Mendime
Hilmi Saraçi: Pakoja e Ahtisarit përmbush të gjitha të drejtat e minoriteteve
E shtune, 25.09.2010, 09:59 PM
Pakoja e Ahtisarit përmbush të gjitha të drejtat e minoriteteve
Nga Hilmi Saraçi
Statusi i Kosovës është zgjidhur në bazë të Pakos së Ahtisarit, e cila i përmbush të gjitha të drejtat e minoriteteve e në veçnti të minoritetit serb. Në këtë fushë është berë një decentralizim i tepruar , në dobi të minoritetit serb e në dëm të komunitetit shqiptarë dhe të tjerë. Për këto është berë fjalë mjaft, sidomos “vetëvendosja” në krye me Albin Kurtin ka qenë dhe është mjaft e zëshme , por Beogradi nuk është pajtuar edhe me ketë privilegj, por kërkon diçka që nuk mund të realizohet., sepse tani Kosova është shtet i pavarur , sovran – i pranuar edhe ndërkomtarisht, sidomos me vendimin e GJND-së janë sqaruar çështjet. Prandaj nuk ka nevojë për kurfarë statusi tjetër brenda territorit të Kosovës siq flitet në qarqet e caktuara të Beogradit dhe nga diplomatë të tjerë nga Bashkësia Ndërkombëtare .Vetë pranimi i Pakos së Ahtisarit me rastin e pavarësisë së Kosovës ishte një kompromis, mandje i dhimbshëm për Kosovën si shtet i pavarur, prandaj çfarëdo arazhmani tjetër në këtë fushë në bisedimet e ardhshme do të ishte një cenim i sovranitetit të Kosovës. Prandaj mendoj se asnjë kompromis nuk duhet të bëhet për arsyera të ndryshme , sidomos kushtëzimi për hyrje në BE, sepse në BE hyjnë vendet me dinjëtet dhe si shtete sovrane. Ndryshe në bisedimet e ardhshme Prishtinë –Beograd, çështja e veriut të Kosovës do të jetë njera ndër temat më të ndjishme , nese do të përfshihet edhe kjo temë në bisedimet e ardhshme. Mirëpo për statusin e veriut të Kosovës siq flitet për njëfarë autonomije speciale ose ndrrime të territoreve ,nuk duhet të bisedohet, megjithëse instucionet tona shtetërore e kundërshtojnë kategorikisht edhe këtë opsion…
Bisedimet me Serbinë nuk janë të lehta
Zyrëtarë të lartë serb kanë deklaruar dhe pranuar se “negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk do të shkojnë lehtë”, por do të ketë mospajtime dhe kundërshtime . Në këto bisedime do të angazhohen shtetet antare nga BE-ja, të cilat njohjen e Kosovës do t‘i a shtrojnë Serbisë si kusht për antarësim. Përfaqësuesit e Republikës së Kosovës duhet të jenë këmbëngulës se bisedimet do të zhvillohen vetëm për çështje teknike me pranin, jo vetëm të përfaqësuesit të BE, por edhe të SHBA-ve, përkundër asaj që Serbia do të përpiqet që në këto bisedime të preket edhe statusi i Kosovës.Nese kjo nuk vie në konsiderim , të bisedohet për veriun e Kosovës. Zëvendëskryeministri serb , Daçiç duke bërë fjalë për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit ka deklaruar se çështa e statusit, por as rruga në BE nuk është “e shtruar me yje”, sepse do të ketë kushtëzime nga shtetet e BE-së të cilat njohjen e Kosovës do ta shtrojnë si kusht për pranimin e Serbisë në BE”…
Pritet nga BE-ja një sqarim i përbashkët
Nese zhvillohen bisedime politike , ato duhet të miratohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, mirëpo nese zhvollohen bisedime teknike është përgjegjesi e Qeverisë së Kosovës –ka thënë kryparlamentari, Krasniqi duke shtuar se “realisht presim që 27 vendet e BE-së që e kanë sponzorizuar Rezolutën në Asamblesë e Përgjithshme të OKB-së të kenë një sqarim të përbashkët”. Për miratimin e bisedimeve me Serbinë në Kuvendin e Kosovës e kanë kërkuar edhe partitë opozitare . Mendoj se kjo është me vend dhe e arsyeshme , sepse këto bisedime kërkojnë mjaft kujdes , njohuri, jo vetem politike por edhe profesionale , me ekspertë të lamive përkatëse… Catherine Ashton ka paralajmëruar se është duke e përgatitur agjendën e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike , që pritet të fillojnë kah mesi i tetorit.
Agjenda e bisedimeve mund të jetë e diktuar në një moment nga vetë diplomacia evropiane . Mirëpo sa i përket Prishtinës mendoj se ajo në krye të agjendës ka dy çështje: sigurimin e njohjeve të reja dhe rezultatin sa më pozitiv të raportit të Beogradit. Përpjekjet për lobin në këto ditë nga lidershipi kosovar është me rëndësi të veçantë, sepse siq deklarojnë ata gjatë takimeve me disa përfaqësues të shteteve , pritet që në një afat sa më të shkurtër të njohin Kosovën shtet i pavarur demokratik dhe Sovran, sidomos nga radhet e shteteve islamike… Megjithatë, a mund Serbia të llogarisë në procesin e integrimit pa vendosjen e raporteve të mira ndërfqinjësore me Kosovën dhe në rastin e fundit njohjen e saj? Kur Serbia të marrë atë që kërkon dhe kur kandidatura a saj për antarësim t’i procedohet KE-së, ndërsa kjo e fundit t’i përcjellë pytësorin për gatishmërinë për antarësim, në mesin e pytjeve do të jenë edhe ato sa i përket madhësisë se territorit të Serbisë , me cilat vende kufizohet dhe a ka probleme ndërkufitare etj. Vetë zyrëtarët evropian kanë bërë të qartë se nuk do të ketë antarësim në BE të Serbisë derisa Kosova me kushtetutë është definuar si pjesë e territorit shtetëror…
Kërkohet një angazhim për imlementimin e planeve për veprim në veri të Kosovës
Mekanizmat shtetërore të rendit duhet të angazhohen sa më parë për implementimin e strategjisë dhe planeve të veprimit në veri të Kosovës, me qellim që në atë pjesë të territorit tonë të respektohet, më në fund, rendi dhe ligji, duke u mbështetur jo vetëm në mekanizma politike , por edhe në përdorimine forcës…, sepse njësitet paramilitare serbe operojnë, por tashma janë para dëshprimit, kur kihen parasysh humbjet e njëpasnëshme të Beogradit zyrëtar karshi Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshëm , Bajram Rexhepi ka theksuar se institucionet tona shtetërore në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in kanë planet operative për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës dhe rjedhimisht edhe shurjen e strukturave paralele serbe. Ai nuk është pajtuar me shefin Kërmabo se në veri duhet të zgjidhen problemet me çasje politike, duke përjashtuar përdorimine forces, sepse strukturat paralele serbe që dhjetë vjet po veprojnë , sidomos njësitet e MUPP-it që në shumicën e rasteve qëndrojnë prapa zhvillimeve të dhunshme dhe incidenteve që po ndodhin në atë pjesë të territorit të Kosovës, që synojnë tensionimin e gjendjes” para çdo veprimi (problemi) që Bashkësia Ndërkombëtare mendon për ta zgjidhë .Rexhepi në deklaratën e tij nuk përjashton përdorimin e forces nese e kërkon nevoja… Mendoj se mjaft kemi bërë përpjekje për zgjedhjen e problemeve në veri me çasje politike . Tani ka ardhur koha që në këtë pjesë të vendit të implementohet strategjia për veriun dhe të ndërmerren masa përkatëse komfor ligjeve dhe kushtetutës dhe të luftohet pa kompromis kriminaliteti , kontrabanda dhe të gjitha dukuritë tjera negative si rrjedhojë e anarkisë-tolerimit shtetëror ….
Serbia përpiqet të “mjegullojë” pronësinë e Postë-Telekomit të Kosovës
Serbia është e vetdijshme se pasuria dhe të mirat tjera ekonomike nga sipermarjet publike që dispunon Kosova nuk kanë me kurfarë efekti pronësie për Serbinë dhe si të tilla nuk i takojnë . Mëgjithatë ajo po bënë përpjekje që të “mjegullojë” pronësinë e disa sipërmarjeve publike në Kosovë . Në këtë fushë Postë-Telekomi i Serbisë është duke provuar në të gjitha format që të pengojë procesin e privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës (PTK). Telekomi i Serbisë ka publikuar një shkresë në gazetën “Financial Time” lidhur me pronësinë e PTK-së duke thënë se asetet e PTK-së i takojnë telekomit serb, dhe ka ftuar investitorët e huaj që ofertat e tyre duhet t’i dorëzojnë në Beograd e jo në Prishtinë . Mirëpo zyrëtarët e PTK-së kanë thënë se pronari i vetëm i PTK-së është Qeveria e Kosovës dhe se kjo dëshmohet me rezolutën e Kombëve të Bashkuara po ashtu edhe me Pakon e Ahtisarit. Republika e Kosovës është pronari i ligjshëm dhe i vetëm i Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe i të gjitha ndërmarjeve publike qendrore (NP) , dhe për ketë të gjithë investitorët janë në dijeni. Republika e Kosovës ligjërisht merr përgjegjësi të pakufizuar për çfarëdo kërkese apo detyrimi. Pretendimet e bëra nga Serbia janë joserioze dhe janë në vazhdën e pretentimeve të dëshpruara serbe ndaj Republikës së Kosovës….