E shtune, 27.04.2024, 08:11 AM (GMT+1)

Mendime

Qani Memeti: Këshilli gjithëkombëtar

E shtune, 25.09.2010, 09:07 PM


KËSHILLI GJITHKOMBËTAR

 

Nga Qani Memeti

 

I nderuar  Këshill Pedagogjik i mësuesve shqiptarë në Greqi dhe kudo që jeni, Ju përgëzoj për vendimin dhe shqetësimin Tuaj për gjendjen e teksteve të mësimit të gjuhës shqipe nga ata që duan ta mësojnë gjuhën shqipe, qofshin ata shqiptarë apo joshqiptarë.

Shqetësimi Juaj është se Institucionet përkatëshe shtetërore, të cilat duhet të kenë një politikë avancuese të mësimit të gjuhës shqipe në të gjitha nivelet dhe moshat që u jepet mundësia dhe shprehin dëshirëpër ta mësuar gjuhën shqipe, nuk janë të përgatitura dhe nuk kanë shprehur gadishmëri për ta përcjellë kërkesën e tregut, sepse shqipta nuk është më ajo shqipe e para viteve të ’90-ta, porse agjenda e saj k andryshuar dhe kërkesat për mësimin e saj janë shtuar aq shumë sa asnjë institucion shtetëror nuk është marrë seriozisht me gjendjen faktike të tekstologhjisë dhe të mjeteve audiovizuale të mësimit të shqipes.

Ju, mësuesit e gjuhës shqipe, ballafaqoheni me problemin e teksteve (abetaren dhe paraabetaren) të mësimit të gjuhës shqipe, si sistem i mësimit të gjuhës shqipe, ose si mënyrë e vetme e përfshirjes së fëmijëve të të punësuarve shqiptarë në Greqi e gjetiu, porse ato kërkesa Tuaja kanë hasur në padëgjueshmëri institucionale, sepse ata nuk merren me shqetësimin e njohjes së gjuhës amtare nga fëmijët e bashkëkombasve tanë në Greqi e gjetiu, por çfarë do të thoni kur që nga vitet e ’90-ta në Kosovë, Maqedoni, Mat të Zi e në Serbi, mësimi i gjuhës shqipe, por jo nga bashkëkombasit tanë por nga të interesuarit joshqipfolës e që niveli i teksteve ose i mësimit të gjuhës shqipe ka mbetur ai i viteve të ’90-ta, ose i përpjekjeve individuale të autorëve të teksteve të ndryshme për mësimin e gjuhës shqipe. Deri më tani askush nuk e ka çarë kokën se me çfarë problemi merren individët, që, në një mënyrë, e promovojn[ ose i promovojnë vlerat e shqipes dhe të kulturës shqiptare!

Shqetësimi Juaj, që i drejtoheni Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, është shumë i arsyeshëm dhe me vend. Këtë është dashur ta bëjmë edhe më herët. Në Maqedoni disa herë kemi bërë përpjekje që ky shqetësim yni të merret si një shqetësim intelektual, por mjerisht nuk ka gjrtur mirëkuptim për formimin e një Këshilli mbarëshqiptarë për përpilimin e teksteve për joshqiptarë, jo se nuk ka tekste për mësimin e gjuhës shqipe nga joshqiptarët, porse kërkesat e mëdha  kërkojnë edhe përgjegjësi më të madhe, ndërsa përgjegjësia më e madhe duhet t’i takojë një grupi eksopertësh të lëmive psikologjike, pedagogjike dhe profesionale dhe jo një personi që mendon se i plotëson kërkesat e një teksti për mësimin e gjuhës shqipe.

Gjuha shqipe, për fat të mirë, që ndoshta asnjë shqiptari në Maqedoni nuk i ka shkuar ndërmens se kjo mund të ndodhë, është futur, dhe po qëndron fort, në menynë e zgjedhjes së gjuhëve për ta mësuar nga joshqiptarët, mirëpo akoma nuk e ka marrë dhe nuk e ka fituar atë standard që e kanë si gjuha maqedonase për jomaqedonasit apo gjuha serbe për joserbët e të mos flasim për gjuhët që kanë traditë siç janë gjuha angleze, gjuha gjermane apo gjuha frënga për të huajt. Gjuha shqipe ka mbetur në një nivel shumë të ulët të mësimit. Akoma nuk kemi tekste adekuate për mosha dhe nivele të ndryshme, por me të njëjtat tekse mësohet edhe nga një inxhinier i diplomuar edhe nga një nxënës i shkollës së mesme. Mjete audio dhe video akoma nuk ka. Në botën e përparuar dhe në epokën e globalizimit pio bëjnë gara se cila gjuhë të jetë më atraktive dhe më tërheqëse për të interesuarit! Por, si të jetë ose si tëbëhet shqipa gjuhë tërheqëse për joshqiptarët kur akoma nuk ka ndonjë audio tëmësimit të shqipes (situata të ndryshme). Kujtoj se duhet të merren më seriozisht për këtë çshtje institucionet përkatëse për mësimin e  gjuhës shqipe, si Ministria e Arsimit e Shqipërisë, e Kosovës dhe e Maqedonisë, poashtu edhe ministritë e jashtme të shteteve ku shqipja flitet dhe është gjuhë zyrtare, për t’u mos u lënë hapësirë formave joinstitucionale që të kthehen në forma institucionale. Nëse këto institucione nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, atëherë i mbetet që Ins. Alb-Shkenca ta marrë përsipër dhe të bëhet një ndërmjetësues i përpilimit të teksteve për mësimin e gjuhës shqipe për nivele të ndryshme si nga shqiptarët edhe nga joshqiptarët, por me të gjitha salltanetet e kërkesave të kohës së sotme.

 



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora