E premte, 25.07.2025, 12:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Romani “Kohë ethesh” në syrin magjik të shkrimtarit Bedri Tahiri

E marte, 10.06.2025, 06:55 PM


Romani “Kohë ethesh” në syrin magjik të shkrimtarit Bedri Tahiri

Nga Xhevahir Cirongu

Shkrimtari  Bedri Tahiri, tashmë është bërë i njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi e më gjerë, si një autor që spikat me ngjyra letrare historinë e kombit tonë. Mënyra e të shkruarit me stili plot delikates e të përzgjedhur, si të fjalës e të frazave historike të shtrira këto në kohë të ndryshme, ka përshkruar atë rrugëtim vlerash të shkrira së bashku: historinë e personazhet të skalitura mjeshtërisht në trajtën e shprehur me figurën letrare të përjetësisë të kohës historike, të cilat janë me rrënjët në ngulitura në tabanin e kombit tonë. Kështu, duke hedhur syrin “Magjik” drejt historisë e të vërtetave historike, autori Bedri Tahiri , vjen para lexuesve me një libër të ri (Roman) të titulluar “ Kohë Ethesh”, botim i shtëpisë botuese “LENA’’ Prishtinë. Romani ka 200 faqe, dhe duhet përgëzuar botuesin, sepse cilësia e librit ka specifikën e vetë të përsosmërisë cilësore. Autori ngjarjet në roman i vendos në kohën e vet historike ku janë zhvilluar ngjarjet, dhe brenda ngjarjeve lëvizin në mënyrën figurative personazhet jetësore, por në këtë rast në romantizmin letrar, ku historia merr trajta të ndryshme të rrëfenjës letrare, dhe duke u përmbjtur të vërtetave historike të kohës ku janë zhvilluar ngjarjet, pra flet me të vërtetat historike të pamohushme, ku ne sot krenohemi me figurat emblemë të kombit tonë, sepse ata dhanë jo vetëm sakrificat, por edhe gjakun e tyre për Atdheun , gjuhën e lirinë që gëzojmë sot. Romani “Kohë ethesh” është një tjetër dokument sa historik edhe letrar që dëshmon me vërtetësi të vërtetat historike të heronjëve të kombit tonë.Po shkëputim një pasazh të shkurtër nga ky roman :” – Hape derën Nënloke ,hape, jam Kreshniku!....-Nënloke! – Bir! O Zot ! Të përqafuarit , sikur u shkrinë në njër-tjetrin. Heshtje varri. Kush I mori gojët ?   Nata skëterrë? Hëna që humbi rrugën? Yjet e përthurur në qiellin e pahanë? Lotët i kishin ngufatur në grykë.Ata rrodhën rrëke në pragun e shtëpisë. Ishin lot të ngrohtë gëzimi!’’… Na mbetet për ti thënë autorit të Romanit Bedri Tahiri, suksese e me vepra të tjera!

Durrës, më 9 Qershor 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx