E shtune, 27.04.2024, 08:56 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: A do të bëhet Kulla Eifel minarja e Xhamisë së Madhe të Parisit

E enjte, 23.09.2010, 09:59 PM


A do të bëhet Kulla Eifel minarja e Xhamisë së Madhe të Parisit

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Nuk është e rastit që kërcënimet e terroristëve islamikë për hedhjen në erë të Kullës Eifel erdhën pasi në debatin në SHBA mbi ndërtimin e xhamisë në Ground Zero, Presidenti Obama dhe drejtuesit e legjislativit amerikan u shprehën për ndërtimin e xhamisë në Ground Zero. Pas kësaj, terroristët islamikë filluan t’ i shohin atentatet e llojit të atyre të 11 shtatorit 2001 si aplikim i një lloji të veçantë për ndërtimin e xhamive në qytetet e Perëndimit. Kështu, terroristët përzgjedhin vendin se ku duhet ndërtuar një xhami në qytetet perëndimore, natyrisht atje ku ka ndërtesa me rëndësi simbolike, siç ishte rasti i Kullave Binjake në New York. Pastaj bëjnë atentatin duke i shkatërruar këto ndërtesa. Pas disa vitesh del një islamik i quajtur i moderuar, i cili kërkon që në emër të tolerancës religjioze në truallin e mbetur bosh pas atentatit, të ndërtohet një xhami, sikur bëri imami që kërkoi ndërtimin e xhamisë në Ground Zero.

Kur kjo kërkesë shkakton një reagim kundërshtues të ashpër, propozuesi “i moderuar” thotë se kundërshtimi i idesë së tij do t’ u shërbejë terroristëve, duke i akuzuar ata që kundërshtojnë idenë e tij se praktikisht janë vënë në shërbim të terroristëve, siç bëri imami nismëtar për ndërtimin e xhamisë në Ground Zero. Në fakt është vetë imami nismëtar i cili praktikisht i përdor terroristët si krahun e vet të armatosur, duke kërcënuar me anë të tyre.

Nëse terroristët islamikë arrijnë ta hedhin në erë Kullën Eifel, siç kanë paralajmëruar, atëherë, sipas precedentit të ndërtimit të xhamisë në Ground Zero, brenda disa vitesh do të dalin njerëz të cilët do të kërkojnë që në emër të tolerancës fetare, dialogut ndërmjet qytetërimeve, në Ground Zero të Parisit, të ndërtohet një xhami. Nga kjo pikëpamje do të ishte më e arsyeshme që francezët ta shndërrojnë Kullën Eifel në minaren e një xhamie, e cila duhet të ndërtohet në anë të Kullës Eifel. Kështu gjërat do të shkojnë atje ku pritet të shkojnë pas disa vitesh, nëse do të bëhet në Paris një atentat terrorist i ngjashëm me atë të 11 shtatorit 2001.

Nëse Kulla Eifel do të shndërrohet në minare, atëherë do të shpëtohen disa mijëra jetë njerëzish të cilët do të vriten nga shkatërrimi i Kullës Eifel dhe gjithë shoku kolektiv që do të pasojë këtë ngjarje.

Alternativa për Francën është që të luftohet seriozisht radikalizmi islamik. Por sot po bëhet përherë e më e qartë se dallimi mes muslimanëve, në të moderuar dhe ekstremistë është një iluzion i perëndimorëve. Çdo musliman praktikant. i cili beson tek Kurani ku bëhet thirrje e hapur për dhunë ndaj jomuslimanëve, është një terrorist potencial. Në Kuran janë të shkruara qartë, e zeza mbi të bardhë, urdhërat për dhunë që Allahu u jep besimtarëve. Kështu e percepton Kuranin çdo musliman praktikant. Është e vërtetë se Kurani flet për paqe, por për paqe vetëm brenda rrethit të atyre që besojnë tek Allahu, të besimtarëve, sikur quhen në Kuran, fjalë që në arabisht është “musliman”.

Kurani flet edhe për paqe për jomuslimanët, të krishterët, hebrejtë etj., por me kusht që këta t’ u nënshtrohen muslimanëve dhe të paguajnë xhisjen, taksën e jetës. Dhe kjo derisa ata të mos jenë konvertuar në Islam, çka mbetet objektivi i shpallur. Pra, sot çdo musliman i ashtuquajtur i moderuar, i cili beson tek Kurani, beson se të krishterët, do të thotë edhe francezët, kanë të drejtë të jetojnë në paqe, vetëm nëse paguajnë xhisjen, taksën e jetës, ndaj muslimanëve. Dhe derisa francezët nuk e bëjnë këtë gjë, ata kanë bërë një faj të rëndë, dhe meritojnë që të ndëshkohen nga Allahu, duke iu shembur Kulla Eifel. Nga vetë përmbajtja e Kuranit, çdo musliman praktikant që supozohet të jetë i moderuar, nuk mund të mos jetë dakord me arsyetimin e terroristëve islamikë.

Në kohën që terroristët islamikë kërcënojnë Francën me hedhjen në erë të Kullës Eifel, në Suedi një parti antiislamike bëhet çështja kryesore e debatit në zgjedhjet parlamentare. Suedia është një vend që për vetë pozitën gjeografike, ndryshe nga Franca, ka qenë larg konfliktit historik të Perëndimit me Islamin. Në kujtesën historike të Suedisë mungon një diçka e ngjashme me Betejën e Tours të Francës. Kështu që shfaqja në mënyrë spektakolare e antiislamizmit në politikën suedeze është pasojë e vetëdijes së rrezikut në rritje që shkakton në Suedi shtimi i muslimanëve në vend dhe perceptimi i tyre nga suedezët si një forcë destruktive në shoqërinë suedeze.

Fakti se dy partitë e mëdha tradicionale të politikës suedeze, e majta dhe qendra e djathtë deklaruan para zgjedhjeve se do të bëjnë aleancë nëse është e nevojshme, për të ndaluar ardhjen në pushtet të partisë antiislamike, të cilën e quajtën ekstremiste, tregon se edhe në Suedi vepron ajo forcë e keqe ndërkombëtare, e cila imponon ndërtimin e xhamisë në Ground Zero. Kjo forcë e keqe kërkon ta shndërrojë Perëndimin në një Bosnjë-Herzegovinë të madhe, në zbatim të një agjende për ndryshimin e historisë.

 



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora