E enjte, 24.07.2025, 11:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Eliza Xheladini – vajza e sukseseve shembullore në Zvicër

E marte, 15.07.2025, 06:53 PM


Diaspora

ELIZA XHELADINI – VAJZA E SUKSESEVE SHEMBULLORE NË ZVICËR

Nga Sevdail Hyseni

Eliza Xheladini, me origjinë nga fshati Tërrnoc i Komunës së Bujanocit, ka lindur dhe është rritur në Zvicër, por rrënjët dhe identiteti i saj shqiptar e shoqërojnë me krenari kudo që shkon. Këto ditë, Eliza ka festuar me shumë gëzim përfundimin e ciklit të parë shkollor – maturën e klasës së gjashtë – në shkollën L’Ecole Primaire në Domdidier të kantonit Fribourg, duke u dalluar si një nxënëse ekselente e brezit të saj.

Ajo që e bën edhe më të veçantë rrugëtimin e saj është momenti kur, në fillim të klasës së katërt, stafi pedagogjik i shkollës vlerësoi potencialin dhe arritjet e jashtëzakonshme të Elizës, duke e promovuar menjëherë në klasën e pestë. Ky vendim ishte tregues i qartë se ajo jo vetëm që po përmbushte standardet akademike, por edhe i tejkalonte ato me dinjitet e përkushtim.

Përveç suksesit në shkollën publike, Eliza ka ndjekur me përkushtim edhe mësimin e gjuhës shqipe në Avenches, në kuadër të shkollave shqipe të mbështetura nga institucionet kosovare në Zvicër. Ajo, tani është në moshën 11-vjeçare dhe zotëron rrjedhshëm gjuhën frënge – në të cilën ndjek mësimet – dhe ka arritur të komunikojë mjaft mirë edhe në gjuhën gjermane dhe angleze. Ky aftësim shumëgjuhësor është dëshmi e një përkushtimi të rrallë dhe e një formimi të gjithanshëm që e përgatit për të ardhmen.

Jeta e Elizës nuk kufizohet vetëm në libra. Ajo e dashuron futbollin dhe gjithashtu ushtron me pasion dansin modern, së bashku me mikeshat e saj Sarandën dhe një shoqe tjetër, me të cilat përformon në mënyrë të shkëlqyer, duke treguar talent dhe harmoni në çdo paraqitje.

Eliza Xheladini është shembull i denjë i brezit të ri të diasporës shqiptare në Zvicër – një vajzë e zgjuar, e edukuar, e përkushtuar ndaj dijes dhe kulturës, që ruan me krenari gjuhën dhe prejardhjen e saj. Urojmë që rrugëtimi i saj të vazhdojë me suksese të reja, duke e bërë krenare jo vetëm familjen dhe shoqërinë, por gjithë komunitetin shqiptar në mërgatë dhe në vendlindje.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx