E shtune, 27.04.2024, 07:08 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Rreziqet nga shteti grek vazhdojnë edhe sot

E premte, 24.09.2010, 09:58 PM


Rreziqet nga shteti grek vazhdojnë edhe sot

               

Nga FAIK KRASNIQI

 

Në bazë të kushtetutës greke, kisha ortodokse greke është pjesë e shtetit, dhe gjithë financimi që i bëhet asaj, politikës së Janullatosit, përbën për mua politikën zyrtare greke. Që nga vendosja e saj në Shqipëri dhe deri më sot ka qenë ndër agjenturat më të forta në vend dhe ka punuar e luftuar për helenizimin e jugut të Shqipërisë dhe shtrirjen e ekspansionit grek. Ja çfarë thoshte gazeta “Stohos” një nga gazetat ekstremiste greke:

''Vitet që po vijnë janë vitet e helenizimit, i cili përsëri do të luaj rolin e tij krijues e historik. Për të luajtur këtë rol helenizimit i duhet të fitoj në radhë të parë tokat e humbura të cilat aktualisht ndodhen sot jashtë kufijve të Greqisë në drejtim të veriut në vijën lumi Shkumbin.

Ja çfarë thoshte Presidenti grek Stefanopullos me rastin e krishtlindjeve:

''Unë shtoj bindjen time se Greqia mirëpret shekullin e ri me kujtimet e luftës së përgjakshme për helenizim, për çlirimin e të gjithë grekëve skllevër, dhe lindjen e çudisë së madhe të ditëve tona atë të qenit grek jashtë vendit. Sot lulëzimi i komuniteteve greke në botë, uniteti i kalitur mes nesh, nën mburojën e kishës greke dhe këshillit botëror të helenëve, është një shpresë e madhe kontributi dhe shpresë për helenizim ''.

Në ditët më të vështira që po kalonte Shqipëria, në 1997, Greqia mbështeti fuqimisht shkatërrimin e Shqipërisë dhe djegien e jugut duke mundësuar edhe pushtimin final të Shqipërisë, por fal aleatit tonë strategjik Turqisë që atëbotë i tregoi dhëmbët grekut, pushtimi i jugut të Shqipërisë nuk ndodhi.

Ja çfarë i thotë ministri i jashtëm grek Pangallos, CNN në 1997, kur në të njëjtën kohë aeroplanët grek (ndoshta nga ata F-16 ) hidhnin trakte në jug të Shqipërisë: ''Në radhë të parë Greqia duhet të mbrojë komunitetin që ka në jug të Shqipërisë të cilin ne e quajmë Vorio-epir ( dhe dihet sa është V-E për grekët), dhe më pas duhet të mundohemi të marrim pjesë në zgjidhjen e krizës shqiptare''.

Ndërhyrja e Greqisë në punët e brendshme të Shqipërisë ka arritur deri në atë masë sa vet Qeveria greke kërkon të bëj rishikimin e historisë shqiptare në mënyrë që t'u servir brezave të ardhshëm versionin grek të historisë, ndoshta si ajo pjesa që shqiptarëve u është servuar për çamët, por gjenocidi grek kundër çamëve nuk filloi në 43-in , që në 1913 -ën tmerret që ata bën nuk kishin të parë. Duke krijuar banda hajdutësh, gjoja për tu shkarkuar nga përgjegjësia zyrtare, të kryesuar nga kriminelët e neveritshëm Delijanaqi, Harilago s`lanë gjë pa bërë mbi shqiptarët. Njerëzia merrnin arratinë nga të mundeshin ose fshiheshin pyjeve për t'i shpëtuar vrasjeve mizore. Vajtimi i grave, ulërima e foshnjave në gji të nënave, ishte një tmerr. Por, edhe autoritetet zyrtare nuk mbeteshin pa punë, me urdhër të kolonelit Ebitis, u vranë mjaft çamë, në prill të vitit 1913, Drama Çame (për fajin e tyre, greqisht).

Në dhjetor të 1999 u themelua Qeveria e Epirit e drejtuar nga princi Aleksandër në tekstin e themelimit thuhet:'' ka ardhur koha të kërkojmë, që Epirit t'i jepet mundësia e ushtrimit të vetëvendosjes, e drejt e cila i përket. Tani Qeveria e Epirit ka si detyrë të siguroje që të drejtat e epirotëve të mos shtypen nga forcat pushtuese të Shqipërisë''.

''Qeveria po aplikon për në UNPO dhe po kërkon njohje nga qeveri të tjera. Kërkohet ndihma juaj për të siguruar të drejtat e epiroteve. Lajmëroni përfaqësuesit e qeverisë suaj dhe ju shprehni mbështetjen për një referendum për pavarësinë e Epirit''.

 

Vazhdimësia e rrezikut grek në Shqipëri, sot, po vazhdon akoma, përmes përfaqësuesve grek në Shqipëri, organizatës nacionaliste greke Omonia, nacionalistëve, Mile, Bollano, Dule etj. Andaj për rreziqet që na vijnë gjithmonë nga grekët, dy Qeveritë shqiptare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe çdo shqiptarë kudo që është, nuk duhet heshtur, por,  duhet të ngrihet në këmbë.

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora