E premte, 25.07.2025, 10:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Lidhja e Prizrenit u mashtrua nga sulltani, por mbeti simbol i bashkimit kombëtar

E diele, 15.06.2025, 11:56 AM


Nga: M.L. Më: 11 qershor 2025  , Gazeta Bota Sot

146 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, historiani Gjon Keka flet për vlerat historike të kësaj ngjarjeje

Dje (e martë 10 qershor) u shënua 146-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Lidhja e Prizrenit përbën një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Rrethanat specifike të vitit 1878 detyruan shqiptarët të thërrasin një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.

Kjo ndodhi pas nënshkrimit të Marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili me shumë mundësi do t'i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, ku do të shpallnin ndarjen përfundimtare nga sundimi osman.

Duke e folur për rëndësinë e kësaj ngjarjeje, historiani Gjon Keka ka deklaruar për "Bota sot" se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e themeluar pas Kongresit të Berlinit në vitin 1878, kishte për qëllim ringjalljen e idealit kombëtar shqiptar të nisur nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Kuvendin e Lezhës më 2 mars 1444.

Sipas tij, Lidhja synonte të bashkonte shqiptarët pa dallim feje e krahine për të mbrojtur trojet e tyre, por u përdor nga Perandoria Osmane si një instrument për qëllimet e saj gjeopolitike.

"Lidhja shqiptare e Pirzrenit deshi ta përtrnte atë që kishte nis Gjergj Kastrioti në Lezhë më 2 mars 1444, Kuvendi i Lezhës të cilin e mblodhi kryeheroi ynë deshi t'i lidhte bashkë arbërorët në nji lidhje të përbashkët si nga gjuha, zakonet, feja dhe kujtimet stërgjyshore.Por që pas pushtimit otoman dhe sundimit të gjatë turk gradualisht disa u zhdukën,disa u shndërruan në petëk të huaj, dhe vendi mori imazhin e pushtuesit otoman sepse ishte një nga pushtimet më të gjata në historinë e kombit tonë dhe më fatkeqi për kombin shqiptar sepse iu mbyllën të gjitha udhët që e lidhën me botën e tij të natyrshme perëndimore evropian, atë që e kishte lidhë sikur dihet historikisht kryeheroi Gjergj Kastrioti më parë", theksoi Keka për "Bota sot".

Sipas tij, sundimi i gjatë osman ndikoi thellësisht në transformimin e identitetit dhe kulturës shqiptare, duke ndërprerë lidhjen natyrore të vendit me Perëndimin europian.

Historiani nënvizon se sulltani përdori Lidhjen për të kontrolluar situatën pas vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe për të ruajtur interesat e vet, ndërkohë që u bë e qartë se Perandoria Osmane nuk i mbrojti trojet shqiptare, përkundrazi, sipas Kekës, ato iu dhuruan vendeve fqinje si "peshqesh".

"Sulltani respektivisht Perandoria otomane e përdori Lidhjen Shqiptare për qëllime të saj, duke e futë atë në mes të zjarrit që ishte shfaqur pas Kongresit të Berlinit(1878) ,pra në mes të interesave të lindjes dhe Perëndimit e futi sulltani Lidhjen e Prizrenit ,si një mashë e dobishme e saj, Këtë nuk e kuptuan në fillim shqiptarët, ata menduan se nën përkujdesjen e Portës dhe sulltanit do të mbronin trojet e tyre, por realiteti ishte krejt ndryshe ,as nuk i mbrojti sulltani, por vetëm sa i dha pjesët e trojeve shqiptare si peshqeshe kur Perandorisë otomane po i rrezikoheshin themelet e saj. Në fakt kur sulltani donte të ngacmonte ndonjë nga vendet fqinje të Ballkanit, në atë kohë për interesa të saj ,ajo e vënte në lëvizje Lidhjen pra e përdorte atë ,dhe kur e shihte se diplomacia ndërkombëtare e asaj kohe bënte trysni ndaj Portës ,sulltani ia hedhte fajin Lidhjes ,dhe kështu Lidhja e Prizrenit jo vetëm se nuk arriti t'i ruaj trojet tona. ato që vetëm i kishin futë në paketë sulltani bashkë me përfaqësuesit tjerë në Kongresin e Berlinit të vitit 1878", ka nënvizuar Keka.

Po ashtu, ai theksoi se Lidhja e Prizrenit lindi si rezultat i telasheve nga aneksimi i pjesëve të territorit shqiptar, pra si pasojë e Kongresit të Berlinit dhe Portës.

"Në fillim Lidhja quhej Lidhja Shqiptare më pas u quajt Lidhja e Prizrenit,për shkak se ajo u nda në tri grupe kryesore: Grupi i pari ishte me seli ne Prizren dhe këtu u vendos komiteti i përhershëm i përfaqësuesve të Lidhjes, Grupi i dytë ishte me seli në Janinë dhe Grupi i tretë në Selanik dhe në një pjesë të Maqedonisë. Siç e nëvizova në fillim Lidhja shpresonte që nëpërmjet sulltanit dhe Portës të arrinte qëllimet e saj, por pasi u zhgënjye ajo pastaj u bë pararendëse e një rebelimi të përgjithshëm kundër sundimit otoman", shtoi aI.

Keka u shpreh po ashtu, se një rebelim i shqiptarëve brenda Lidhjes e cila kishte një mbështetje të madhe në atë kohë, thuhet se 130 mijë trupa ishin pjesë e saj, por se a është numri i saktë këtë nuk mund ta themi saktësisht.

"Dhe betimin që kishte bërë Lidhja shqiptare e quajtur si Lidhja e Prizrenit ishte betimi në gjakun e etërëve dhe në Gjergj Kastriotin Skënderbeun, Sikur dihet kreu i Lidhjes duhej ta mbante titullin „Skënderbe"(Iskenderi), për të treguar kështu se Lidhja mbante si shembull Kuvendin apo Lidhjen e Lezhës  të vitit 1444 në krye me Skënderbeun. Pas iu pa kjo , Porta dhe sulltani i frikoheshin Lidhjes ,dhe filluan të nxitni anarkinë në vend nëpërmjet të besuarve të tyre ,kështu sulltani dërgoj përfaqësuesit e tij dhe pas diskutimeve u eleminuan ata që donin që Lidhjen ta largonin nga vasaliteti i Perandorisë otomane ,sepse e kuptuan se sa të pabesë janë otomanët, prandaj sulltani i vendosi të vetët brenda lidhjes dhe pasi puna e trojeve të aneksuar shqiptare u bë punë e kryer ,Lidhja u shpërbë në vitin 1881", potencoi ai.

Në fund, Keka tha se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte një shoqatë patriotike, e përbërë nga shqiptarët pa dallim krahine e feje dhe që kishte për qëllim rezistencën e vendosur të çdo aneksimi të territorit nga kushdo.

"Edhe pse e kuptojë vonë prapë nuk lejojë që sulltani ta pëdorte atë në pakufi për intersa të tij dhe të Perandorisë së tij", përfundoi Keka.

Gjon Keka: Lidhja e Prizrenit u mashtrua nga sulltani, por mbeti simbol i bashkimit kombëtar - Bota Sot

Gjon Keka: Lidhja e Prizrenit u mashtrua nga sulltani, por mbeti simbol ...

Dje (e martë 10 qershor) u shënua 146-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lidhja e Prizrenit përbën një...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx