Kulturë
Vladimir Shyti: Shqipëria jehonë e pak zërave
E merkure, 04.06.2025, 04:53 PM
Shqipëria
jehonë e pak zërave
Nga
Vladimir Shyti
Kjo
shprehje tashmë ka marrë trajta të ndryshme. Shqiptarët zakonisht s’e kanë një
gjykim të vetin dhe për më tepër, janë të paaftë të çmojnë veprat me vlera dhe
pak të vështira;ndaj ata gjithmonë dëgjojnë një autoritet të jashtëm pasi kanë
humbur besueshmërinë në mirëbërjen e shtetit të tyre.Pra, çfarë vlere mund të
kenë duartrokitjet e zjarrta të bashkëkohësve, që tashmë janë mësuar të
arsyetojnë dhe ta quajnë këtë si një jehonë të pak zërave, të cilët përsërisin
nga ana e tyre gjykimin për këta, që u bëjnë lëvdata të fituarit nga kjo
udhëheqje, të cilët fshehin nga njeri tjetri ligësitë e tyre.Por, ata shijojnë
lavdinë supreme, mbahen si të lumtur:e megjithatë nuk e ndjejnë këtë gjë.Ky
fakt i tillë është përligjur përsosmërisht nga këndvështrimet e shtresave të
ndryshme shqiptare.Jeta e tyre është aq e varfër, saqë duhen shërndarë të mirat
matrejale me shumë kursim.Rinia e vendit, një thesar i paçmuar, e cila nuk e
gjen ngrotësinë në vatrën e vet atërore, e kërkon atë në vëndet perendimore e
përtej saj.Ata shohin jetesën e etërve, gjyshëve, ku të gjithë kënaqësit u janë
tharë si bimët gjatë ngricës dhe, ajo pema e lavdisë, që trumbetohet nga
politika aktuale, nuk gjelbron e ka harruar të lëshoj lule e sythe.
Tashmë,
të dhënat tona njihen gjerësisht në arenën ndërkombtare.Janë vepra që
zhvillohen para syve tanë si;shndërrimi i natyrës dhe ndriçimi saj, qytete e
fshatra që kanë arritur stade europiane, e të tjera vepra, që s’e kënaqin
popullin e varfër.Megjithatë, lavdia i përgjigjet gjithmonë vështirësive të
kapërcyera për ta arritur.Në të vërtetë, sa më shumë të dhënat të jenë të
kapshme, aq më e vështirë është t’i gërshetosh në një mënyrë orgjinale,
pasi:një numër i pamatë mendjesh janë të lodhura me to, paçka se qeveria përdor
çdo llojë rregullimi të mundshëm.Dhe,
kjo bëri që të fitojë zgjedhjet e keqja më e mundëshme në përparimin e
vëndit tonë.Populli ynë është i përhapur në të gjithë botën, pra është një komb
teje i civilizuar, por fatkeqësisht nuk po nxjerrë njerëz të veçantë mendje
ndritur, ku të përmbysë kastën e vjetër udhëheqëse e të marrë në dorë frenat e
një kapitalizmi të europianizuar.
“Kush
bën një udhëtim mund të tregojë diçka”ka thënë Asmai.
Atëhere,
përse nuk po ndodhë kjo mirësi, ku shqiptaria po udhëton në të gjithë skajet e
botës së përparuar të modernizuar?!Kemi shumë personalitete të shquar në arenën
ndërkombtare, çfar i mbanë të tkurrur këta njerëz të shquar, përse mbyllin
sytë, duke e njohur mjaftë mire gjendjen sociale-politike të vendit tyre.Diçka
nuk shkon, ne mbahemi si atdhetarë.Ujët i janë prerë burimit qysh në rrjedhje,
apo personalitetet e shquar kanë gjetur hijen e freskët përtej kufijve.Nuk
mundem ta besoj:Qiellin, por jo shpirtin ndryshon ai që shkon përtej detit.Mos
vallë personalitetet tanë teje të talentuar, të cilët kanë zotruar botën, ku udhëheqin
kartele mafioze u ka humbur atdhetarizmi për vendin e tyre, apo, i kanë
zgjidhur problemet në tërësinë e gjerave, duke u vënë rëndësi vetëm interesit
personal.Intelektualët kanë humbur nëpër botë, duke shmangur problematikën
shqiptare.Meritat e tyre çmohen nëpër vende të ndryshme të botës, por midis
popullit të vet do të bëheshin shenjtorë.Para disa vitesh në një nga protestat
e shumta të atyre viteve, disa emigrantë u shprehën se mund të krijonin një
parti dhe në emigrim.Por, ajo jehonë u shua shumë shpejt, siç u pa dhe nuk u
pa, një forcë e brendshme, ose dhe e jashtme e mbulojë këtë nisëm me llumin e
tyre.