Kulturë
Florim Zeqa: Festë e dyfishtë në shkollën Azem Bejta
E hene, 26.05.2025, 06:55 PM
Festë e dyfishtë në shkollën Azem Bejta
Ditën e premte
të dates 23 Maj 2025 në shkollën fillore "Azem Bejta" në Grabanicë të
Klinës, në praninë e qindra pjesëmarrëve u shënua dita e shkollës dhe u bë
inaugurimi i bustit të Azem Bejtës, emër ky, të cilin e bartë me krenari
shkolla e jonë prej më shumë se pesë dekadave.
Shkruan:
Florim Zeqa
Shënohet
79 vjetori i shkollës dhe përurohet busti i Azem Bejtës
Ky
manifestim i dyfishtë kulturor fillojë me intonimin e himnit kombëtar, për të
vazhduar më pas me përshendetjet e zakonshme nga moderatoret e programit për të
gjithë pjesëmarrësit e këtij manifestimi, të cilat më pas i ftuan edhe për nga
një fjalë rasti: Fadil Berisha (drejtor aktual i shkollës), Zenun Elezi
(kryetar aktual i Klinës), Sejdi Baleci (kryetar i fshatit Grabanicë), Zenun
Zeqa (veprimtar), Adem Geca (veteran i arsimit dhe veprimtar nga Istogu) dhe
Florim Zeqa (ish arsimtar i kësaj shkolle dhe veprimtar i ardhur enkas nga
Italia për këtë eveniment festiv.
Te gjithe oratoret uruan ditën e shkollës
dhe përurimin e bustit të heroit kombëtar, dhe secili në mënyrën e tyre
shpalosen kujtime nga historia e lavdishme e shkollës "Azem Bejta" në
Grabanicë, por fjalet e veprimtarit Florim Zeqa ishin prekëse dhe emocionuese,
siq ishte emocionues telegrami përshendetës i ish drejtorit historik Selman
Etemi, i drejtorit të pavarësimit të arsimit shqip nga Serbia.
Pas fjalëve të rastit, u mbajt një
program kulturor-artistik i përgatitur nga stafi organizativ, me një
përformancë të shkëlqyer të nxënësve shkollës, të cilët me përkushtim dhe
talent të rrallë artistik me recitime, këngë dhe valle me motive të luftës së
fundit heroike për çlirimin e Kosovës ngjallën emocione të papërshkruara tek
pjesëmarrësit këtij eveniment festiv.
Pas përfundimit të programit artistik,
radha i erdhi momentit më kulmor të zbulimit të bustit të heroit kombëtar Azem
Bejta, një moment sa solemn po aq madhështorë me vellen e tupanave, që
simbolizoi nderimin për figurën historike e cila u bë frymëzim i shumë brezave
të atdhetarëve deri në çlirimin përfundimtar nga Serbia.
Azem Bejta është figurë që simbolizon
guximin, qëndresën dhe dashurinë për atdhe, që i kishte futur tmerrin forcave
pushtuese serbe edhe pesë dekada pas rënies heroike me emrin dhe krenarinë e
tij në shkollën tonë.
Nga kjo shkollë kanë dalë kuadro që
fillet e diturisë i morën pikërisht këtu, me të cilët sot mburret kombi ynë.
Figura madhore të penës dhe të pushkës, të drejtësisë dhe të politikës, të
shkencës dhe të pulicistkës të cilët kanë kontribuar në ndriçimin historisë
sonë dhe në trasimin e rrugës sonë kombëtare.
Me emrin dhe veprën madhore të Azem
Bejtës do të jemi gjithmonë krenarë dhe të vendosur, unik dhe më të bashkuar
për të ardhmen e ndritshme të gjeneratave të ardhshme!
Kjo ditë festive ishte një dëshmi e
respektit për të kaluarën dhe përkushtimit për të ardhmen e ndritur përmes
procesit edukativo-arsimor në këtë shkollë, duke ua bërë të qartë brezave të
rinj rëndësinë e qëndresës heroike dhe dashurinë së pafundme për atdhe.
Shkolla "Azem Bejta" nuk ishte
thjeshtë vetëm një institucion arsimor, por një bastion ì rezistencës kundër
pushtuesve serbë dhe fushëbetejë e mbrojtjes së identitetit kombëtar, ku çdo
nxënës, mësues dhe banor i këtij lokaliteti e ndjente peshën e historisë dhe
përgjegjësisë kombëtare për ta mbajtur të gjallë emrin e shkollës në kohët më
të vështira. Kjo shkollë ka qenë dhe do të mbetet një vatër e dijes, kulturës
dhe e atdhedashurisë së përhershme.
Vendosja e bustit pranë shkollës nuk
është thjesht një akt përurimi, është një përgjigje e fuqishme ndaj çdo
përpjekjeje për ta tjetërsuar të kaluarën dhe historinë e lavdishme të
lokalitetit tonë.
Ky nuk është një rikthim në rrënjët e
krenarisë sonë kombëtare, por është vazhdimësi në rrugën e dijes dhe të
edukimit të shëndoshë të brezave të rinj në frymën e pastër kombëtare.
Në këtë ngjarje festive ishin të
pranishëm nxënës dhe arsimtar, prindër dhe veprimtarë, autoritete komunale,
familje të dë shmorëve, përfaqësues të KFOR-it italian, mediume televizive në
krye me RTV Fontana e cila me profesionalizëm të lartë e mbuloj çdo detaj të
këtij tubimi festiv.
Pas zbulimit të bustit të Azem Bejtës,
kolektivi i shkollës e kishte organizuar një koktej rasti për të gjithë të
pranishmit, mirëpo asgje nuk perfundon me kaq!
Mikëpritja dhe bujaria e banorëve të
fshatit Grabanicë vahzdoj në Restorantin 'Gëzimi', afër rreth-rrotullimit për
Klinë, ku e kishin përgatitur një drekë të shijshme me ushqime tradicionle për
të gjithë të ftuarit e manifestimit në Grabanicë.
Shkolla Fillore
"Azem Bejta" në Grabanicë, vatër diturie dhe bastion i rezistencës
ndaj pushtuesve serb
Isha
me fat, që gjatë punës edukativo-arsimore në shkollën fillor "Azem
Bejta" në Grabanicë, për krah i kisha edhe ish arsimtarët e mi të
dikurshëm, kolegë të respektuar, nga të cilët mësova shumë rreth mënyrave të
mësimdhënjes dhe aspekteve tjera pedagogjike.
Ishte një privilegj i veçantë dhe
përgjegjësi njëkohësisht që ta vazhdoja punën e arsimtarit Tahir Berisha, i
cili kishte lënë gjurmë të pashlyera tek nxënësit dhe personeli arsimor.
Konsideroj se kisha fatin e madh dhe
privilegjin e angazhimit të drejtëpërdrejtë në rrejdhat e procesit
edukativo-arsimor në një periudhë tepër të veçantë të historisë më të re të
Kosovës.
Ishte
kjo periudha, sa e vështirë dhe e mundimshme, por edhe krenare.
Mësimdhënësit
e viteve të '90-ta, me të drejtë konsideroheshin heronjët e epokës së ndarjes
nga sisetmi okupues i Serbisë. Të ishe punëtor arsimit shqip në atë periudhë
historike, ishte sakrificë dhe sfidë e mundimshme në përballje të përditshme me
regjimin okupues të Serbisë.
Ishte
vullneti dhe dëshira e madhe për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe në
njërën anë, ndërsa në tjetrën nënkuptonte rezistencën kundër okupimit barbar
serb.
Shkëputja
e arsmit shqip nga sistemi arsimor i Serbisë dhe mbajtja e arsimit shqip nën
logon e Republikës së Kosovës, edhe pse në rrethana okupimi, ishte "De
facto" pavarësim i Kosovës nga Serbia.
Me
organizimin e sistemit arsimor, organizimit të jetës shëndetësore, kulturore
dhe sportive, Republika e Kosovës i filloj hapat e parë, por shumë të
rëndësishëm të shtetformimit.
Me
të filluar sistemin paralel arsimor, fillojnë edhe sulmet e parreshtura të
regjimit serb ndaj punonjësve arsimor. Punëtorët e arsimit shqip kudo në Kosovë
u bën cak i ndjekjeve, përsekutimeve dhe vrasjeve të mësuesve, arsimtarëve dhe
drejtorëve të shkollave shqipe, siq ishte rasti i vrasjes së mësuesve në Uçë të
Istogut, vrasja e drejtorit Haki Povataj në Strellcë të Deçanit, vrasja e
mësuesit Halil Geci në Llaush të Skënderajt, e shumë raste tjera në mbarë
Kosovën.
Mirënjohje
atdhetare për ideatorin e bustit, të gjithë kontributdhenesit dhe autoritetet
komunale që mundësuan realizmin e kësaj vepre madhore monumentale, e në veçanti
për veprimtarin dhe kryetarin emblematik të fshatit Grabanicë, të madhin Sejdi
Baleci, i cili nuk kurseu asgjë nga vetja për ta bërë realitet iniciativën e
drejtorit historik Selman Etemi për vendosjen e bustit, këtij projekti madhor
me vlera kombëtare.
Urime
dita e shkollës, urime përurimi i bustit të heroit kombëtar Azem Bejta. E
gëzofshim për jetë e mot shkollën e re dhe ta ruajmë me kujdesin maksimal
objektin e vjetër shkollor me vlera historike, në të cilin e kemi trashëgiminë
e shumë brezave atdhetarësh.
Florim Zeqa, 26 Maj 2025