E enjte, 24.07.2025, 10:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Mihal Gjergji: Jam në atdhe

E marte, 24.06.2025, 02:22 PM


Mihal Gjergji

JAM NË VATAN

Jam në Himarë, e kam vatan

sot e nga mot

Deti më pret, mali më mbron

dhe ndjehem zot

Vjen princi Gjon, i bën konak

Krokodil Kladha

Vala në zbritje u puth gjurmët

me stërkala

Qetohen retë dhe dallga shkrihet

bëhet vesë

Kurorë mbi krye isua labe

del t'i presë

Një hark rrufeje kap me dorë

dhe e bëj shpatë

Hënën e zbres, më ndriçon shtigjet nëpër natë

Nuk ka Himerë, as Posejdon

ka veç Himarë

Me sofrën plot, jam zemërmadh

por jo barbar

Ndaj bëhem yll e ndrij nga larg

mes yllësive

Pres e përcjell me shpirt e gjuhë

të perëndive

Jam dukë dhe kont, princ dhe shenjtor

Se kam ndër deje gjak mbretëror!

Himarë, Korrik 2018.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx