E enjte, 24.07.2025, 10:25 PM (GMT+1)

Kulturë

U botua romani i shkrimtarit Kristaq Turtulli: Dhimbja e ikonës

E diele, 29.06.2025, 01:53 PM


Ka libra që të pushtojnë me gjuhën, të tjerë me idetë. Por "Dhimbja e ikonës" libri më i fundit i  Kristaq Turtullit bën diçka më shumë: të trondit. Të lë një shije drithëruese në mendje dhe një plagë të hapur në ndërgjegje, sepse nuk është vetëm një roman — është një pasqyrë e thellë e shpirtit shqiptar në kohë të përçudnuara...

Roland Lushi, botues

KRISTAQ TURTULLI

DHIMBJA E IKONËS

Copyright © 2025 Kristaq Turtulli

Arti Grafik: Virgjil Turtulli

Recezentë: Aleko Likaj, Illo Foto, Fatmir Halimi

Punoi në kompjuter: Artemid Turtulli

Copyright: © Të drejtat e botimit dhe riprodhimit grafik të këtij libri i përkasin autorit.

Botimi i parë 2025

Shtëpia botuese "ADA"

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, Qershor 2025

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Turtulli, Kristaq

Dhimbja e ikonës : roman /

Kristaq Turtulli .

- Tiranë : Ada, 2025.

304 f. ; 20 cm.

ISBN: 978-9928-95-006-2

1.Letërsia shqipe 2.Romane

821.18 -31

Mendime dhe impresione për

krijimtarinë e shkrimtarit Kristaq Turtulli nga Bryan Henry Fox

Unë kam mundur të lexoj disa libra nga shkrimtarit të shquar shqiptar Kristaq Turtulli dhe mendoj që ky autor zë një vend të rëndësishëm në letërsinë e sotme shqipe dhe më gjerë.

Ngjarja që zhvillohet në romanin 'DHIMBJA E IKONËS', të shkrimtarit të talentuar Kristaq Turtulli është fuqishme dhe jetësore. Trajton një temë të rëndësishme të ngjarjeve të viteve të fundit te vendeve ne tranzicion, gërshetuar me ngjarjet ku shteti dhe populli pësojnë traumë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore dhe ka lënë pasoja të rënda e sot dhe kësaj dite.

Romani pasqyron degjenerimin moral dhe shpirtëror, humbjen e vlerave më të mira të njeriut, dhe pasojat që lë ajo, por njëherësh jep mesazhin e rëndësishëm: Mos harrojmë se ka dhe ndëshkim.

Në qendër të romanit është personazhi traumatizuar, Sotiraq Shoguri, njeri i ndershëm, pianist i talentuar, ka dashur një vajzë me gjithë shpirt, por kjo ëndërr e bukur, njerëzore për të ndërtuar familje dhe krijuar një jetë të re, pësoi një dramë të dhimbshme, ditën e dasmës, në momentin kur vinte kurorë në kishë. Kjo ngjarje e tmerrshme i shkaktoi Raqit Shogurit rënie morale dhe krizë nervore.

Tasot, njerëzit e pushtetshëm, pasuruar, në dramën e njeriut të mirë janë indiferent e përçmojnë dhe ai ndjehet i nëpërkëmbur dhe pa shpresë.

Një prej tyre që e nënçmon dhe e keqpërdor mizorisht është Taso Kotori, kushëriri i Fatbardh Ananezit emigrantit që ka ardhur për vizitë në vendlindje, i cili bëhet pjesëmarrës i situatës në të cilën gjendet vendit ynë. Taso Kotori një njeri i paskrupullt, i lidhur me pushtetin dhe korrupsionin, pasuruar kohët e fundit, bën jetë luksoze dhe s' e ka për gjë të përfitojë mbi fatkeqësinë e të tjerëve.

Romani fillon me mbërritjen e Fatbardhit dhe mbyllet me largimin e tij. Libri vazhdon me ngjarje të dhimbshme në kishë, ditën e dasmës, vënien e kurorës dhe përfundon përsëri në kishë, me një ngjarje tjetër të dhimbshme,  që është ndëshkimi.

Romani jepet nëpërmjet optikës së paanshme të emigrantit Fatbardh Ananezi. Ai ka shumë vite që është larguar, në Kanada e mundon malli dhe dëshira për ta parë atdheun sa më bukur. Befas gjendet i shokuar nga tjetërsimi i shokut të tij të fëmijërisë dhe rinisë: Sotiraq Shogurit mikut të sinqertë, pianist i talentuar dhe tjetërsimin mefistofelik, kushëririt të tij Taso Kotorit, i cili për ti a arritur qëllimeve të tij përdor të gjitha mjetet. Përpara emigrantit Fatbardh Ananezi shpalosen dy pole të kundërta dhe karaktere të kundërta, por jeta e tyre si rezultat i ngjarjeve, kanë pësuar ndryshime në kah të kundërta por që kanë ndikuar në mënyrë të ndërsjelltë mes tyre

Romani 'DHIMBJA E IKONËS,' të tronditën prej forcës dhe mesazhit që përcjell tek lexuesi, dhe këto ngjarje mund të kenë ndodhur kudo në Evropën lindore, në shtetet ku vuajtën nën komunizëm. Ne lindjen e mesëm etj. Ne libër jepet degjenerimi moral dhe shpirtëror i njeriut. Etja për tu pasuruar me çdo kusht dhe me të gjitha mënyrat.

Romani DHIMJA E IKONËS të shkrimtarit Kristaq Turtullit është një roman me vlera të qenësishme dhe të rëndësishme shoqërore. Ky libër i nevojitet më shumë se kurrë lexuesit të lodhur, të ngopur me libra limonadë që nuk sjellin asgjë të re dhe nuk të emocionojnë.

Bryan Henry-Fox - Editor në Gjuhën Angleze të Romanit "Hani Me Dy Porta.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx