Kulturë
Përparim Hysi: Poezi me dy vargje
E premte, 20.06.2025, 06:22 PM
Poezi
me dy vargje
Nga
Përparim Hysi
1.Lulet
Pse
lulet në kurbet kanë kaq erë
Sa
në SHQIPËRi ka një ferrë?
2.Ushtari
dhe komasndanti
U
hodh në sulm ushtari dhe u vra në betejën e parë
Komandanti
në çadër dafinat ka marrë.
3.Po
harrova
Po
harrova të keqen, le t'më nxjerrin një sy
Në
harrova të mirën, të m'i nxjerrin që të dy.
4.Gruaja
dhe lulja
A
nuk ngjan një grua me lulen si pika me pikën?
A
nuk thahenn e fishken që të dyja, po "nuk u vaditën"?!!!
5.Diktatori
Doli
para turmave, i gërdheshur dhe pëllumbin e paqes lëshoi diktatori
Pëllumbi
fluturoi, krahët iu mardhën dhe ra e ngordhi.
6.Turma
A
nuk më thoni, pse fjala"turma"
Bën
rimë me "zhurma" dhe asonancë me"rruga"?
7.Gjahtar!
Një
gjë duhet ta dish mirë gjahtar:
Ti
gëzohesh vetëm "duke vrarë"
8.Qeni
dhe "miku"
Më
kafshoi një qen e më dhëmbi njëçikë
Kurrë
sa më dhëmbi gjithë shpirti, kur më kafshoi një"mik".
9.Një
ish-deputet dhe unë
Bobo!
jam keq se jam i paupunë
Në
bordero të shtetit merrte dyfishin që marrë unë
10.Prifti
dhe priftëresha
Prifti
po tregonte se ç'kishte parë
Prftëresha
molloiste pa qenë fare në pazar.
Tiranë, 20 qershor 2025