E shtune, 27.04.2024, 07:20 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Bujupi: Kosova në “sofrën” e madhe të BE-së dhe të NATO-s

E merkure, 22.09.2010, 09:34 PM


Në vend të komentit POLITIK

 

Kosova në “sofrën” e madhe të BE-së dhe të NATO-së

 

Nga Kastriot Bujupi

 

Kosova me politikën e saj Kombëtare dhe Ndërkombëtare është duke u mirëpritur gjithandej botës demokratike, mirëpo kjo sikur nuk po mjafton për ata që e duan RIBASHKIMIN KOMBËTAR. Mungesa  e koordinimit politik ndërpartiak dhe rezultati i politikes  në këtë dhjetëvjetëshin e fundit në Kosovë, nuk është produktiv aq sa ka pritur populli. Përvoja politike e politikanëve shqiptar të Kosovës që është dashur të fitohet deri më sot, ekziston rreziku që të papërgatitur  sa dhe si duhet, duhet t’u dalim përballë sfidave politike që është duke përgatitur BE bashkë me Serbinë. Fati i gjithë Kosovës është në anën e demokracisë Pro Evropiane, Pro Amerikane dhe Pro, pro demokracisë globale, çka na jep të besojmë se ndaj Serbisë do të triumfojë interesi i Kosovës, moto e së cilës është për t’iu bashkuar demokracive të vendeve të sipërpërmendura.

 

Politika shqiptare në Kosovë nuk po tregon rezultatin e pritur dhe kjo për shumë arsye , njëra ndër to është mos koordinimi politikë i shqiptarëve për të ju kundër përgjigjur situatave politike ose më mirë të themi të krijohet një përgjigje më adekuate-përkatëse për sfidat politike që po kalon Kosova si shtet. Kjo po ndodhë për faktin që problemet në fushën e politikës kombëtare dhe ndërkombëtare  nuk po shkojnë ashtu siç dëshiron populli. Politikanët tanë në mungesë të ballafaqimit me diplomatët serbe drejtpërdrejtë,  shpeshherë janë të shtrënguar të viktimizohen nga ndërkombëtarët, sepse politikën e saj e bën bashkësia ndërkombëtare dhe neve na vjen në formë të përgatitur dhe çdo herë gjendemi para aktit  të kryer politikë. Se është kjo kështu e kemi parasysh kohën kur janë paraqitur “pikat e famshme të Ban Ki Munit”, ndonëse ato atëherë nga elita politike e Kosovës qe kundërshtuar, por ja që po i vjen koha e jetësimit të tyre, unë them inshalla jo, por kam frikën se ashtu do të dalë. Sidoqoftë, edhe për kundër këtij fakti  që politika jonë ka pak mundësi për të vendosur do të ishte ndryshe sikur të ekzistonte një koordinim i mirëfilltë politikë në mesë të pozitës dhe opozitës për probleme politike dhe interesa shtetërore dhe kombëtare për t’iu kundërvu situatave    “ të aktit të kryer” , mjerisht këtu po ndodhë e kundërta dhe vendimet politike nuk gjejnë gjuhë të përbashkët tek ata dhe kështu dëmtohet Kosova në tërësi. Bashkëpunimi ndërpartiak pozitë dhe opozitë do të duhej të ishte në një nivel shumë të lakmueshëm, sepse luftën që tash dhjetë vjet më parë e bëmë, nga ne një gjë të tillë e kërkon., Njeriu apolitik i Kosovës do të thoshte: “ Lufta u fitua bashkërisht, shteti u krijua bashkërisht, natyrisht se kontributi është i dikujt më shumë e i dikujt më pak, por, secili në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër dha një kontribut që duhet çmuar dhe sigurisht që ka për t’u çmuar atëherë kur krijohen infrastrukturat ligjore( kjo tashmë si duket shumë shpejt do të ndodhë).

Është e drejt e Qeverisë së Kosovës, respektivisht e ministrisë së punëve të jashtme që të zgjedh mekanizma të lotimit për njohjen e Kosovës nga ana e atyre shteteve që atë akoma nuk e kanë bërë, mirëpo kjo nuk guxon të anashkalojë veprimtarët si edhe liderët e partive apo të lëvizjeve tjera politiko – shoqërore si edhe civile për të lobuar në favor të Kosovës. Dihet se sot në kosovë ka shumë parti politike si edhe shumë e shumë organizata tjera të shoqërisë civile, duhet shfrytëzuar të gjitha mundësit si edhe potencialet e veprimtarëve të këtyre subjekteve politike dhe të OJQ-ve vertëm e vetëm që Kosovës t’ia bëjmë një “argatllak” më tepër. Prandaj do të ishte mirë qysh sot Ministria e Punëve të jashtme do hartojë një strategji të përbashkët të veprimit diplomatik, çka do të thotë të jepet hapësirë të gjithë atyre që kanë mundësi dhe zotësi për të lobuar në favor të kosovës. Me fjalë të tjera koordinimi ndërmjet partive politike duhet të jetë sa më produktiv për hir të vendit dhe qytetarëve të saj, në mënyrë që nesër Kosova të ulet "në sofër të madhe" në ndonjë ulëseje të sallave të BE-së.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora