E shtune, 27.04.2024, 08:27 AM (GMT+1)

Mendime

Kumtesë nga Lëvizja Demokratike Shqiptare

E merkure, 22.09.2010, 09:08 PM


LËVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE

G O S T I V A R

 

K U M T E S Ë

( Për mediat e vendit dhe të huaja )

 

Lëvizja Demokratike Shqiptare ne bashkëpunim të ngushtë me lëvizjet, asociacionet dhe disa parti te vogla kombëtare shqiptare që veprojne ne FYROM,  më datë 21.09.2010 në ambientet e zyrës qendrore të saja në Gostivar, mbajti mbledhje të jashtëzakonshme ku në mënyrë eksplicite të gjithë sëbashku analizuan zhvillimet politike dhe ekonomike të nënqiellit ugurzi të këtij shteti fantom, nën udheheqjen e koalicionit pushtetmbajtës VMRO-DPMNE – BDI .

Me këtë rast pjesemarresit në këtë mbledhje të kombinuar, duke shqyrtuar me sinqeritetin më të madh situatën poltike dhe ekonomike ne vend.  Përkushtim më të madh I dedikuan jetës , vëmendjes,hapsirës së veprimit, kohës dhe momentit përcaktues të qytetarit shqiptar,. Gjegjësisht në bazë të situates reale dhe gjykimit në këndvështrimin e të gjithe neve si shqiptar, si njerëz dhe njeherit si fuqi determinuese si nga aspekti numerik,poltik dhe historik, ku pjesëmarrësit në këtë mbledhje ranë dakord për ripozicionim të politikbërjes së shqiptareve në vend dhe njëherit e përgjithmonë shqiptarët duke shtrirë dorën e pajtimit njëri me tjetrin të orientohen nga orbita natyrale e rrugëtimit në hapsirën e saj të garantuar me çdo konventë kombëtare e ndërkombëtare.Respektivisht në këtë mbledhje që për lëvizjen tone mund të llogaritet edhe si historike, ngase të pranishem përveç organizatave kombëtare shqiptare ishin present edhe intelektual dhe afarist të njohur për opinionin mbarshqiptar  ,  të gjithë njëzërit ranë dakord se:

-             situata aktuale e shqipatreve sot ne FYROM është alarmante,

-             pozita e tyre politike dhe ekonomike është më keq se para çdo periudhe të mëhershme brenda 20 viteve të fundit,

-               Marëveshja e Ohrit në asnjë nen apo ligj të saj neve nuk na përmend si komb por si pjestar të etnitetit jo shumicë me mbi 20%, që paraqet presedan në vete ngase nese jemi jo shimicë atëherë jemi pakicë.

-           projektet monoetnike të këtij shteti vrastar si dhe vrasjet, burgosjet , plaçkitjet që ky shtet I realizon  mbi kurizin e shqiptarëve vetëm se e verifikojnë të mësipërmen,

-           anashkalimet e kërkesave legjitime të shqiptarëve,manipulimet statistikore ku mbi 400000 shqiptar të diasporës ngelin jashta procesit të regjistrimit të populates sone, kurse nga ana tjetër mbi 200000 sllavomaqedonas të vdekur në çdo cikël zgjedhor votojnë në këtë shtet është absurdi që shkon në veshë të shurdhr të pushtetit ,

-           fyerjet e pandalshme dhe gjithnjë e sa më të shpeshta në baza etnike si në politikë, ekonomi, histori, shkencë, kulturë etj skanë fund.

Andaj duke pasur parasyshë të lartëpërmendurat si dhe  situata tjera të pa justifikuara dhe që nuk arihen dot të përshkruajnë çmendurinë vetëvrasëse të politikës aktuale të fjalëmbajtësve,pushtetmbajtësve dhe atyre qe lëpijnë buzat ose pa përgaditen për bashkëqeverisje  në një qeveri unitariste në këtë shtet që mbijeton kryesisht nga remitencat e  kurbetçinjeve tane dhe nga vitrat e ndërkombëtarëve.   Në këtë mbledhje sëbashku u vendos për themelimin e Këshilit Kombëtar Shqiptar të lëvizjeve dhe subjekteve tjera kombëtare shqipatre  në drejtim të organizimit dhe themelimit të kuvendit republikan të shqiptarëve në FYROM . Ky këshill në përbërjen e saj pritet të ritet me shumë emra dhe personalitete të jetës publike në Fyrom dhe ne përgaditje të sipër është procedura reth formimit të Këshillit Drejtues të organit të lartëpërmendur. Qëllimi I oragnizimit të këtij Këshilli Kombëtar Shqiptar është organizimi dhe shpallja e Republikës së re Shqiptare në Fyrom me të drejtën e popullit të saj për vetëvendosje si e vetmja alternative drejtë stabilizimit politik dhe makroekonomik të këtij vendit.

Emrat e organizatave , partive dhe intelktualëve që do të përbëjnë këte Keshill shumë shpejt do të publikohen në pres konferencen që sëshpejti do të mbahet në Shkup.

Në këtë drejtim investitorëve, prodhuesve, afaristëve dhe tregëtarëve shqiptar u bëjmë apel edhe njëherë që në shenjë proteste të fillojnë dalë ngadalë të nadlin pagesat për taksa dhe tatime tjera ndaj këtij shteti ashtu siç ky shtet ndali investimet dhe subvencionet në vendbanimet shqiptare.Kurse konsumatorëve shqiptar u bëjmë apel që të ndalin pagesat e tyre ndaj faturave ofenduese të kompanive të huaja dhe të vendit ashtu siç ata përbuzin gjujhën, kulturën , zakonet dhe traditat tona dhe definitivisht le të fillojnë seriozisht të mendojnë për fatin dhe nevojën e tyre reale, ngase liria dhe drejta pë të qenë I lire janë të shejnta vetëm atëherë kur kërkesa është e drejtë racionale, natyrore dhe hyjnore pa hile dhe me vetëmohim e vetëbesim.

 

Me respekt prej

keshillit iniciativ të KKSH-së në FYROM nga

Kryesia e

Lëvizjes Demokratike Shqipare



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora