E enjte, 24.07.2025, 10:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Uliksi kthehet në Çamëri

E premte, 04.07.2025, 05:51 PM


Atdhe Geci

ULIKSI KTHEHET NË ÇAMËRI

E ndjejë një heshtje sikur kur këndon

e ndjejë një heshtje sikur i bie kitarës

e ndjejë një heshtje sikur i bie pianos

e ndjejë një heshtje sikur  p o lundroj

e ndjejë një heshtje sikur po bubullin

e ndjejë një heshtje  si krismë pushke

e ndjejë një heshtje si thirrje të gjakut

e ndjejë një heshtje si thirrje të etërve:

Uliks, kthehu në Çamëri tek Çamëria

kthehu në Çamëri tek ulliri i shtëpisë

mos lejo të të thyhet kënga  e as lapsi

kthimit në Çamëri  i  ka  ardhur koha

Çamëri, mjaft  e  kemi përtypur ajrin,

ujin e detit, lirinë e diellit  nëpër tokë.

u bë  kohë  që  i  qëndruam  mërgimit

lavdi e Çamërisë-Shqipëri, po thërret:

të kthehemi tek shtëpia  ku  kemi lerë

te muret antike  të Dodonës shqiptare

aty ku lutjet  për zotin bëheshin shqip.

Qytetar të gjuhës shqipe  e të flamurit

kthimit në Çamëri  i  ka  ardhur  koha

unë, Uliksi yt, po kthehem në Çamëri!...

Atdhe Geci - Poezi nga libri me poema e poezi "Iliada shqiptare"



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx