Në Pejë u promovua libri 'Sejdi Berisha – Një jetë bardi', i autorëve Neki Lulaj dhe Agim Desku
Salla e Kuvendit Komunal në Pejë ditën e Shtunë dt.19 korrik 2025 ishte e stërmbushur me dashamirët e artit dhe të fjalës së shkruar. Kështu nën përkujdesjën e LSHK. dhe Kryetarit të saj prof dr. Shyqeri Galica, dhe të familjarëve të Sejdi Berishës u kujtua me shumë mall dhe emocione Bardi i Pejës tani më i amëshuar Sejdi Berisha...


























