E diele, 15.06.2025, 09:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Florim Zeqa: Dita e Çlirimit i bashkoi krijuesit e Pejës

E shtune, 14.06.2025, 07:01 PM

Dita e Çlirimit i bashkoi krijuesit e Pejës

Biblioteka "Azem Shkreli" në bashkëpunim me Shoqatën e Krijuesve Letrar organizoi një manifestim të veçantë letrar për nder të Ditës së Çlirimit të Pejës.

Ditën e premte, më 13 qershor 2025, në Bibliotekën "Azem Shkreli", nën patronatin e drejtoreshës znj. Shengyl Kelmendi Gashi , u mbajt një Orë Letrare me krijues të rinj, për të nderuar Ditën e Çlirimit të Kosovës dhe 16 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës së Pejës.

Nga Florim Zeqa

Vargje plot emocione dhe krenarie kombëtare

Në këtë aktivitet morën pjesë poetë, shkrimtarë dhe të rinj të talentuar nga rajoni i Pejës. Fillimisht moderatorja e kësaj ore letrare, drejtoresha e Bibliotekës Rajonale "Azem Shkreli" në Pejë, profesoresha Shengyl Kelmendi Gashi i përshendeti të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet kulturor duke ju uruar mirëseardhjen në këtë aktivitet të mbushur me ndjenja krenarie në nderim të ditës së çlirimit të qytetit të Pejës, ditë e cila shënoi fundin e një periudhe të dhimbshme dhe fillimin e një epoke të re të shpresës dhe shtetndërtimit.

Vargjeve të poetve të mirënjohur, pjesmarrës të kësaj ore letrare ju paraprinë poezitë e nxënësve të shkollave fillore të Pejës, të cilat kishin karakter garues.

Në këtë aktivitet letrar, përmes vargjeve të shkruara autoriale dhe të deklamuara në nivel të lartë artistik nga nxënësit, sollën emocione dhe ndjenja të thella shpirtërore tek pjesëmarrësit  e Orë Letrare, përmes të cilave u përkujtua sakrifica e shumë brezave që sollën lirinë e vendit tonë.

Të rinjët janë zëri i shpresës dhe garanca më e fuqishme e së ardhmes që po ndërtohet më përkushtim dhe dashuri për Republikën e Kosovës.

Juria profesionale e përbërë nga krijues të dalluar të Shoqatës së Krijuesve të Rinj, vlerësoi me kujdes çdo tekst dhe përformancë të nxënësve pjesëmarrës të kësaj gare poetike.

Pas një vlerësimi profesional dhe me kritere letrare, Juria tre anëtarëshe: Nagjije Kastrati, Rrustem Gërguri dhe Rijad Berisha i shpallën fituesit e kësaj gare letrare si në vijim:

Çmimi i Parë: Ema Nikqi – Shkolla Fillore "Xhemal Kada"

Çmimi i Dytë: Kelmend Selimaj – Shkolla Fillore "Vaso Pashë Shkodrani"

Çmimi i Tretë: Freska Kaliqani – Shkolla Fillore "8 Marsi"

Në realitet, të gjithë krijuesit e rinj, pjesëmarrës të kësaj gare letrare ishin fitues të vërtetë, të cilët paraqesin shpresë për një zhvillim të hovshëm kulturor dhe  artistik në komunën e Pejës dhe mabrë Kosovën!

Në përfundim të këtij aktiviteti u ndanë mirënjohje për autorët që kanë kontribuar me krijimtari të vlershme për pasurimin e fondit tonë letrar dhe kulturor të Bibliotekës "Azem Shkreli" në Pejë: Besim Perjuci,  Osman Shala, Riza Dreshaj, Rrustem Gërguri,  Jakup Kaspolli, Naxhije Kastrati, Kumrije Shala, Arbënesha Kelmendi Draga, Ajete Pavataj,  Suhejla Agaj, Esat Loshaj, Rexhep Dedushaj, Rijad Berisha, Sherif Krasniqi, Ramush Nikçi, Agim Deva, Marigona Zekaj Kelmendi,  Prend Buzhala .

I ftuar special i këtij evenimenti kulturor ishte publicisti Florim Zeqa me qëndrim të përkohshëm në Itali, i cili me këtë rast prezantoj me poezinë e tij "Endërra për Atdhe" dhe e pasuroj fondin e bibliotekës me krijimet e tij letrare.

Në ndërkohë, që juria përgatiste vendimin, penat e arta të krijimtarisë letrare, poetët e pranishëm në këtë aktivitet kulturor u ftuan të ndajnë me publikun vargje që i kushtohen lirisë dhe vendit, duke sjellë emocione, përjetime dhe nderime kombëtare për të kaluarën e lavdishme të popullit tonë.

Kjo orë letrare ishte një dëshmi se fjala artistike mund të shndërrohet në urë lidhëse mes brezave, duke mbjellë kujtesë dhe frymëzim, shpresë dhe dashuri për atdhe.

Biblioteka "Azem Shkreli" ditën e premte u kthye në arenë frymëzimi për të rinjtë dhe një moment nostalgjie për krijuesit veteranë të cilët evokuan kujtimet e kohëve të vështira, por krenare të trasimit të rrugës së lirisë për brezat e rinj. Kurse krijuesit e rinj na dhuruan emocione të thella me fjalët dhe shprehjet e tyre artistike, që ringjallën kujtimet dhe sakrificat e dhimbshme të viteve të krenarisë sonë kombëtare.

Poezitë, esetë dhe tregimet e përgatitura nga nxënësit ishin aq emocionuese saqë na nxorën lotë mallëngjimi. Poezitë e tyre ishin të bukura dhe të fuqishme, të mbushura me emocione dhe dashuri për vendin tonë.

Pa dyshim, ky sukses i nxënësve është fryt i punës së mësuesve dhe pedagogëve, të cilët i kanë udhëhequr nxënësit drejt zhvillimit të talentit krijues dhe artistik. Ky takim letrar m'a përforcoj bindjen se rinia jonë do të jetë gardiane e zgjuar e mbrojtjes së lirisë dhe të pavarësisë së shtetit tonë.

Historinë duhet ta shkruajmë drejt dhe me gjakëftohësi për t'i informuar brezat e ardhshëm për luftën heroike të UÇK-së dhe ndihmën e pakursyer të trupave të NATO-s, në krye me SHBA-të, të cilat na ndihmuan të gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Ky aktivitet kulturor ishte i një rëndësie të veçantë për ne poetët, shkrimtarët, historianët dhe gazetarët e rinj. Ajo çka është më e rëndësishmja, aktivitetet e këtilla i largojnë nxënësit nga dukuritë negative që për fat të keq janë bërë dukuri e shëmtuar e Kosovës 26 vite pas çlirimi!

Peja festoi ditën e çlirimit

(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx