E hene, 23.06.2025, 08:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Hilet e shejtanit

E diele, 08.06.2025, 06:03 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Hilet e shejtanit

(Meseleja ballkanike)

Njëherë e një kohë vendosi Shejtani,

Për t’i testuar njerëzit nga Ballkani.

Kush nga ata është më dinak e finok,

Më i shkathët, më i zgjuari mbi tokë.

Thirri shqiptarin, serbin edhe romin,

E nis provën, me stil drejton timonin.

- Bën një hile, me zgjuarsinë e rrallë,

Të shoh a ua kap, apo janë sall fjalë!

Doli i pari shqiptari me armë në brez,

Nxori revolen dhe shtiu në ajër serbes:

- Kape, tha, nëse t’kemi jashtëtokësor,

Vrapon shejtani i sjell plumbin n’dorë!

Pastaj vjen serbi i joshur nga pasioni,

Nxori gjilpërën nga një qese najloni.

E hodhi në bar, shejtani me shpejtësi,

E gjeti gjilpërën dhe solli me krenari.

Erdhi romi duke qeshur nën mustaqe,

S’kish’ revole, as gjilpërë n’sipërfaqe.

Nxori një shoshë, e vuri te prapanica:

- Mbaje, tha, s’është për grill as pica!

Ai, u përkul i dha një pordhe me zor,

E lëshoi oshtimën, si me topin zanor.

E pyeti Shejtanin: Nga cila birë doli?

Nga shosha! Jo, tha romi, bytha kolli!

Qeshi Shejtani, e iku me vrap zagari,

Dhe prej asaj dite nuk u duk këtupari.

Deri sa në Ballkan, ka kriza politike,

Pordha e “magjupit” na del artistike!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx