E shtune, 27.04.2024, 07:19 AM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Për një shoqëri të ndërgjegjshme dhe qytetare-demokratike

E premte, 24.09.2010, 09:18 PM


Reflektime nga mërgimi:

 

Për një shoqëri të ndërgjegjshme dhe qytetare-demokratike në Republikën e Kosovës dhe në Shtetin Tonë ëmë(Shqipëri)...

 

Nga Agron Shabani

 

Sic dihet:mas-mediet dhe kapitali  i njohur social dhe politik paraqesin si të thuash një ndër risitë ose inovacionet me të rëndësishme (konceptuale dhe paradigmatike) në kuadrin e variabilitetit dhe një kredibiliteti të njohur shtetëror dhe qytetar të politikës së përgjithshme komparative dhe harmonike në relacionin shteti-shoqëria ose qytetari dhe institucionet e njohura të shtetit dhe shoqërisë.Kjo në radhë të parë për faktin se qytetarët së bashku me mekanizmat ose institucionet e ndryshme shtetërorë(qeveritare), partiake(politike), jopolitike, shkencore, informative, kulturore etj.Janë të mbrojtur(garantuar) dhe të definuar në bazë të ligjit, statutit, statusit, identitetit, subjektivitetit, individualitetit dhe ekskluzivitetit të tyre kushtetues dhe juridik.Ndonëse, gjithmonë duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe idealet, vizionet dhe kauzalitetin e njohur nacional dhe historik së bashku me rethin(qarkun) e mendimëve dhe opinionëve të njohura qytetare dhe demokratike në relacionin e njohur vertikalo-horizontal(lëxo:relacionin e njohur shteti dhe qytetaret e tij..), madje,  njerëzit dhe gjuhën e komunikimit të tyre qytetar, politik, fetar, kulturor, social, ekonomik e kështu me radhë.Shih për këtë:si parakusht themelor ose ambivalent i realizimit praktik (të pjesës teorike) të paqës dhe një harmonie të gjithëmbarshme sociale dhe politike-konforme të të ashtuqujtures " paqës dhe ligjshmerisë së brëndshme" shpirtërore, morale dhe emocionale:është pikërisht jeta e përbashkët në mirëkuptim të plotë dhe harmoni.Në ketë sfond Sociologjia Refleksive dhe Pozitiviste vazhdimisht sikur e shquan dhe e riaktualizon validitetin dhe variabilitetin e pakontestuar të "konceptit të pavarur" ose "neutral" në shkencat e njohura shoqërore dhe politike si njërin prej elementëve ose instrumentëve me të rëndësishme(supstanciale ose fundamentale) në kuadrin e mendimit të ri shkencor dhe humanist mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetre.Në këtë frymë edhe i ashtuquajturi "Dialogu Etikë" i Immanuel Kantit dhe mendimtarëve të tjerë në këtë sfond:Përvec formalizmit dhe një ekskluziviteti të natyrshëm ose tradicional mund të  na japi përgjigje ose spjegime të ndryshme filozofike ose metaestetike edhe në drejtimim e njohur të etikës dhe estetikës së gjithëmbrshme shtetërore dhe profesionale në njerën anë.Si dhe të etikës dhe estetikës së gjithëmbarshme shoqërorore ose qytetare në anën tjetër. Kjo në radhë të parë për faktin se në shtetët dhe shoqëritë e konsoliduara qytetare dhe demokratike:Institucionet e njohura shtetërore dhe politike së bashku me të gjithë njerëzit ose qytetarët e atij vendi janë klient, pretendent, aspirant , anticipant , participant dhe aleat të njejtë ose të barabartë në të mirën e shtetit dhe shoqërisë së tyre. Përse kjo?  Kjo mu për faktin se shteti dhe shoqëria e mirëfillët -qytetare dhe demokratike në radhë të parë angazhohen për një shoqëri të përparuar dhe humaniste. Respektivisht, për një shoqëri të ndërgjegjshme,  të pastër,  të pasur,  të shëndoshë, funksionale, progresive, humaniste, profitabile dhe konvertibile në kuptimin e plotë të fjalës. Të udhëhequr nga respekti, mirëkuptimi, toleranca,  harmonia e përgjithshme shtetërore dhe qytetare dhe nga dashuria e njohur individuale ose kolektive.Mbase,  për një shtet dhe shoqëri të lirë ose të cliruar tërësisht nga skamja, neuroza, anomalitë, patologjitë e ndryshme, depresioni, anksioziteti, amnezioni, animozitetii, anarkizmi, kaosi, amoroziteti, destruksioni dhe dekonstruksioni i përgjithshëm shtetëror ose qytetar. Për njeriun ose qytetarin e lirë dhe komplet në kuptimin e plotë të fjalës. Për edukatën, arsimimin, spontanitetin, validitetin, vitalitetin, objektivitetin, subjektivitetin, reflektimet dhe sovranitetin e tij. Në ketë spekter mbase qëndrojnë  edhe bazamentët ose fundamentët me të shëndetshme dhe kryesore të cdo shteti dhe shoqërie të ndërgjegjshme ose qytetare dhe demokratike. Në "etosin" dhe "erosin" e gjithëmbarshëm shtetëror dhe patriotik të lidershipit dhe qytetarëve të atij vendi apo atij shteti. Në mirëkuptim dhe respektin e ndërsjellë ose reciprok në mes qytetarëve dhe lidershipit të tyre shtetëror dhe politik. Në ketë frymë konstruktive dhe pozitivste duhet nënkuptuar dhe vecuar edhe rolin dhe kontributin e njohur të partive ose subjektëve të ndryshme shoqërore dhe politike. Në drejtim të idealeve dhe vizionëve të përbashkëta shtetërore dhe qytetare,  madje,    disajnit dhe arkitetkurës(infrastrukturës) së gjithëmbarshme institucionale dhe konstitucionale, etikës, estetikës dhe përformansës së preferuar udhëheqëse dhe profesionale dhe kështu me radhë. Qofshin ato në pozita ose opozita të ndryshme parlamentare dhe qeveritare me njëra tjetrën. Në të kundërten: historia bashkohore e shkencave të ndryshme shoqërore dhe politike ka dëshmuar shumëcipërisht mbi demagogjinë, hipokrizinë, fraxhilitetin, inkompabilitetin, destruktivitetin dhe fatalitetin e pashmangshëm të individëve, grupëve, partive ose subjektëve të ndryshme shtetërore ose politike që kanë për qëllim privatizmin, komercionalizimin, uzurpimin ose monopolizimin e cfarëdollojshëm në vendët ose shoqëritë e tyre përkatëse ose respektive. Për me tepër ndërkaq,  politika e përgjithshme mbi shtetin dhe shoqërinë në radhë të parë e nënkuptojnë moralin(etikën), estetikën, drejtësinë, barazinë, pastërtinë ose higjienën e njohur shpiertërore dhe intelektuale, aftësitë e njohura intelektuale dhe profesionale,  shkathtësinë, zgjuarsinë, vizionet, performansën etj. Kjo në radhë të parë për faktin se morali  shtetëror dhe politik sipas konceptimit dhe formulimit të njohur shkencor dhe metodologjik të Maks Veberit: është si të thuash supstrati ose "lënda e parë" dhe kryesore në kontekstin e njohur të fundamentëve(bazamentëve) kryesore të shtetit dhe shoqërisë.(Kujto këtu "Moralin" ose "Etikën Protestante" sipas Maks Veberit dhe të tjerëve në funksion të bazamentëve ose fundamentëve me të rëndësishme dhe kryesore të shtetëve dhe shoqërive të zhvilluara euro-perëndimore.). Se këndejmi,  edhe Aristoteli në kuader të "Politikës" së Tij atëbotë theksonte faktin e njohur sipas të të cilit në etapat ose procesët e ndryshme të ngritjes dhe konstituimit të "shtetit"(polisit) të njohur në antikë janë respektuar konditat dhe parimet e lartëpërmendura morale dhe meta-estetike.Kjo pavarësisht "trendëve" ose tendencave të ndryshme (dominante dhe ekskluziviste) në kohë dhe hapësirë mbi relativizimin,  privatizimin, komercionalizimin ose monopolizimin e moralit të gjithëmbarshëm shtetëror ose qytetar. Në fund të fundit:relativizimi,  komercionalizimi dhe monopolizimi i mesipërm i "moralit të gjithëmbarshëm" shtetëror ose qytetar nga ana e kujjdoqoftë në këtë botë nuk kanë se si të kuptohen dhe klasifikohen ndryshe pos si hipokrizi, demagogji dhe makjavelizëm politik. Ndryshe nga kjo:Ish presidenti i njohur amerikan, Gjon Adams(John Adams) në stilin dhe cilësinë e njohur të njerit prej Akterëve dhe Protagonistëve kryesor të Deklaratës së njohur (kushtetuese dhe juridike) të Pavarësisë Amerikane në Philadelphia(Filadelfia)të vitit 1774, gjegjësisht, 1787: atëbotë jo pa qëllim shprehej, citat: Askujt nuk i frikësohem më tepër se sa ndarjes së Republikës(shtetit) dhe kombit amerikan në parti ose taborre të ndryshme politike, partiake, ideologjike dhe të tjera. Ndaj, mu për këtë shkak si njëra ndër karakteristikat themelore të kushtetutës së njohur amerikane është fakti mbi mungesën e hetueshme të emrit ose terminologjisë së njohur partiake ose ideologjike në kushtetutën e lartëpërmendur amerikane. Sidoqoftë,  zhvillimi,  procesi,  përsosja ,  evolucioni dhe itineraret i njohura të kulturës së gjithëmbarshme shtetërore dhe politike të shtetëve dhe shoqërive moderne (ose qytetare-demokratike) të Perëndimit:I kanë për bazë "Konsenzusin" e njohur të  A.Komtit,  "Vetëdijen kolektive" të E.Dyrkhemit,  "Rëndësinë e Veprimëve ose Reagimëve Individuale" të M.Veberit,  "Karakterin Referent të Veprimit ose Reagimit" të T.Parsonit dhe "Karakterin Nacional dhe Historik" të Meaduosë etj. Ndonëse,  pa i harruar këtu edhe "Epistemologjinë Revolucionare" të Tomas Kuhnit,  "Kriticizmin racional dhe metodologjik" ose "Logjikën e zbulimëve shkencore" të Karl Poperit,  "Strukturalizmin" dhe "Funksionalizmin" e njohur të Boris Malinovskit dhe kështu me radhë.Dhe,  të gjitha këto në funksion të  racionalizmit të njohur kritikë dhe metodologjik.Përkatësisht, liberalizmit dhe pluralizmit të njohur qytetar dhe demokratik-kundër monopolizmit, apsolutizmit, autoritarizmit , paternalizmit dhe totalitarizmit të njohur shtetëror, politik, fetar, kulturor, social, ekonomik etj.Që nuk janë asgjë tjetër përpos elementëve më destruktive dhe dekonstruktive në cdo shtet dhe shoqëri të mundshme kudo në botë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora