Kulturë
Bashkim Saliasi: Roli i mësuesit kujdestar në mbarvajtjen e punëve në klasë
E marte, 03.06.2025, 06:50 PM
ROLI MËSUESIT KUJDESTAR NË MBARVAJTJEN E PUNËVE NË KLASË
Nga
Bashkim SALIASI
Fëmijët
në të gjitha shkollat mësojnë dhe zhvillohen duke vëzhguar mësuesit e tyre.
Nëxënësit e një klase që drejtohen nga një mësues i pasionuar për punën
dallohen në të gjitha veprimtaritë që organizon shkolla. Mësuesi kujdestar
duhet të jetë i aftë të zgjidh problemet të cilat ndihmojnë në mbarvajtjen e punëve të klasës që drejton.
Të
përgatisë nxënësit e vet për vetdrejtim. Për të realizuar këto objektiva,
mësuesit i del për detyrë të organizojë punën në këto drejtime:
1.Të
gjithë nxënësit e klasës të trajtohen të barabartë midis tyre dhe të mos bëhen
dallime.
2.Të
njihen nga afër kushtet sociale dhe ekonomike të fëmijëve që zotërojnë në
kujdestari.
3.Të
mos krijojnë situate të pa dëshirueshme, por të jenë të aftë t'i kalojnë ato me
qetësi dhe zgjuarsi duke lënë të kuptohet se disa nga problemet e thjeshta mund
të zgjidhen dhe pa shumë bujë. Nisur nga këto që thamë më lartë, desha të
nënvizojë se për të pasur rezultate të mira me klasën kam mendimin se nxënësit
duhet të trajtohen njëlloj. Midis tyre nuk duhet të krijojmë situate të
padëshirueshme, por t'u krijojmë kushte
për të zgjidhur vetë problemet që u lindin në klasë dhe kur ndihet mungesa e
prezencës së mësuesit. Krijimtaria, nga natyra e saj, kërkon terren pjellor në
të cilën ajo do të lulëzojë dhe një prej tyre është klasa. Mësuesi kam mendimin
që t'i drejtojë nxënësit e tij drejtë vetëveprimit në zgjidhjen e problemeve që
u lindin gjatë ditës.
Një
rol të rëndësishëm në vetëdrejtim luan dhe senatori i klasës, të cilit po t'i
jepet liri veprimi, bëhet rregullator në mbarëvajtjen e punëve dhe në zgjidhjen
e problemeve.
Historia
e javëve të para në shkollë ndikon gjatë gjithë vitit, në jetën e klasës.
Sjellja e qëndrueshme e mësuesit kontribuon në një atmosferë të shëndetshme. Të
qenit model në veshje dhe në sjellje luan rol vendimtar që fëmijët të formohen
dhe të mbajnë qëndrime të prera për fenomenet e pahijshme që ndodhin në
kolektivin e klasës.
Roli
mësuesit del më rezultativ kur ai mban lidhje të ngushta me familjen për të
njohur nga afër kushtet sociale dhe veçoritë individuale për ta përshtatur me
kushtet e kolektivit dhe të marrë në konsideratë nivelin arsimor të prindërve.
Nxënësit
e një klase që drejtohen nga një mësues me vision të thellë dhe shpirt
demokratik në zgjidhjen e situatave të vështira, tregon se sjellja e tyre në
këto situate bëhet më e qëndrueshme dhe e ndihmojnë mësuesin e tyre në
zgjidhjen e problemeve për të krijuar një atmosferë të shëndoshë në klasë.
Ajo
që shoqëria janë kërkon sot me forcë është shmangia e dhunës dhe shuarja në mënyrë paqësore e grindjeve midis tyre.
Shkolla jonë afron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin intelektual të fëmijëve
dhe për zhvillimin e tyre në mënyrë të qëndrueshme. Të mos ndihen të vetmuar në
shoqëri, por të veprojnë në grup.
Të
ndërtojnë marrdhënje të shëndosha, të
cilat ndikojnë fuqishëm në të nxënit. Mësuesi duhet t'u sigurojë mumndësi që
nxënësit të respektojnë njëri-tjetrin. Dhe së fundi mësuesi t'i inkurajojë
nxënësit që të njohin potencialin e tyre dhe t'i drejtojë në veprimtari që ata të
aftësohen të ndihen njëherazi kopetentë se si i kanë përmbushur detyrat e tyre.