Kulturë
Mehmet Kraja: Për Ali Podrimjen, në ditën e shkuarjes në amshim
E hene, 21.07.2025, 06:50 PM
Si
sot një ditë e trembëdhjetë vjet më parë, jam i ulur në të njëjtin vend, pranë
tavolinës së shkrimit. Ali Podrimja thirri me telefon, nga larg, nga Lodeve e
Francës. Ishte ajo biseda e fundit që bëri me familjarë apo me këdo tjetër.
Biseda ishte e shkurtër, e trazuar; zëri i tij vinte i largët, humbte pas
sinkopave të errëta të heshtjes, sikur tashmë kishte marrë arratinë në përmasat
e trishtuara të mungesës...
Por,
imazhi i Ali Podrimjes vazhdon të bredhë nëpër Prishtinë, i tillë siç e shihja
në ato ditë vere, me kasketë të bardheme, syza dielli, pak i shpërqendruar,
sikur ikte me ngut nga ndonjë ëndërr që e ndiqte pas. Edhe të folurit e tij
disi gungor, me ca zanore të zemëruara, që merr në thua herë në një fjalë herë
në një tjetër, sikur dëgjohet ende nëpër etër...