Kulturë » Ypi
Edison Ypi: STOP në Spaç
E merkure, 25.06.2025, 06:56 PM
Nga
Edison Ypi
Vajtja
në Spaç mbi një karroceri kamioni të shtrembër dhe të pisët për të takuar
njeriun tënd pas mijëra kthesave prej të cilave zor se shpëtoje pa vjellë,
ishte një valle makabre. Diçka mes tangos, Rock and Rollit, Kazaçokut,
Tallavasë, ecjes mbi litar në cirk, strechingut të dhisë për të kapur me dhëmbë
gjethen e ferrës mbi shkëmb.
Kur
nga kthesa në kthesë mund të ndodhte gjithçka, si çpimi i gomave, nxehja e
motorrit, djegja e testatës, rënia në përrua për tu bërë copë e thërrime me
gjithë kamion e mineral bakri dhe shofer të cilin më vonë e shpallnin dëshmor,
ndalja disa herë para një patrulle policie për tu kontrolluar pasaportat nga
frika mos arrariseshin ata të cilët arratisja ishte më e largët se Hëna, ikja e
shoferit diku për tu zdërhallur me raki kumbulle, pas gjithë këtyre tmerreve,
rëndësi kishte në Spaç të arrije gjallë.
Arritjen
gjallë në Spaç dhe ardhjen në vete nga trullosja që të shkaktonin milionat e
kthesave të Rock and Rollit mbi shkëmbinjtë e rrugës së ngushtë, ta lajmëronte
përplasaja e kokës te dërrast e karrocerisë nga frenimi gozhdë i kamionit para
një porte hekuri që të urdhëronte: Zbrit dhe prit, armik !
Zbrita
dhe prita.
Kaloi
mesdita.
Rretherrotull
qetsi e thellë, xhan-xhin.
Nga
këtu nuk duket as burg, asgjë.
Porta
e hekurt hapet pak, nxjerr kokën për një çast një polic.
Porta
hapet pak edhe dy herë të tjera nga dy sekonda. Nuk kuptohet nëse është i
njëjti polic, dhe pse u dukem interesant për tu parë ?
Gjatë
pritjes me torbë në dorë, njëri tani, tjetri pas disa minutash, i treti pak më
vonë, dalin nga porta tre silueta mbuluar me pluhur minerali. Janë tre zhelanë
pisanjosa dhe kryelartë njëkohësisht, që u duken vetëm sytë. Ndryshe nga polici
që nxorri kokën nga porta për rë më parë, këtyre nuk u interesoj. Këta nuk i
kthejnë sytë fare nga unë. Këta janë minatorë "të lirë". Mirditorë të
privilegjuar që i kanë bishtnuar ferrit të kooperativës dhe punojnë në
purgatorin minierë. Besnikët e betuar të partisë që kanë dijeni mbi humnerën që
i ndan me armiq si unë, e njohin distancën që duhet të mbajnë dhe përçmimin që
duhet të tregojnë për armiqtë që vijnë të çmallen me të afërmit e tyre, armiq
me damkë, që nuk i shpëtuan syrit vigjilent të popullit spiun.
Në
të djathtë të portës, e kuqe, e rrumbullakët, e zbërdhylur nga dielli, me
bishtin e ngulur shtrembër në tokë, me gërma të bardha të mëdha, tabelë që
shkruan: .
Pse
u është dukur më e bukur S-ja e rrotulluar ?
E
kanë bërë qëllimisht, apo pa mendje, Disleksi ?
E
shkrojti dikush vetë, apo e urdhëruan ?
E
bëri gabimin një propagandist analfabet, pse nuk e ndreqën të tjerët ?
Pas
nja një ore vjen një kapterr më shoqëron brenda burgut të Spaçit pak metra
pranë portës te një dhomë ku takoj vëllain.
Eduardi
thotë se tjetër herë të mos i sjellim byrek se e llaçkavisin me dalta dhe
kaçavida për të parë mos ka ndonjë thikë të fshehur mes petëve, qepëve,
domateve.
Dhe
shton se nga letra që unë e Hasia i kemi shkruar më 15 dhjetor 1982, ky
paragraf:
"Mos
na shkruaj letra me vdekje. E kuptojmë vështirësinë e burgut, madje jo vetëm
duke e marrë me ment, se fundja kjo vështirësi nuk varet nga madhësia e
tij."
është
i guximshëm, dhe ju lumtë, por është edhe tepër i rrezikshëm. Ruhuni se, mirë
unë, por mos na mbledhin të gjithëve këtu, me nipër e mbesa, me motra e
kunetër.
Pa
dalë nga porta, i hedh një sy të fundit pamjes brenda burgut.
Dhomat
e edukimit politik ku lexohej Zëri i Popullit, librat e Diktatorit, vendet e
rrahjes, ambientet e izolimit, kuzhina e lëtyrave, tre rrethimet me tela me
gjëmba, karakollat që të vrisnin për të marrë 10 ditë leje, "Trahanaja"
me 12 vargje e Zydi Moravës që Zydiu e mbylli brenda një tubi çeliku, e saldoi
në dy anët, dhe e varrosi në tokë, diku janë, por prej aty nuk duken. Me gjasa
janë pas kthesës. Gjithë kjo fshehtësi. S'kishte as celularë aso kohe, që të
thuash se do i fotografonte armiku. Ishin aq konspirativë, aq budallenj, aq pa
fantazi, sa për t'ja pamundësuar vizitorit ta shihte burgun, s'shte çudi të mos
kishin çvendosur portën, por burgun, diku në një pozicion prejnga të mos dukej
prej portës. Të kishe qënë në Spaç ku kishe takuar vëllanë, dhe të mos e kishe
parë burgun ku vëllai kaloi vitet më të mira të jetës, ishte një kokolepsje që
nuk mund tua spjegoje lehtë ishullarëve në Tiranë, të cilët, me të drejtë,
pretendonin spjegime të hollësishme, transparencë të plotë, shterrje të
kuriozitetit.
Duke
u kthyer për nga erdha, përsëri tabela me në vend të STOP,
dëshmi e analfabetizmit të barbarëve vrasës përmes gërmave si hieroglife që nuk
shkruhen por pikturohen, tabelën në fjalë sikur e kishte pikturuar me dorën e
vet mbreti i surrealizmit, Salvador Dalì.
Askush
s'ishte kujtuar ta përmbyste edhe një herë ?-në për ta bërë S. Mund
ta çonin ta drejtonin te kovaçi, dhe telashet soseshin. Por s'kishin arsye ta
ndreqnin. Ishte gabim i rrënjosur aq thellë sa nuk quhej më gabim, por normë.
Një tabelë e shtrembër, gjithashtu, nuk mund të dukej e shtrembër sa kohë
askush nuk shihte drejt.
Herën
e dytë që vajta në Spaç, po ajo tabelë, po ajo ?,
po ai bisht i ngulur shtrembër, gjithçka njësoj si herën e parë. Madje jo vetëm
nuk e kishin ndrequr, por dikush me bojë e furçë në dorë ishte kujdesur që
çmendurinë ta pavdekësonte.
E
njëjta gjë edhe herën e tretë, të katërt e të pastë që vajta në Spaç.
Derikur,
prej këtij absurdi diktatorial, Demokracisë j'u sos durimi, tabelën me me gjithë bisht e
vodhi dhe e shiti për skrap.