E enjte, 24.07.2025, 09:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Republikë e Çamërisë

E enjte, 10.07.2025, 06:40 PM


Atdhe Geci

REPUBLIKË E ÇAMËRISË

Nga unë  e  ke  librin "Iliada Shqiptare", ty

ti kushtoj të gjitha këto  poezi  dhe  poema

të dhashë të pa gjumtën e natës  dhe t´jetës

vargun më të bukur të qenies dhe t´shpirtit

Nga zemër e Atdheut  merr  frymë Kosova

merr frymë Shqipëria, Ilirida dhe Çamëria

merr frymë Krahina Mollës së Kuqe, merr

frymë, Shqipëria më e madhe se Shqipëria.

Atdhe, të gjithë të kemi borxh të mbrojmë

Kosova do të  dijë  ta  jetoj  lirinë  e  fituar

Serbisë ia do qejfi  që t ´i hajë kufijtë tanë

por, sa të ketë jetë toka  ne do të jemi këtu.

Në bashkësinë e krijuesve  të atdheut tonë

rapsodët janë poetët  gjeni    kombit, ata

që me zërin e tyre i shtojnë frymë atdheut

Shqipëria është    e madhe se Shqipëria

Çame është e dashuria ime, Çamëri  quhet

dhe e folmja saj shqipe, të  thuash Çamëri

ke thënë Kosovë, po  the Çamëri ke thënë

Shqipëri dhe, po the Çamëri ke thënë Iliri!...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx