E shtune, 27.04.2024, 01:41 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Tregime nga Podguri (II)

E shtune, 25.09.2010, 02:03 PM


TREGIME NGA PODGURI

 

Nga Selim Hasanaj

 

KAPE KUDREN E THE QAFEN

Haxhi Vuthi nga Lubozhda kishte pas shkue njiherë në Dragë të Masbjeshkve dhe kishte pas ble nji lopë. Per shkak se e zanë nata ai banë konak te nji malsorë i Drages dhe me këtë rast shef se nikoqiri kishte nji kuder të mirë e cila edhe pjellke klysh të mirë të cilet baheshin roje e mrekullueshme per bagti. Haxhiu e lutë nikoqirin që ti ruen nji klysh dhe ky do vjen heren tjeter e do e merr tue ja dhanë si kundershperblim nji dele me gjithë qingj. Mirpo nikoqiri posa i pjell kudra i nal klyshet dhe merr kudren së bashku me 20 copa lopë dhe niset bjeshkve teposht per të mbërri të ejten në pazarin e Istogut per ti shitë lopët. Posa perfundon pazari ai din se pas dy ditve do jet pazar në Pejë  dhe pasi nuk i kishte shitë lopet i lyp shtepin Haxhi Vuthit dhe i shprazet në konak me dy barinjë, 20 copa lopë dhe me kudren. Kur Haxhiu e pyet per klyshin , ai ja këthen se ja ka prue kudren dhe se ja falë atë kështu që ky do ketë sa të dojë klysh të sajë.

Ju banë konak disi Haxhiu atë natë dhe edhe të nesermen sepse ishin kohna të vështira dhe shumë herë nuk qellonte as buka per darkë e besa Haxhiu ishte i hollë nga takati.

Ku malsori fillojë bukur si shpesh ti shprazet në konak Haxhi Vuthit, dhe sa herë vinte pasi rahatohej në sofer e pyeste Haxhiun;" po gati harrova, si e kamë kudren? "

Nji ditë Haxhiu lodhet me këtë njeri dhe posa ai e pyet per kudren, ky i thotë: pritem pak se tash ta jap pergjigjen. Del jasht e merr kudren per zingjiri dhe me te futet mbrenda. Ja ku e ke kudren e tash merre e the qafen me gjithë te se ma lodhe shpirtin per nji kuder.

 

U RRAHEN GOMARET MES VETI

Në Gurrakoc ishte ba nji mort. Në familjen Kabashi kishin vra nji mashkull në SHBA dhe vëllaznit kishin hap oden sipas traditës per ngushllime. Sipsa zakonit aty rrinin burra të rrethit që pritnin ata që vijnë per të ngushllue. Nga Tomoci ishte i njoftun Ramush Shatri i cili kryente detyren e imamit në fshat dhe per shkak se ishte njeri i ndershem dhe patriot gëzonte autoritet në gjithë rrethin e Istogut. Ishte edhe ai në atë odë dhe priste miq e dashamirë që vinin per ti ngushllue familjen Kabashi.

Per ti ngushllue vjen Miftar Kukleci nga Prekalla dhe ai ishte nji njeri llafazan që ishte largue nga vendlindja që nga viti 1946 dhe ishte vendos pergjithmonë në Lubjanë të Sllovenisë dhe kjo kishte ndikue që ai shumçka të tradites dhe kultures shqiptare kishte harrue. Mirpo per shkak se ishte djalë i babës së mirë e të njoftun si burr odash dhe patriot, podgurasit e respektonin edhe këtë pa masë. Edhe këtë herë e priten me respekt, por ai ashtu terpi në fjalë fillojë të flasë dhe fjalet e ti ishin aq pa lidhje sa të pranishmit filluen të bezdisen dhe të flasin me njani tjetrin, këtë e banë per ta detyrue Miftarin që ta nderpret llafin budallak. Ai nuk ndalej dhe ma në fund Ramush Shatri ngritet dhe kerkon leje per me ik. Të pranishmit befasohen dhe i thonë , mos hoxhë, ku po donë , por ky ashtu qetë ju fletë, ndegjoni, unë po shkojë dhe vi neser prap, por para se me dal po ju tregojë nji mesele. " Nji plakë kështu si unë nji ditë pazari ecte me krruten në dorë dhe kur kalon pran nji gomari ai papritmas i bie shqelem në kamë sa plaku nga dhimbjet bahet dyfish dhe mezi i nal lotet nga dhimbjet, disa djem të ri kalojnë atypari dhe shofin se çka ndodhi, afrohen ti ndihmojnë plakut dhe i thonë, po pse nuk po i bjen me krrutë o axhë, ndersa plaku ju thotë djemve, eh more djem , pata me i ra , por krejt mazxhahi do thonë se u rrahen gamaret mes veti. " Kaq per sod tha dhe ju paqa lanë diten e mirë dhe iku imami Ramush Shatri. Miftari uli kokën dhe iku edhe ai pas pak, por askujt nuk i erdhi keq që iku, perkundrazi u gëzuen.

 

NIMONI DHE BOGDANI

Ishin këta dy dy miq të gotës, pinin shumë dhe pothuej tanë diten ishin në kafen "KORENIKU" në qender të Istogut. Kur kafja mbyllej këta me shishe të rakisë në dorë niseshin per në shtëpi. Mirpo të dyt ishin njerz të menqem dhe edhe pse gjithmonë të dehun sa herë flisnin tregonin diçka me fjalet që i thoshin. Posaqërishtë Nimoni ishte i mbreftë nga mendja.

Këta per ti defrue të tjeret rreth vetes shumë herë ngacmonin njani tjetrin me mesele e batuta. Bogdani ishte nji serb kolon që kishte punue me vite roje e pyllit dhe tash si pensionist shpenzonte parat e pensionit në goten e rakisë pasi ai zaten edhe nuk kishte pasardhës. Ndersa Nimoni ishte nji njeri i nji familje të mirë , familje me tradita kombtare e patriotike. Nji ditë Nimoni vendos me e ngacmue Bogdanin dhe në kafen "KORENIKU" ai shef se të pranishem ishin pos të tjerve edhe shumë funksionar të komunës së Istogut, nuk e len rastin me i ik, ngritet në kambë dhe ju drejtohet të pranishmve:  " Ndegjoni të gjithë, du me jua tregue nji ngjarje. Nji ditë nji grue  ishte zdesh cipri cullak dhe me nji shami kishte mbulue bythet ndersa perpara kishte lidh shaminë nyje. Ashtu ulet në nji divan dhe ato qaste në odë hyn djali i sajë. Ai kur shef nanën ashtu cullak, trishtohet dhe mendon mos nana ju ka çmend. Merr frymë thellë dhe i drejtohet, të lutem nanë mbulohu, nuk ka kuptim kështu, ndersa ajo ngritet në kambë dhe i thotë të birit, po pse o djali jem a e shef se unë Malësinë nuk kamë nevojë me e mbulue sepse nga ajo lindin burra e trima dhe kishte vu doren perpara, këthehet mbrapa dhe me dorë pershkon bythet dhe thotë, a e shef, unë Serbinë e kamë mbulue sepse ajo lind vetem mut". Plas gazi, qesh edhe Bogdani, por pasi nuk ju del gazi e me i ba gja Nimonit nuk guxonin nga lokali ikun shumë serb çetnik të Istogut.

 

DAJA SHAQË

Daja Shaqë asht nji burr shumë intelegjent, asht i familjes së mirë dhe flitet per te se ka kjen nxanës i fortë gjatë shkollimit. Mirpo per shkaqe që vetem ai i dinë ky njeri i mirë, shpirt mirë dhe besa edhe trim u dha pas alkoolit dhe panderpre pin. E njofin krejt Istogu. Ai shumherë ashtu i dehun sa mezi nxjerr fjalet, megjithate thotë filozofi dhe fjalë të mëdhaja.

Pas çlirimit të Dardanisë  në vitin 1999, shqiptaret qohen peshë dhe politikajt në vend se me u angazhue per ndertimin e institucioneve, hapjen e vendeve të punes sundimin e ligjit etj, etj,  ata organizojnë shkumjet kolektive në haxhillak në Meke të Arabisë Saudite. Daja Shaqë ashtu i dehun filikaq shef se si njerzit e profileve të ndryshme të Istogut dhe rrethines vrapojnë per tu fut në autobusa që do i transportojnë në aerodromin e Sllatines e aty pastaj me aeroplan do shkojnë në Çabe per tu ba haxhi. Ai ndalet para autobusit dhe pisket: " Po ku po shkoni o njerz, po a jeni në men. Juve nese doni vend të shejtë shkoni në Velani dhe perkuluni para Dr. Ibrahim Rugovës, por nese doni me e qellue dreqin me guri shkoni në Cerrcë dhe qelloni Rugovajt e Cerrcës".! 

 

Selim Mustafë Hasanaj

Sarpsborg

Norvegji



(Vota: 6 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora