulët të jetesës, se çmimet e konsumit të gjërë rriten çdo ditë, se rriten taksat, na mbyti pluhuri nëpër rrugët tona me gropa, mbeturinat e hedhura vend e pavend që nuk pastrohen me ditë të tëra. Rritet përditë kostoja e jetesës dhe ne mbetemi me sy hapur se çfarë do t’na thojnë politikanët tanë nëpër tubime, çka do t’na premtojnë ata, e ne harrojmë se edhe problemet në ambientet mësimore nuk i kemi të një niveli të dëshiruar, e të mos flasim për tekstet shkollore. Kjo për faktin se aty janë të instaluar kuadrot e partive politike, ata që shumë trumbetojnë, secili për subjektin e vet politik bën politikë qoftë në pranim të kuadrove, qoftë në thithje të votave nga trupi arsimor, çdoherë duke harruar atë që është e shenjtë. Dhe, për të gjitha këto ne heshtim, nuk protestojmë, ndoshta nga mostradita apo nga mungesa e kurajos dhe kështu të hutuar pa ndonjë iniciativë nuk bëjmë zë, vetëm mbyllim gojën dhe si gjithmonë në kafene bëhemi të zëshëm pa qenë të zotët për t’i vënë levat lëvizjes e për të çuar përpara idetë në mënyrë që të avancojmë përmirësimin e situtës së krijuar. Kështu vazhdojmë deri në pafundësi, aty ku duhet të jemi aktivë, ne rrimë duarkryq, ndërsa atje ku edhe mund të mos jemi të pranishëm shkojmë e qëndrojmë në këmbë sa te njëri, te tjetri, dhe pas premtimeve që na japin politikanët  fillojnë të dalin “rezultatet” e para, vazhdon e njëjta situatë e bile në disa segmente të jetës edhe më keq. Asgjë nuk ndryshon në jetën e atyre që përcjellin tubimet partiake.

Megjithë këto telashe që ka populli, politikanët që i dalin zot atij  nuk janë në gjendje të përfaqësojnë në mënyrë të pavarur fushën ku shërbejnë dhe ashtu të mbërthyer nga dëshira për t’u dukur në promovime partiake prishin disiplinën duke kthyer përmbys ate që flasin e thonë. Kjo është një rrugë e ngatërruar e bashkësisë dhe bën që t’u hapet dera lëvizjeve të reja me çka për llogari të egoizmit të personave politik u ngatërrohen këmbët me kokën  pa shprehur edhe më të voglën dëshirë për të organizuar reagime ndaj dukurive negative të shoqërisë. Këto janë defekte mase dhe nuk habitë fakti se të gjitha të këqiat që i bëhen popullit vinë nga ata që duan të thonë, se “ka edhe më keq”! Më keq nuk ka ku shkon, pranimi i një realiteti të tillë prish zakonet dhe traditat tona si një e vërtet absolute, gjë që këtë popull e bënë të shfisnikëruar dhe të shpërfytyruar deri në pafund. Kjo vjen si rezultat i egoizmit të politkanëve i dalë në shesh me anë të pasurisë dhe pushtetit, i fryer dhe i zmadhuar me anë të bukurisë së tyre! Meqë asnjëri prej këtyre atributeve s’ëshë pasuri personale e politikanëve, çdo premtim që u jepet votuesve  në këtë çështje duhet të mos pranohet, por të ndëshkohen, sepse finalja do të jetë shkatërrim i tyre, nëse jo sot, nesër po e po. Më në fund, edhe gjërat më të dobishme që pretendojnë se i sjellin vetëm ata, bëhen si një re e zezë dhe politikani  karrierëst nisë të hedhë gjyle e bomba. Këta janë kthyer në dallkaukë keqndjellës që nënvlehtësojnë të gjithë të tjerët. Çdo punë e tyre, çdo thënie e tyre për t’u treguar të tjerëve vetën, e që s’e mjohin të drejtën ka për t’u sjellur qytetarëve shqetësim shpirtëror, depresion e aritmi të pashmangëshme. 



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora